Author: almakos

Bukëpjekësit kërcënuan sot se sapo qeveria të marrë vendimin për ngrirjen e çmimit të bukës me 33 denarë, nuk do ta prodhojnë më. Pas hyrjes së vendimit në Gazetën Zyrtare dhe hyrjes në fuqi zyrtarisht, në dyqane nuk do të ketë bukë.Bukëpjekësit janë të zemëruar me kërkesën e ministrit të Ekonomisë, Bekteshi, i cili rekomandoi që qeveria të marrë vendimin për ngrirjen e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë në 33 denarë. Por nga analizat e ministrisë rezulton se një numër i madh i kompanive të industrisë ushqimore kanë abuzuar me energjinë elektrike të subvencionuar dhe nuk…

Lexo më Shumë

Në moshën 77 vjeçare ka ndërruar jetë profesor Milaim Fejziu, kryetari i parë i senatit të Universitetit të Tetovës. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e të ndjerit, të cilët lajmin e kanë shpërndarë përmes rrjeteve sociale. “Të Allahut jemi dhe tek Ai do te kthehemi…Ndërroi jete babai ynë Prof. Milaim Fejziu.Varimi do te behet sot me namazin e Iqindis…Allahu e mëshiroftë”, thuhet në njoftimin e familjes Fejziu. Milaim Fejziu ishte themelues dhe kryetar i parë i Senatit të Universitetit të Tetovës. Ai ishte një nga figurat më emblematike të rezistencës kombëtare dhe gjithë jetën e tij ia kushtoi…

Lexo më Shumë

Një sipërfaqe e madhe me kallamishte është djegur nga zjarri që shpërtheu pasditen e djeshme në rrethinën e Ohrit. Këtë informacion e ka bërë të ditur Njësia Territoriale e Zjarrfikësve (NJTZ) Ohër, nga ku shtojnë se nga zjarri përveç kallamit janë përfshirë edhe pemishtet, ndërsa për shkak të erës së fortë kishte rrezik edhe në djegien e shtëpive përreth. “Ka pasur rrezik real që nga era e fortë të rrezikohen shtëpitë e afërta, të cilat kanë qenë të mbrojtura për më shumë se katër orë”, thonë nga Njësia Territoriale e Zjarrfikjes nga Ohri. Nga aty nuk tregojnë konkretisht nëse zjarri…

Lexo më Shumë

Delegacionet qeveritare, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave shtetërore, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në vend, sot kanë nderuar presidentin e ndjerë të vendit, Boris Trajkovski, në kuadër të ceremonive shtetërore për shënimin e 19 vjetorit të rrëzimit të aeroplanit në të cilin humbi jetën ish-presidenti Boris Trajkovski, anëtarët e kabinetit të tij dhe ekuipazhi i avionit. Me nderime të larta shtetërore 19 vjetori I vdekjes së ish presdentit u shënua në Shkup tek varrezat në Butel. Homazhe fillimisht u bënë nga bashkëshortja e presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, Vilma Trajkovska, më pas nga një delegacion nga Kabineti i Presidentit të Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Një vajzë 14 vjeçare ka vdekur të shtunën në mbrëmje në lagjen Ilinden të Shkupit. Prokuroria njoftoi  të dielën se shkak i vdekjes së 14 vjeçares ka qenë gogitja elektrike.  Prokurori publik së bashku me ekipet hetuese të MPB-së dhe një mjek të autopsisë nga  Instituti i Mjekësisë Ligjore, kanë kryer hetim në stacionin grumbullues hekurudhor në komunën e Ilindenit. PROKURORIA “Sipas informacioneve fillestare, një vajzë 14-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një goditjeje elektrike. Aksidenti ka ndodhur teksa vajza dhe dy fëmijë të tjerë po luanin rreth vagonëve të parkuar dhe në një moment ajo është ngjitur në…

Lexo më Shumë

Një ngjarje tragjike ks ndodhur sonte në mbrëmje në lagjen Ilinden në Shkup, ku një vajzë e mitur ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka rënë në një cisterne të magazinuar pranë Stacionit Hekurudhor në Shkup. Sipas policisë, të miturit i kanë vënë zjarrin një cisterne pranë stacionit hekurudhor dhe më pas kanë njoftuar se në cisternë që mori flakë ndodheshe një vajzë e mitur. Rastin së pari e ka raportuar personi S.K nga Shkupi, i cili ka larguar fëmijët nga zjarri që ka rënë në cisternë. “Në orën 21:05. në NP-Petrovec, personi S.K. nga Shkupi raportoi…

