Aleanca për Shqiptarët i është përgjigjur deklaratave të nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së për hyrjen e ASH-së në Qeveri. Ata kanë thënë se VMRO-DPMNE mbetet e paformuar në ideologji dhe menaxhimin kadrovik.
“Nikollovskit dhe të tjerëve si ai u bëjmë thirrje të kthjellen dhe të reflektojnë, sepse lideri i opozitës maqedonase sipas sondazheve të organizatës IRI është Nikolla Gruevski. Kjo ndodh me meritë të partisë së pareformuar në ideologji dhe menaxhmentin kadrovik të saj dhe kjo është turp për skenën politike maqedonase. Ju jeni bashkëfajtor për izolimin e vendit për 10 vite duke bërë këtë vend të pajetueshëm dhe duke shpërngulur mbi 700.000 njerëz nga vendi. Retorika e juaj për fat të mirë ka shkuar në azil dhe me këtë qasje ju mbeteni një faktor destabilizues për Maqedonië e Veriut. Mos e ushqeni qytetarin maqedonas me por kërkoni ndihmë për të dalur nga balta në të cilën u ka zhytur Levica”, thuhet në reagimin e ASH-së, raporton SHENJA.
Data 28.08.2026
Aktuale
- Kulmi të premten dhe të shtunën Vala e gjashtë e të nxehtit përfshin Evropën, Ballkani në qendër të vapës
- Problemet teknike në Aeroportin e Rinasit, pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare
- Skandal, drejtori që duhet të mbrojë të drejtat e komuniteteve në RMV glorifikon çetnikët dhe Ratko Mlladiqin!
- Selami nga AKI kërkon mjete për parking me kate në Qendrën Tregtare Çairçane
- U la në “arrest me burg”/ Zbardhet vendimi i GJKKO-së për Ergys Agasin, ja akuzat që rëndojnë ndaj biznesmenit
- Petrova: Në Shkup nuk ka vullnet politik për futjen e bullgarëve në Kushtetutë
- Shpjegim: Çfarë dihet deri tani për rrëshqitjen e dheut në kufirin Kinë-Nepal
- 7 persona akuzohen për dëmtimin e resortit të golfit të Trumpit në Skoci, aktakuza përmend “lidhje terroriste”



