Në periudhën janar 2022 deri në janar të këtij viti, kostoja e jetesës është rritur për 17,1 %, ndërsa në të njëjtën periudhë çmimet me pakicë janë rritur për 13,3 %, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave. Brenda një muaji, pra në periudhën dhjetor 2022 deri në janar 2023, kostoja e jetesës është rritur për 0,1 %, ndërsa çmimet me pakicë, sipas Entit Shtetëror të Statistikave, janë ulur për 0,4 %. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, kafeja, çaji, kakaoja, peshku dhe prodhimet e detit, frutat e freskëta dhe të ftohta, mishi, buka dhe drithërat, sheqeri, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat shiten me çmime të rritura. Me çmim më të lartë blihet edhe energjia elektrike, si dhe ka rritje të çmimeve për shërbimin e grumbullimit të plehrave, gazetat produkte të higjienës personale etj. /SHENJA/
Data 29.08.2026
Aktuale
- Tri parti politike në Luginë përkrahin kandidaturën e Faton Bislimit për president të Kosovës
- Paraqitet Viktor Makedonija: Sheholli mi dha disa emra, por e pash se s’janë për biznes
- “Urime ditëlindjen babi”, fotoja e parë e Engjit me djalin Amer në ditëlindjen e Lulit
- (VIDEO) Murseli: Disa nxënës shqiptarë nuk pranohen në shkollën fillore “Petar Zdravkovski-Penko”
- Shqipëria: Nuk jemi pjesë e asnjë skenari për destabilizimin e Malit të Zi
- Mexhiti vlerëson ambasadorin Ulusoy: Miqësia mes Maqedonisë dhe Turqisë, urë e fortë
- Policia Financiare po kontrollon nëse ka hyrje të kapitalit të dyshimtë në hapësirën mediatike në Maqedoni
- Kriza e personave të zhdukur në Meksikë mund të prekë 165.000 fëmijë



