Author: almakos

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë me lagështirë. Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës prej 25-50 metra në rrugën Tetovë – Kodrën e Diellit dhe deri në 100 metra në rrugën Kumanovë – Kriva Pallankë. Intensiteti i qarkullimit në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (03.04.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 219 masa, nga të cilat 88 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 14 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, nëntë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara. Pesë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, dy sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit, pesë masa për kalimin e sinjalit të mbyllur (drita e kuqe)… Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët…

Lexo më Shumë

Sot raftet e bukës në markete ishin të mbushura me bukë. Nëpër dyqane, një buk nuk shitej më shumë se 33 denarë. Ashtu siç paralajmëruan, bukëpjekësit e mbajtën fjalën për uljen e çmimit të bukës. Vendimin e Qeverisë për ngrirjen  e çmimit të bukës, e kanë mirëpritur edhe disa qytetarë, të cilët për Televizionin Shenja deklaruan se vendimi është pak i vonuar, por i duhur. QYTETAR “Unë personalisht kam punuar në furrë dhe e di sa duhet të jetë buka, sa është harxhimi, sa material harxhohet. Po këta e kanë zmadhuar çmimin edhe ja mësynë dyqysh me rrit çmimin ende…

Lexo më Shumë

Futja e pakicës bullgare në Kushtetutë, gjegjësisht ndryshimi i këtij akti më të lartë shtetëror është i rëndësishëm për dy arsye thotë ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. “Së pari, sepse jep drejtim se si do të vendosen marrëdhëniet maqedono-bullgare në afat të gjatë në të ardhmen. Ndërsa ata u përpoqën, mbi të gjitha, Republika e Bullgarisë t’i vendosë ato marrëdhënie në një kontekst historik, ne gjetëm një zgjidhje që ato marrëdhënie të vendosen në një mënyrë komunikimi midis dy komuniteteve, popullit maqedonas shumicë dhe komunitetit pakicë bullgar, që jetojnë në një bashkëjetesë normale në Republikën e Maqedonisë së…

Lexo më Shumë

Vetë qeveria e Kovaçevskit nuk i respekton rregulloret që ajo përcakton. Përderisa Qeveria flet për çmimin e bukës së ngrirë, ajo vetë e prokuron bukën me çmim 30 deri në 100% më të lartë se ai që ka përcaktuar, reagon VMRO-DPMNE-ka. “Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta pranë Qeverisë në gjysmën e dytë të vitit të kaluar ka lidhur kontratë për blerjen e bukës së bardhë me çmim prej 41,4 denarë për 450 gram. Padyshim që kur bëhet fjalë për paratë e popullit, qeveria nuk di të kursejë dhe llogaritë, ndaj jep sa duhet e sa nuk jep.…

Lexo më Shumë

MPB ka njoftuar se ka arrestuar dy persona nga Shkupi të cilët kishin grabitur dy të mitur. “Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, zyrtarët policorë të stacionit policor Gazi Babë kanë zbardhur veprën penale të grabitjes së ndodhur më 26 shkurt 2023 në fshatin Petrovec të Shkupit. Gjegjësisht, pas masave të marra, është konstatuar se B.B.(67) nga fshati Petrovec dhe M.I.(31) nga Shkupi me datë 26.02.2023 kanë sulmuar fizikisht dy të mitur në fshatin Petrovec dhe ua kanë marrë celularin. Me ta është zhvilluar një bisedë zyrtare gjatë së cilës kanë pranuar veprën. Gjithashtu u gjet dhe telefoni i cili…

Lexo më Shumë

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në vend të rrugëve me lagështirë. Bora po bie me intensitet të ulët në Kodrën e Diellit. Intensiteti i qarkullimit në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë…

Lexo më Shumë

Ministria e Ekonomisë pothuajse i ka përfunduar analizat për ngrirjen e çmimeve të disa produkteve, veçanërisht makaronave dhe produkteve të qumështit. Vendimet do të merren në fund të javës ose javën e ardhshme, paralajmëroi sonte ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Ai në Temën e ditës në televizionin Sitel tha se pasi t’i përfundojnë analizat do ta informojnë Qeverinë dhe ka treguar se do të analizohen të gjitha produktet e listuara në vendimin e Qeverisë për ngrirjen e marzhit tregtar. Në lidhje me prodhuesit e bukës, Bekteshi ka akuzuar se pikërisht ato kompani që kanë dalë në konferencën për shtyp të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Byroja për siguri publike, në Qeveri, në mbledhje koordinative e ka prezantuar udhëzimin e ri për procedurat dhe masat që i ndërmerr MPB pas informatës ose alarmit të marrë për rrezikim terrorist dhe në bazë të udhëzimit është përpunuar plan për masa dhe aktivitete për reagim. Në mënyrë shtesë, punohet edhe në udhëzimin me masa nga ana e MASH deri te drejtorët e të gjitha shkollave, të cilët do të kenë obligim t’i zbatojnë. “Ministri Spasovski dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike Tasevski në takim i prezantuan udhëzimet e reja për procedurat dhe…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e MPB-së dhe Ministrisë së Arsimit, do të diskutojnë për miratimin e masave shtesë me të vetmin qëllim neutralizimin e plotë të problemit me bombat nëpër shkolla. Qëllimi I takimit është mbarëvajtja e procesit mësimorë. Kryeministri Dimitar Kobaçevski tha se obligim i MPB-së është që ta sigurojë dhe garantoj sigurinë e qytetarëve. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR “Ju thash se MPB-ja dhe MASH-i po punojnë intensivisht, edhe unë jam prind dhe po ballafaqohemi me probleme të njëjta. Po ju them se MPB-ja dhe MASH po punojnë në zgjidhjen e problemit”. Ndërkaq, kreu i VMRO-DPMNE  Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së…

Lexo më Shumë

Bukëpjekësit prej nesër do të fillojnë me prodhimin e bukës, por do ta padisin shtetin Bukëpjekësit nga nesër do të fillojnë të prodhojnë bukë, por kanë paralajmëruar se do ta padisin shtetin. Këtë e ka bërë të ditur Goran Malishiq nga Grupacioni i industrisë së bukëpjekësve. “Bukëpjekësit u pajtuan me vendimin e mëparshëm, nga nesër të fillojnë me prodhimin e llojeve të caktuara të bukës varësisht mundësive të secilës furrë buke në mënyrë që t’ju përgjigjet kërkesave të konsumatorëve, por edhe të mbijetojnë në periudhën e vendimeve të gabuara të cilat i sjell qeveria, të cilat janë me pasoja ndaj…

Lexo më Shumë