Ministria për Punë të Brendshme në RMV ka dalë me detaje të reja në lidhje me vrasjen e mbrëmshme në Çarshinë e Shkupit. Nga MPB thonë se autorët e vrasjes kanë qenë pesë persona të maskuar dhe me veshje të zeza. “Më datë 06.03.2023 në ora 20:11 në SPB Shkup është raportuar se në një objekt hotelierik në rrugën “Samoilova” në Shkup, pesë persona të veshur me maska, me armë zjarri kanë shtënë në drejtim të J.K. (37) dhe E.I. (28), të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, si dhe A.T.(34) nga Shkupi, i cili ka pësuar lëndime…
Author: almakos
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sonte në Çarshi të Shkupit, ku të vrarë kanë mbetur dy persona, përcjell SHENJA. Jozyrtarisht vrasja ka ndodhur brenda dy grupeve kriminale. The post Vrasje e dyfishtë në Çarshi të Shkupit appeared first on TV SHENJA.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot u tkaua me Sër Stjuart Piç, përfaqësues i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, i shoqëruar nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vend, Methju Loson. Në takim, kryeministri Kovaçevski theksoi se angazhimi i Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor dhe promovimi i çështjeve për sigurinë rajonale janë rezultat i marrëdhënieve të afëta miqësore të të dy vendeve, anëtare aleate të NATO-s. Ai u falënderua për mbështetjen të cilën Maqedonia e Veriut e merr nga Mbretëria e Bashkuar në proceset integruese dhe reformuese. Në takim u cek edhe mbështetja për proceset të cilat janë…
Inspektorati i tregut të shtunën ka kryer mbi 250 kontrolle në territorin e gjithë Maqedonisë së Veriut dhe ka konstatuar se pjesa më e madhe e tregtarëve e respektojnë vendimet e Qeverisë. Buka shitet nga 28 deri në 33 denarë, varësisht nga pesha dhe qyteti ku janë kryer kontrollet ndërsa shitësit me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore në përgjithësi e respektojnë obligimin për prodhimin dhe nxjerrjen në treg të bukës që mbulohet me Vendimin e Qeveria.nga inspektoriati I tregut informojnë se aty ku janë konstatuar kundërvajtje janë lëshuar gjithsej 6 urdhërpagesa për kundërvajtje në vlerë prej mbi 960.000 denarë.…
Kërcënimet për bomba që kanë ardhur ditëve të fundit, kanë ardhur nga posta elektronike të dërguara nga adresat në Iran dhe Rusi, ndërsa pagesat e shërbimeve VPN janë bërë me kriptovaluta, gjë që e vështirëson gjetjen e autorëve. Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, për TV24, ku ka shtuar se po punohet në mënyrë për gjetjen e autorëve. Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme “Disa raste janë zgjidhur. Tani kemi raste të një grupi të izoluar dhe po punohet në rastin. Nuk bëhet fjalë për kërcënime të cilat ndodhin vetëm në shtetin tonë, e njëjta…
Sot në mëngjes Qyteti i Shkupit publikoi thirrje publike për Transportuesit privat. Në konkursin e shpallur janë të përmendura të gjitha linjat e autobusëve privat që për momentin nuk qarkullojnë trafik. Gjithesej 208 autobusë privatë do ti bashkohen Transportit publik në Shkup. Ndryshe javën e kaluar kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska arriti marrëveshje me Transportuesit privat për shlyerjen e borxhit prej 2 milion eurove.
Ministri i Punëve të Brendshme i RMV-së Oliver Spasovski, ka folur për temën e sulmeve hibride në vend, gjegjësisht, për alarmet e rrejshme për bomba nëpër shkolla. Në një paraqitje për TV24, Spasovski tha se IP-adresat e denoncuesve të bombave çojnë në Iran dhe Rusi. “Kemi pasur sulm hibrid intensiv nga 19 tetori e deri më sot, ku janë përfshirë më shumë se 520 objekte me alarme false. Gjëja më e rëndësishme është që Ministria dhe të gjitha shërbimet e sigurisë punonin me kapacitet të plotë. Ishte e nevojshme të veprohej sipas udhëzimeve që ishin në fuqi në atë kohë”.…
Avokati i Popullit ngriti rast me iniciativën e tij, për të hetuar të gjitha rrethanat e situatës me foshnjën e cila ishte sjellë në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, i infektuar me tuberkuloz në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila ndërroi jetë pas përkeqësimit të mëtejshëm të gjendjes së tij. Avokati i Popullit do të kërkojë përgjigje duke filluar nga kujdesi dhe ushqyerja me foshnjën, e deri te funksionimi i shërbimeve sociale. Më parë, babai mohoi që foshnja e tij e sjellë në spital me vetëm tre kilogramë të ishte e lënë pas dore dhe e kequshqyer, siç u raportua…
Me të vërtetë ky është problem i madh, për fat të keq, ne ende nuk e kemi gjetur modalitetin përkatës dhe për atë edhe më shumë kemi alarme të rrejshme. Pasi që nuk kemi gjetur modalitet, intensiteti i alarmeve për bomba po rritet. Kështu ka deklaruar profesori i Fakultetit të Sigurisë, Zllate Dimovski në intervistën për Radio Evropa e Lirë. Ai thotë se janë të inkurajuar nga ajo që nuk munden të gjenden dhe nuk munden të parandalohen qëllimet e tyre, kështu që alarmet e përditshme për bomba në shkolla dhe institucione vazhdojnë me intensitet të njëjtë. Alarme për bomba…
Në 25 vjetorin e rënies heroike të familjes, Jashari, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përmes një postimi ka përkujtuar Epopenë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave okupatore serbe. “Si sot, një çerek shekulli më parë, në Prekaz të Drenicës, në zemrën e rezistencës shqiptare ndaj okupimeve të huaja dhe për mëvetësi, nisi një moment kthese historike e dhimbje për shqiptarët, që sot e kremtojmë me krenari si Epopeja e UÇK-së. Rezistenca përballë agresorit serb dhe sakrifica e familjes heroike Jashari ndërruan përgjithmonë hartën e Evropës duke hapur shtegun e pavarësisë së Kosovës. Falë sakrificës sublime…
Rajonet shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë dukshëm më prapa sa i përket vendeve aktive në nivel të shtetit. Kjo pasqyrë është shpërfaqur edhe një herë në të dhënat e publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, ku janë analizuar vendet aktive të punës dhe ato të lira për tremujorin e katërt të vitit 2022. Këto të dhëna janë përpunuar nga Instituti për Politika Publike “Arbën Xhaferi”, ku është konstatuar se krahasuar me popullsinë e përgjithshme të rajoneve, Pollogu, si rajoni i dytë më i populluar në vend, qëndron më së keqi me vetëm 762 vende aktive pune për 10.000 banorë.…
Në një kontroll aksion të kryer mbrëmë (5- shkurt), dhjetë minuta pas mesnate, në një hotel në rrugën “Dimo Gavrovski” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB- Tetovë kanë ndaluar 37-vjeçarin V.N. nga Tetova i cilët është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare. Në një lokal tjetër hotelik në dalje të Tetovës në ora 01:30 janë ndaluar për identifikim personat I.A.(20) nga Tetova dhe A.B.(26) nga fshati Rashçe e Shkupit, të cilët nuk kishin dokumente identifikim me vete, dhe në një objekt hoteliere në rrugën “JNA” në Tetovë, njëzet minuta pas mesnate, për prishje të rendit…

