Author: almakos

Me investime dhe bashkëpunim do të mundësojmë lidhjen dhe integrimin e rajonit, një rrugëtim më të shkurtër për qytetarët dhe biznesin. Nëse duam të jemi një vend i vërtetë tranzit, si në aspektin rrugor ashtu edhe në infrastrukturën hekurudhore, duhet të ndjekim të gjitha sistemet e reja moderne, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski para pjesëmarrësve të Forumit Ekonomik Shkup. Duke folur për domosdoshmërinë e lidhjes së rajonit, Boçvarski i prezantoi aktivitetet dhe projektet aktuale dhe të ardhshme të vendit për ndërtimin dhe modernizimin e infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe gazsjellëse. Ai pret që këtë vit të fillojë ndërtimi…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 62 vota “për” asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur ka shkarkuar nga detyra, zv/ministrin e Mbrojtjes, Bashkim Hasani, atë të Arsimit, Lulzim Aliu si dhe zv/ministrin e Bujqësisë, Abdylshyqyr Abedini.Menjëherë më pas, Kuvendi kaloi në pikën e radhës të rendit të ditës, për emërimin e propozimeve të reja.Në vendin e Hasanit, Aliut dhe Abedinit janë propozuar: Vjollca Berisha, zëvendësministre në Bujqësi, Tiron Jajaga, zëvendësministër në Mbrojtje dhe Agim Nuhiu, zëvendësministër në Arsim.

Lexo më Shumë

Nga sot hyn në fuqi ngrirja e çmimit të bukës. Në një pjesë të marketeve nuk ka bukë të bardhë dhe gjysmë të bardhë me çka furrtarët e realizuan paralajmërimin se nuk do të prodhojnë bukë në qoftë se Qeveria merr vendim për ngrirjen e çmimit në 33 denarë për bukë prej 450 gramësh. Ndërkaq, në disa markete tjera kishte bukë dhe shitej me çmim më të ulët. Televizioni Shenja vizitoi disa prej marketeve dhe furrave të bukës dhe pa nga afër gjendjen. Disa nga pronarët e furrave thanë se kanë bërë bukë dhe i kanë ulur çmimet. Këtë e…

Lexo më Shumë

Më në fund gjejnë gjuhë të përbashkët transportuesit privat dhe qyteti i Shkupit. Anëtari i shoqatës së transportuesve privat, Jovica Zafirovski, deklaroi se kanë rënë dakord me kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, për të gjitha detajet, nga pagesa e borxhit prej 1,5 milionë euro nga NQP-ja, deri  në shpalljen e thirrjeve publike. Në konferencën e sotme për media, Zafirovski informoi se thirrjet publike për të gjitha linjat do të shpallen të premten ose të hënën. JOVICA ZAFIROVSKI, ANËTAR I TRANSPORTUESVE PRIVAT “Do të regjistrohemi të gjithë në atë thirrje publike, nuk ka pse të mos regjistrohemi, kushtet na…

Lexo më Shumë

Të dhënat e Entit shtetëror të statistikave tregojnë se në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, në Maqedoninë e Veriut është regjistruar ulje e numrit të popullsisë, pasi numri i të vdekurve  është më I lartë se numri I të lindurve.    “Në tremujorin e katërt të vitit 2022, numri i lindjeve të gjalla është 4 427 fëmijë, ndërkohë kanë vdekur 5 043 persona, nga të cilët 9 foshnje”, informoi  Enti Shtetëror i Statistikave.  Enti sqaroi që numri i lindjeve në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021 është ulur për 4.7 %, ndërsa numri i vdekjeve është ulur…

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë së Veriut është duke ndërmarrë hapa vendimtarë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Prandaj edhe rëndësia e jashtëzakonshme e projekteve twining me të cilat ne ndërtojmë kapacitetet institucionale dhe harmonizojmë legjislacionin tonë me atë evropian, theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në takimin e Komitetit administrativ të tuining projektit për mbështetje të implementimit të Kornizës kombëtare kualifikuese që prej tetorit të vitit 2021 e zbaton ekipi i profesionistëve nga Lituania, Franca dhe Sllvoenia. Ai theksoi se mbështetja për forcimin dhe operacionalizimin e Kornizës kombëtare për kualifikime do të thotë shumë për ne, sepse, siç…

