Në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit sot, në vend që të dëgjohet ekspertiza kyçe e Zekirja Zekirit, për mungesë të të cilit për shkaqe shëndetësore, janë shtyrë disa seanca të gjykimit për aksidentin e autobusit në Llaskarcë, është marrë në pyetje ekspertja Jovanka Savova si pjesë e ekipit që përgatiti superekspertizën të cilën gjykata e urdhëroi në dhjetor të 2021. Zekiri as dje nuk ka qenë I pranishëm në gjykatë me të njëjtin sqarim, të cilin në gjykatë thonë se janë të pafuqishëm ta kontrollojnë për shkak se është dorëzuar një certifikatë e vlefshme mjekësore.
Por, siç sqaruan nga atje, nëse eksperti vazhdon të mos paraqitet në seanca, gjykata mund të dënojë Byronë e Ekspertizës Gjyqësore, nga e cila është përzgjedhur Zekiri për ekspertizë në këtë rast, ose do ta shoqërojnë atë deri në gjykatë. Gjykata iu përgjigj edhe pretendimeve se eksperti Zekiri qëllimisht po i shmang seancat për shkak të lidhjes së tij me partinë politike BDI, e cila poashtu lidhet me pronarin e kompanisë “Durmo Tours”, autobusi i të cilit ishte përfshirë në aksident.
“Nuk kemi mundësi të vërtetojmë se mungesa e ekspertit është apo jo për arsye shëndetësore. Ne si gjykatë bëjmë gjithçka për të eliminuar elementin subjektiv nga gjykimet”, kanë thënë nga Gjykata. /SHENJA/
Data 29.08.2026
Aktuale
- Tri parti politike në Luginë përkrahin kandidaturën e Faton Bislimit për president të Kosovës
- Paraqitet Viktor Makedonija: Sheholli mi dha disa emra, por e pash se s’janë për biznes
- “Urime ditëlindjen babi”, fotoja e parë e Engjit me djalin Amer në ditëlindjen e Lulit
- (VIDEO) Murseli: Disa nxënës shqiptarë nuk pranohen në shkollën fillore “Petar Zdravkovski-Penko”
- Shqipëria: Nuk jemi pjesë e asnjë skenari për destabilizimin e Malit të Zi
- Mexhiti vlerëson ambasadorin Ulusoy: Miqësia mes Maqedonisë dhe Turqisë, urë e fortë
- Policia Financiare po kontrollon nëse ka hyrje të kapitalit të dyshimtë në hapësirën mediatike në Maqedoni
- Kriza e personave të zhdukur në Meksikë mund të prekë 165.000 fëmijë



