Author: almakos

Kryeministri Dimitar Kovaçevski bëri të ditur se ndihmës-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të vijë së shpejti në Shkup ku temë kryesore do të jenë sulmet kibernetike. Në takim, siç tha Kovaçevski, do të diskutohen detajet rreth bashkëpunimit me NATO-n, por edhe me vendet anëtare të veçanta që janë më të avancuara në fushën e luftës kundër hakerëve.Ndërkohë, kryeministri bëri të ditur se do të propozojë që të shpërblehet një nga inxhinierët që ka punuar për trajtimin e pasojave të sulmit të hakerëve në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.“Dua të falënderoj inxhinierët. Kryeinxhinieri tani është në pushim mjekësor për shkak të…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë raste kur ka keqpërdorime nga ana e funksionarëve. Sipas tij nuk ka falje për asnjë funksionar i cili keqpërdor funksionin e tij.Ai ka thënë se sistemi juridik i vendit tonë sanksionon çdo keqpërdorim.“Këtë e kam vërtetuar këtë me shkarkimin dhe emërimin e një numri të funksionarëve pikërisht për shkak të dyshimeve për moskryerjen e punëve ashtu siç duhet. E dyta se a sanksionohet kjo në rast se ka dyshime të caktuara dhe a sanksionohet në bazë të Ligjit. Ju e dini se ne në shtet kemi ingerenca…

Lexo më Shumë

SHA EMV dje ka prodhuar 14.814 MWh energji elektrike, me çka ka plotësuar nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera shtetërore. Siç informojnë nga Qeveria, në termoelektranat janë prodhuar 11.644 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 3.170 MWh.

Lexo më Shumë

Kreu i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Islam Abazi, ka hapur lëndë dhe ka deleguar një prokuror publik i cili do ta marrë në pyetje Bojan Jovanovski-Boki 13 dhe i cili do t’i marrë “bombat” gjegjësisht audio bisedat, video incizimet, transkriptet që i posedon “Boki 13”. Nga Prokuroria për “Makfax” theksuan se do të marrin të gjitha materialet nga Boki 13, për të cilat i dënuari ka treguar se janë dëshmi e krimeve të kryera nga persona të politikës, sistemit të drejtësisë dhe elitës së biznesit. “Prokurori publik themelor duke vepruar sipas shkresës ka formuar lëndë që tashmë…

Lexo më Shumë

Mbrëmë vonë përfundoi seanca e Kuvendit, ku debatohet për zgjedhje ne ministrave të rinj, ndërsa vazhdimi u caktua për sot në ora 12:00. Deputetët debatojnë për zgjedhje të ministrave të rinj, të propozuar nga Qeveria – Krenar Lloga i Drejtësisë, Fatmir Mexhiti i Shëndetësisë, Azir Aliu i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Kaja Shukova ministre e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në seancën e 104-të, e cila filloi dje, e kërkoi besimin nga deputetët për formimin e Qeverisë që siç u shpreh ai më stabile, më të suksesshme, më efikase dhe të përqendruar. Deputetët nga opozita potencuan…

Lexo më Shumë

Kuvendi sonte vazhdoi me debatin për zgjedhje të anëtarëve të rinj të Qeverisë. Ministra të rinj, propozuar nga Qeveria janë Krenar Lloga për Drejtësi, Fatmir Mexhiti për Shëndetësi, Azir Aliu për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe Kaja Shkuova për ministre të Mjedisit Jetësor. “Për zgjehdje të anëtarëve të Qeverisë diskutimi është i përbashkët, ndërsa votimi është individual”, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Paraprakisht sot, në suaza të mbledhjes së 104-t për rikonstruimin qeveritar, Kuvndi i shkarkoi ministrat nga Alternativa – të Shëndetësisë, Bekim Sali, të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Admirim Aliti, dhe ministrin pa resor për diasporë, Xhemail Çupi.