Lexo më Shumë

E kemi të qartë se në Maqedoninë e Veriut ka zhgënjim që procesi i integrimeve evropiane po zgjat shumë, por perspektiva e anëtarësimit të vendit në BE është një proces kredibil dhe i arritshëm, theksoi ambasadori evropian Dejvid Gir theksoi ambasadori evropian Dejvid Gir  në fjalimin në Forumin e Dytë Ekonomik në organizim të Forumit Ekonomik Delfi dhe Asociacionit të Biznesit Grek në Shkup, fokusi i të cilit është prosperiteti në kohë të kthesave. “BE-ja dhe angazhimi i saj në procesin e zgjerimit veçanërisht me këtë vend, nuk është mëshirë, por është interes i ndërsjellë dhe është e qartë se…

Lexo më Shumë

Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski sot në margjinat e Forumit Ekonomik që mbahet në Shkup, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shkruan Telegrafi Maqedoni. Në takim, siç njoftojnë nga shtypi i Qeverisë, u diskutuan disa tema, duke përfshirë ecurinë e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe hapat e ardhshëm për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve. “Kryeministri Kovaçevski i përcolli homologut të tij nga Kosova, Kurtit, se Republika e Maqedonisë së Veriut mbështet aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe është e gatshme të kontribuojë në këtë drejtim, si dhe se mbështet aktivisht pjesëmarrjen e Kosovës në formate…

Lexo më Shumë

 Transportuesit privatë në transportin publik të autobusëve dhe Qyteti i Shkupit sot kanë arritur marrëveshje për pagesën e borxhit prej 1.5 milionë euro, konfirmoi për MIA-n anëtari i transportuesve privatë, Jovica Zafirovski. Ndryshe, transportuesit privatë në nëntor të vitit 2022 pushuan të jenë pjesë e transportit publik urban për shkak të borxheve që kërkuan t’u paguhen nga Qyteti i Shkupit. Në fund të nëntorit dhe në fillim të dhjetorit më shumë se 300 autobusë të parkuar në udhëkryqet kryesore bllokuan kryeqytetin. Ndërkohë, autoritetet e qytetit i hodhën poshtë pretendimet se kanë borxh ndaj tyre, por Këshilli inspektues tregoi se Qyteti i…

Lexo më Shumë

Në lidhje me aksidentin tragjik hekurudhor, i ndodhur mbrëmë në afërsi të qytetit Larisa në Greqi, njoftojmë se deri më tani as deri te Ministria dhe as deri te Përfaqësitë tona diplomatike konsullore nuk ka ardhur informacion se mes të vdekurve apo të plagosurve në aksident ka edhe shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftojnë nga MPJ. “Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Athinë dhe Konsullata e Përgjithshme në Selanik janë në komunikim me autoritetet kompetente në Greqi, nga ku presim informacione zyrtare për situatën rreth aksidentit tragjik. Ministria mbetet e hapur për t’iu përgjigjur kërkesës së…

Lexo më Shumë

Kuvendi sot do ta vazhdojë mbledhjen e 104-t, me siguri me votim për shkarkimin e zëvendësministrave pasi që mbrëm përfundoi debati rreth kësaj pike të rendit të ditës. Më pas mbledhja plenare duhet të vazhdojë me zgjedhjen e zëvendësministrave të rinj. Kryeministri Kovaçevski për zëvendësministra i propozoi Tiron Jajagën në Ministrinë e Mbrojtjes, Viktoria Avramovska Madiq në Ministrinë e Drejtësisë, Vjollca Berisha në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Maja Manoleva në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Agim Nuhiu në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Mbledhja e 104-t për rikonstruim të Qeverisë filloi para tre javësh. Ministrat e rinj…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së dhe njëri nga krerët e “Grupit të Zjarrit”, Izet Mexhiti në tubimin para qytetarëve të Çairit tha se BDI-ja nuk do t’i kishte fituar zgjedhjet, nëse qytetarët do e kishin ditur se Artan Grubi do të jetë zëvendëskryeministër. “Nëse qytetarët do e kishin ditur se Artan Grubi do të jetë zëvendëskryeministër, BDI nuk do të kishte marrë 15 deputetë dhe nuk do t’i kishte fituar zgjedhjet”, deklaroi Mexhiti. “Ne kemi pasur më pak pushtet, më pak ministra e deputetë, në periudhë më të vështirë, por kemi arritur më shumë suksese”, tha më tej Mexhiti.

Lexo më Shumë