Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE sot në Kuvend ka mbajtur takim koordinues në të cilin takim ka qenë edhe kryetari i partisë, Hristijan Mickoski.
Në këtë takim është konstatuar se zgjedhjet kadrovike për përbërjen e qeverisë së re janë rezultat i “Pazar 3”, ku siç thonë ata, interesi primar nuk është përparimi i shtetit, por bizneset e tyre personale.
“Vetë zgjidhjet që janë propozuar tregojnë se qeveria menaxhohet nga BDI dhe Ahmeti, ndërsa Kovaçevski është shërbëtor i interesave të tij. Derisa Ahmeti dhe BDI po shkrijnë dhe zhvlerësojnë opozitën shqiptare, Kovaçevski dhe LSDM-ja po paguajnë për planin e Ahmetit”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.
Data 28.08.2026
Aktuale
- “Urime ditëlindjen babi”, fotoja e parë e Engjit me djalin Amer në ditëlindjen e Lulit
- (VIDEO) Murseli: Disa nxënës shqiptarë nuk pranohen në shkollën fillore “Petar Zdravkovski-Penko”
- Shqipëria: Nuk jemi pjesë e asnjë skenari për destabilizimin e Malit të Zi
- Mexhiti vlerëson ambasadorin Ulusoy: Miqësia mes Maqedonisë dhe Turqisë, urë e fortë
- Policia Financiare po kontrollon nëse ka hyrje të kapitalit të dyshimtë në hapësirën mediatike në Maqedoni
- Kriza e personave të zhdukur në Meksikë mund të prekë 165.000 fëmijë
- Mbyllet protesta e 90, qytetarët nuk tërhiqen: Në shesh deri në largimin e Ramës!
- Dita e 28-të e protestës në Divjakë/ Banorët kundërshtojnë shkrirjen me Lushnjen: Dëgjesat, farsë!