Lexo më Shumë

Kryesuesi i OSBE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, foli sot në Seancën e 11-të Speciale Emergjente të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju -ork, ku dënoi ashpër agresionin ushtarak të Federatës ruse ndaj Ukrainës. Në fjalimin e tij, ai u dërgoi mesazh të gjitha vendeve anëtare të OKB-së për rëndësinë e miratimit të Rezolutës së OKB-së për rivendosjen e paqes dhe mbrojtjen e rendit ndërkombëtar dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare të OKB-së të qëndrojnë në solidaritet me Ukrainën dhe popullin e saj, si dhe të mbështesin Kartën e OKB-së, e…

Lexo më Shumë

Fondi për sigurim shëndetësor për 14 ditë arriti të kthehet në funksion të plotë dhe të bëjë pagesën e rrogave dhe pushimeve të lehonisë për të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve të Fondit, që nëse hetoni, do të bindeni se është shpejtë, sepse institucioneve të tjera në botë, të cilat ishin cak i sulmeve kibernetike u është nevojitur mesatarisht 22 deri 23 ditë dhe ky është indikator se Fondi është përballur shkëlqyeshëm me këtë sulm, tha pasdite kryeministri Dimitar Kovaçevski duke iu përgjigjur pyetje së deputetit, Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE nëse dikush do të bartë pëgjegjësi morale dhe nëse janë planifikuar…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Еkonomike, Fatmir Bytyqi duke folur për gjendjen ekonomike të Maqedonisë së Veriut në emisionin “Intervistë” në TV SHENJA,  ka thënë se nëse thuhet se është shumë mirë, kjo nuk do të ishte pasqyrë e realitetit. Ai theksoi se gjendemi në një situatë shumë të vështirë  për shkak krizave të cilat e kanë kapluar jo vetëm vendin tonë, por rajonin edhe kontinentin e Evropës. FATMIR BYTYQI ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE “Duke pasur parasysh që kjo qeveri daton që nga gushti i vitit 2022, kur ishte vrulli i pandemisë kovid, pastaj në vitin 2021 kur mendonim se do të…

Lexo më Shumë

Autoritetet shtetërore deklaruan se nuk do të lejohen punime në lokalitetin ku janë zbuluar gjurmë arkeologjike në Komunën e Karposhtit në Shkup. Në këtë lokacion tashmë është vendosur shiriti i verdhë nga Inspektorati Shtetëror i Ndërtimit. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Arkeologjike Arian Asllanaj, deklaroi se përderisa nuk do të përfundojnë gërmimet arkeologjike, nuk do të lejohen të bëhet asnjë lloj ndërtimi në këtë pjesë. Në lidhje me pllakën e cila është gjetur me mbishkrimin “Dardanus”, Asllanaj tha se kjo pllakë është e shekullit III. Ai gjithashtu i siguroi qytetarët se nuk do të humbin asnjë artefakt të…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore Penale e Shkupit urdhëroi masa paraprake kundër gazetarit Dragan Pavlloviç Llatas dhe YouTuber-it Stefan Lazarov, të cilët akuzohen për përhapjen e materialeve raciste dhe ksenofobike pas promovimit të dhunës ndaj grave në një intervistë javën e kaluar.Gjykata sot njoftoi se ndaj Llatasit është shqiptuar masë parandaluese për shkak të prezencës së të akuzuarit, përkatësisht – Konfiskim i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit, gjegjësisht ndalim për dhënien e tij dhe ndalim për kryerjen e disa aktiviteteve të punës lidhur me veprën penale, d.m.th. ndalim i paraqitjeve publike që nxisin përhapjen e racizmit dhe materialeve ksenofobike, ndërsa Lazarovit i është…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe pjesë e të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit”, Izet Mexhiti theksoi se nuk do të votojë për Qeverinë e re, por nuk ka kurrfarë dilemash rreth ndryshimeve kushtetuese. “Kjo është politikë e inatit dhe politikës dhe interesave ditore dhe e them publikisht se nuk do të votoj për Qeverinë e re, por për të qenë i qartë unë dhe të gjithë deputetët shqiptarë nuk kemi kurrfarë dileme për ndryshimet kushtetuese. Këto dy gjëra nuk duhet të lidhen. Siç na quajnë të zjarrtë, aktualisht kemi tre deputetë. Flasim edhe me të tjerë. E shoh që…

Lexo më Shumë