Ministria e Punëve të Jashtme e njofton se nëntë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët u gjetën në zonën e goditur nga tërmeti (tetë nxënës dhe mentori/mësimdhënësi i tyre, të cilët qëndrojnë në Republikën e Turqisë përmes programit “Erasmus Plus”), janë larguar nga zona e prekur nga tërmeti dhe janë rrugës për në Ankara.Nga MPJ thonë se në organizim të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Ankara, me dy automjete, studentët do të mbërrijnë në kryeqytetin turk gjatë ditës. Prej këtu studentët do të drejtohen për në Stamboll, ku ofrohet akomodim i përkohshëm, deri në nisjen e…
Author: almakos
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti sot pasdite seancë të jashtëzakonshme, me qëllim të ofrimit të ndihmës emergjente për Republikën e Turqisë, pas tërmetit katastrofik që goditi vendin me humbje të mëdha njerëzore, qytetarë të lënduar, si dhe dëme të mëdha materiale, transmeton Portalb. Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se në zonat e prekura në Turqi ka shtetas nga Maqedonia e Veriut, të cilët ndodhen në vende të sigurta dhe në mesin e të cilëve nuk ka viktima apo të lënduar. Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Konsullata e Nderit ka përgatitur plane për akomodim, ndihmë…
Për shkak të tërmetit katastrofik që goditi Republikën e Turqisë, ku pati humbje të mëdha në njerëz, qytetarë të lënduar, si dhe dëme të mëdha materiale, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele do të japë ndihmë financiare – donacion në shumën prej një milionw denarë për sanimin e pasojave të tërmetit. Mjetet financiare do të paguhen në llogarinë e posaçme të dedikuar të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Fondi i Solidaritetit. Agjencia shpreh ngushëllimet e saj për familjet e viktimave dhe për popullin turk. SHPËRNDAJE
Qeveria e Maqedonisë së Veriut pasdites e sotme ka mbajtur një seancë qeveritare, me qëllim për të ofruar “ndihmë emergjente” për Türkiyes, pas tërmetit vdekjeprurës që goditi pjesën jugore të vendit, transmeton Anadolu. Sipas njoftimit nga qeveria, në seancë janë miratuar disa konkluzione, përfshirë ndihmë financiare për të dëmtuarit nga tërmeti në vlerë prej 6 milionë denarësh, dërgimi i forcave dhe ekipeve për mbrojtje dhe shpëtim, si dhe ndihmë adekuate në personel e pajisje në formë mekanizmi. Sipas njoftimit, Ministria e Financave është e obliguar të përgatisë dhe t’ia dorëzojë qeverisë një vendim për miratimin e mjeteve financiare nga rezervate…
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Lukarevska, sot kanë vizituar kompaninë “Vivaks”. Qëllimi i vizitës, siç theksohet nga MPPS, është të shihet pasqyra reale në terren sa i përket kënaqësisë së punëtorëve. “Kompania “Vivaks” është e hapur që nga viti 1994 dhe paraqet një histori suksesi për prodhimin e produkteve maqedonase cilësore. Kjo është një nga kompanitë që ende nuk ka shfrytëzuar mbështetjen financiare për pagesën e pagave. Sipas pronarëve të kompanisë, punëtorët janë në radhë të parë dhe në atë drejtim është edhe respektimi i vendimit…
Katalin Novak është presidetja e parë hungareze pas 20 viteve e cila i ka bërë vizitë zyrtare, Maqedonisë së Veriut. Novak është pritur me nderime të larta shtetërore nga homologu i saj, Stevo Pendaravski. Novak, është pyetur edhe për ish kryeministrinë e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, i cili në vitin 2018 u largua nga vendi dhe ka kërkuar azil pikërisht në Hungari. KATALIN NOVAK, PRESIDENTE E HUNGARISË “Pjesa e parë në lidhje me Gruevskin, dua të them se është në kompetencë të gjyqësorit tonë dhe jam shumë e lumtur për këtë, që gjatë vizitës sime u sigurova që bashkëpunimi…
I shpreh ngushllime të thella popullit turk dhe aleatëve tanë nga Turqia, por edhe gatishmëri për ndihmë në këto momente të vështira për miqtë tanë, ka shkruar ministrja e Mbrojtjes, Petrovska në profilin e saj në Fejsbuk. “Armata e Maqedonisë është e gatshme të ofrojë ndihmë në përpjekje në ballafaqimin me pasojat nga katastrofa e tmerrshme dhe shpëtim të sa më shumë jetëve të njerëzve”, shkroi Petrovska në Fejsbuk. Ajo shtoi se populli ynë e din se çka do të thotë solidariteti dhe dora e shtrirë në momente të vështira kur kemi nevojë më së shumti për të. SHPËRNDAJE
Aleanca për Shqiptarët i mbështet kushtet e paraqitura publikisht nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe përkrahur nga SHBA-të Aleanca për Shqiptarët përkrah pa rezervë kushtet e paraqitura publikisht nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe përkrahur nga SHBA-të. Vlerësojmë se asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund të jetë njëetnik dhe se ai duhet të jetë në përputhje të plotë me rendin juridik-kushtetues të Republikës së Kosovës dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 23 dhjetorit…
Tërmeti në pjesën jugore të Turqisë paraqet një tragjedi të madhe me shumë viktima, të lënduar dhe dëme materiale e cila e vështirëson përballimin me pasojat Mëngjesin e sotëm përmes kolegut tim Mevlüt Çavuşoğlu dërgova mesazhe ngushëllimi për Turqinë dhe popullin turk, në të cilin ofrova edhe ndihmën tonë aty ku kërkohet nevoja, për të cilën tashmë po bëhen përgatitje në vend. Me Turqinë kemi partneritet të ngushtë dhe afatgjatë e cila bazohet në lidhjen e thellë mes popujve të të dy vendeve. Mendimet tona janë me miqtë, vëllezërit dhe motrat tona në Turqi dhe ne do të bëjmë gjithçka…
Para pak çastesh një tërmet i fuqishëm sërish ka goditur Turqinë, raporton SHENJA.Fuqia e tërmetit ka qenë 7.7 shkallë sipas riterit.Sipas faqes së specializuar për tërmete, epiqendra ka qenë në Akpinar, me thellësi 10 km. SHPËRNDAJE
“Jam i pikëlluar nga lajmi i tmerrshëm për tërmetin në Turqi”. Kështu ka shkruar në Twitter kryeministri Dimitar Kovaçevski pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë mëngjesin e sotëm.“Në emër të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, i shpreh ngushëllimet më të thella presidentit Erdogana për personat që kanë humbur jetën dhe shërim të lënduarve”, shton Kovaçevski. /SHENJA/ SHPËRNDAJE
Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm në Turqi, raporton SHENJA.“I shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të të vdekurve, Presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe popullit turk në këto momente të vështira pas tërmetit të tmerrshëm që goditi Turqinë.Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Pendarovski. SHPËRNDAJE

