Nga Institucioni Publik Parku Kombëtar Mali Sharr informojnë se gjatë fundjavës së kaluar, 25 dhe 26 shkurt, gjatë patrullimit të rregullt të territorit, janë konstatuar prerje të paligjshme të druve, pas çka është thirr për të ndërhyrë policia pyjore. Pas një kontrolli në terren, kjo prerje ilegale është evidentuar në atarin e fshatit Lacë. “Për shkak të përshtypjes se prerja e paligjshme ishte ende aktive, më 26 mars 2023, nga IPPKMSH u organizua një aksion për të zbuluar autorin e veprës së paligjshme i cili u kap gjatë prerjes në të njëjtit lokacion. Rasti u paraqit në Policinë Pyjore SPP…
Author: almakos
Me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, sot Qeveria ka marrë disa vendime, ndër të cilat vendim për kryerjen e aktiviteteve stërvitore të NATO-s për menaxhimin e krizave. Qëllimi i kësaj stërvitje të NATO-s, sipas informacioneve të Ministrisë së Mbrojtjes, është testimi i elementeve të sistemit të NATO-S për reagimi ndaj krizave me qëllim ruajtjen dhe përmirësimin e kapaciteteve kombëtare dhe të Aleancës së NATO-s në të gjithë spektrin e operacioneve të drejtuara nga NATO. Është miratuar informacion për hyrjen dhe qëndrimin e forcave të armatosura të huaja në territorin e vendit me qëllim të kryerjes së “stërvitjes në mbështetje të…
Diskriminimet më të shpeshta që ndodhin në vendin tonë, janë ato në baza etnike dhe politike. Anëtarja për Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, Vesna Bendevska, tha se sipas anketave të Qendrës për Menaxhimin e Ndryshimeve, qytetarët janë të bindur se forma më e zakonshme e diskriminimit bazohet në bindjet politike, statusin social dhe përkatësinë kombëtare apo etnike. Ajo tha se vetëm në 20 muajt e fundit komisioni ka përgatitur gjithsej 470 lëndë për diskriminimin. Vesna Bendevska, anëtare e Komisionit për Parandalim dhe Mbrojten nga Diskriminimi “Fushat në të cilat më së shumti ndodhin diskriminimet janë puna dhe marrëdhëniet…
Ministrat e rinj të emëruar pak para mesnate në Кuvend, filluan punën. Në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë u krye pranim- dorëzimi i detyrave të ministrit të Shëndetësisë. Ministri i ri Fatmir Mexihti, mori detyrën nga ish ministri Bekim Sali. Mexhiti tha se është i vendosur të vazhdoj punën e rëndësishme për promovimin dhe mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve. FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË “Fokusi im si Ministër i Shëndetësisë do të jetë që sistemi ynë shëndetësor të jetë i aksesueshëm, efikas dhe të plotësojë nevojat e të gjithë qytetarëve. Ne do të punojmë për të…
Ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka komentuar takimin e djeshëm në Bruksel në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.“Progresi i arritur dje në Bruksel, në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, paraqet një hap të rëndësishëm në interes të gjithë rajonit.Si një fqinj i afërt i të dy vendeve, inkurajojmë hapat e mëtejshëm për zgjidhje përfundimtare që do të sigurojë stabilitet dhe një perspektivë evropiane në Ballkanin Perëndimor, duke shprehur në të njëjtën kohë gatishmërinë tonë për të ndihmuar dhe kontribuar në çdo mënyrë të mundshme”, ka shkruar…
Sot në ambientet e Ministrisisë së Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti pranoi detyrën e Ministrit të Shëndetësisë nga Ministri paraprak, Bekim Sali. Në takim Ministri Mexhiti tha se mbetet i përcaktuar që të vazhdojë punën e rëndësishme për promovimin dhe mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve tanë. “Fokusi im si Ministër i Shëndetësisë do të jetë që sistemi ynë shëndetësor të jetë i aksesueshëm, efikas dhe i përmbushur ndaj nevojave të të gjithë qytetarëve. Ne do të punojmë për të promovuar jetë të shëndetshme dhe për të ofruar burime dhe mbështetje për kujdesin preventiv, në mënyrë që të…