Lexo më Shumë

Sot në organizim të Komunës së Çairit u promovua rruga me emrin “Hoxhë Ataullah Kurtishi” (në afërsi të Stacionit Policor – Bit Pazar. “Sot nderuam Hoxhë Ataullah Kurtishin, rrugë me emrin e figurës së madhe fetare e kombëtare shqiptare dhe Akademi për jetën dhe veprën e tij Gjurmët e Hoxhë Ataullah Kurtishit meritojnë të mbesin të pashlyera dhe të trashëguara gjeneratë pas gjenerate. Ngaqë, ky njeri kontribuoi në masë të madhe për gjithsecilin prej nesh, kontribuoi për kauzën tonë kombëtare, duke i penguar shqiptarët e këtyre trojeve të braktisin vatrat e të shkojnë jashtë në periudhën e Mbretërisë Jugosllave, duke…

Lexo më Shumë

Të martën, më 1 mars çmimi i bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë do të “ngrijë” dhe nuk do të mund të shitet mbi 33 denarë”, paralajmëroi  ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Ministri  sqaroi se po bëhen analiza edhe për makaronat, dhe prodhimet e brumit në përgjithësi  dhe ato mjete, siç tha ai, do të përdoren për heqjen e disa tarifave, që do të ndikojë edhe në uljen e çmimeve të të njëjtave produkte. Kreshni Bekteshi “Nuk mund të ketë dallim në çmimin e bukës nga 28 deri në 38 denarë për të njëjtën bukë. Gjithashtu, do të përcaktohet…

Lexo më Shumë

Ministria e punws dhe politikws sociale informoi se rritja e pagës minimale do të jetë për 12,55 për qind, gjegjësisht nga muaji mars paga minimale do të jetë 20.175 denarë. “Kjo do të thotë se qytetarët marrin paga më të larta për mbi 2000 denarë”, thuhet nw komunikatw.  Me ndryshimet në ligjin për pagën minimale, të miratuar në mars 2022, u vendos një metodologji e re, e cila është zgjidhje sistematike dhe që nënkupton rritje të vazhdueshme të pagës minimale.  Çdo vit në muajin mars, paga minimale rregullohet sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, përkatësisht 50% e rritjes…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, porositi se vetë do të bllokohemi nëse nuk votohen  ndryshimet kushtetuese. Tani, thekson, nuk është vendimi i Bullgarisë nëse do t’i hapim kapitujt e negociatave me BE-në, por varet nga ne. “Opinioni  u lodh nga antikizimi dhe nga kontesti  me Greqinë që zgjati 10 vjet. Ne vendosëm të mos presim 10 vjet për të zgjidhur një problem. Besoni, do të ishte shumë më komode për Qeverinë, në vend që të pranojë kushte të vështira, të thotë asgjë nuk pranojmë, do ta vendosim Goce Dellçevin në vendin e Aleksandrit në shesh dhe 10 vjet do…

Lexo më Shumë

Ministria e Ekonomisë ka dorëzuar në Qeveri Propozim-vendim për heqjen e masës për energji elektrike të subvencionuar për kompanitë nga industria ushqimore. Siç njoftoi Ministria e Ekonomisë, sipas analizave të tyre, një numër i madh i kompanive që shfrytëzuan energjinë elektrike të subvencionuar nga “EVM Shitje” me çmim prej 80 euro për megavat orë, nuk i kanë ulur çmimet e produkteve bazë ushqimore. Në bazë të analizave dhe të dhënave nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, propozimi i Ministrisë së Ekonomisë është që të hiqet masa për të gjitha kompanitë e sektorit ushqimor. “Masa e subvencionuar e energjisë elektrike prej 80…

Lexo më Shumë

Organizatat Kulturore Humanitare “Merhamet”,  “Vizioni M”, “Parimi” dhe Shtëpia Botuese “Logos – A”, të cilët në shenjë solidariteti me popullin turk dhe atë sirian kanë organizuar në disa qytetet të vendin një treg të improvizuar, duke filluar nga dita e hënë, ndërsa gjatë ditës së sotme është paraparë që të mbyllet, por sipas anëtarëve të këtyre shoqatave, tregu i improvizuar do të vazhdon edhe nesër, pasi sipas tyre, interesimi i qytetarëve rezulton të jetë shumë i lartë. Në këtë treg të improvizuar bëhet shitja e disa produkteve ushqimore, të përgatitura në shtëpi nga vet anëtarët e shoqatave, ndërkaq, gjithashtu bëhet…

Lexo më Shumë