Seanca gjyqësore për kardiokirurgun Zhan Mitrev është shtyrë për më 5 prill, me këkesë të mbrojtjes, për shkak të nevojës për kompletim të ekipit juridik të mbrojtjes. Në Gjykatën penale në Shkup sot duhej të fillonte gjykimi për kardiokirurgun Zhan Mitrev dhe spitlain e tij privat. Prokuroria themelore publike – Shkup parashtroi aktakuzë kundër mjekut Zhan Mitrev, si person fizik dhe Propozim të prokurorisë kundër spitalit të tij, si person juridik, për veprën e vazhduar penale “mashtrim” nga neni 247 i Kodit penal. Siç informuan nga PTHP Shkup për këtë lëndë, nuk bëhet fjalë për “mashtrim të pacientëve”, përkatësisht ndërgjegjshmëria…
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut pas shterjes së debatit, nisi votimi për ministrat e rinj. Krenar Lloga për ministër i Drejtësisë u votua me 65 vota “pro”, ndërsa me 64 vota “për” Fatmir Mexhiti u emërua ministër i ri i Shëndetësisë, raporton SHENJA. Propozimi Azir Aliu që të jetë ministër i Administratës dhe Shoqërisë Informatike u votua me 65 vota “për”, asnjë kundër. Propozimi që Kaja Shukova të drejtoj ministrinë e Ekologjisë, kaloj më 65 vota. /SHENJA/
Pas debatit disa orësh për zgjedhjen e ministrave të rinj në Qeveri, Kuvendi është në pauzë deri në orën 23:00. Debati i pasdites kaloi në zënka partiake,u zhvillua lidhur me atë kush çfarë bëri në pushtet, ndërsa dominuan temat e ekonomisë, bujqësisë, shëndetësisë.
Rrjeti social “TIK TOK”, ka marrë edhe viktimën e parë në Maqedoninë e Veriut. 14 vjeçarja e cila humbi jetën në mbrëmjen e të shtunës në Ilinden të Shkupit, ishte ngjitur mbi vagonin-cisternë, për të bërë video në TIK-TOK, ndërsa kjo, adoleshentes i kushtoi me jetë, pasi tani më e ndjera, kishte prekur telat e tensionit të lartë dhe humbi jetën në vend- ngjarje. Profesori Universitar dhe sociologu, Ali Pajaziti, për televizionin Shenja, deklaroi se rrjetet sociale janë një pandemi dhe sëmundje globale tek të rinjtë. Sipas tij, rrjetet sociale krijojnë një varsshmëri dhe krijojnë një ndarje familjare, ku të…
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, priti sot në kabinetin e tij kryeministrin e RMV-së, Dimitar Kovaçevski. Në takim u bisedua për gjendjen politike në të cilën gjendet vendi dhe për stabilizimin e komunave në mënyrë që ato të kryejnë me sukses përgjegjësitë e tyre ligjore dhe të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët.“Qëndrimi ynë i përbashkët ishte se Qeveria duhet të ndërtojë një sistem objektiv, të drejtë, transparent dhe të qëndrueshëm për barazi financiare të komunave, si dhe investime dhe projekte te perbashkëta kapitale për Gostivarin në të ardhmen”, theksoi kryetari Taravari pas takimit.Taravari dhe Kovaçevski po ashtu morën…
Pasuria e familjes së zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi është nën mbikqyrjen e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit. Antikorruspisoni disa ditë më parë ka hapur lëndë për këtë rast, pas akuzave të shumta në opinion për shtim joproporcional të pasurisë së tij dhe familjarëve të tij. “Çështja është duke u trajtuar dhe sapo të kemi informacione konkrete do ta ndajmë me publikun” thonë nga antikorrupsioni. Ditëve të fundit partia opozitare VMRO-DPMNE dhe zëvendëskryeministri Artan Grubi hedhin akuza mes vete për pasuri të paligjshme. Kreu i partisë maqedonase, Hrisitjan Mickoski, sëfundmi kërkoi që mediat e BDI-së, respektivisht ato të udhëhequra nga…

