Author: almakos

Kryetari i PD, Sali Berisha shkruan në rrjetet sociale se kompanisë së biznesmenit të arrestuar në Francë, Ermal Beqiri i janë paguar 8.5 mln euro pagesa nga Qeveria. Në denoncimin e Berishës thuhet se “Ermal Beqirit i kanë kaluar sot, me urdhër nga lart, nga Ministria, gati 8 milionë e ca euro, me një përshkrim për AKSHI-n, për mirëmbajtje kompjuterike: 848,000,000 lekë për Soft & Solution”. Postimi i Berishës: 848,000,000 lekë (8.5 mln euro) i kalohen sot kriminelit Ermal Beqiri me urdhër të Ramës! Të dashur miq, Pavarësisht se është i arrestuar për qindra milionë euro vjedhje në AKSHI, kopshtin…

Lexo më Shumë

Aksi më i vështirë i autostradës Kërçovë-Ohër, e gjatë dhjetë kilometra, do të lëshohet në përdorim në muajt e ardhshëm, ndërsa afati për përfundimin e plotë dhe vënien në funksion të të gjithë autostradës është maji i vitit të ardhshëm. Këtë e paralajmëroi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski sot në emisionin “Vesti Plus” në televizionin Kanal 5, duke theksuar se pjesa më e madhe e kapaciteteve të Ministrisë janë të drejtuara pikërisht në këtë projekt për shkak të problemeve të shumta të trashëguara. MARKETING “Pres që në muajt në vijim të lëshohet aksi më i vështirë prej 10…

Lexo më Shumë

Centrali Bërthamor i Zaporizhzhya-s (ZNPP) në Ukrainë humbi për pak kohë furnizimin e jashtëm me energji elektrike, për herë të 24-t që nga fillimi i konfliktit, duke nxjerrë në pah brishtësinë në rritje të lidhjes së objektit me rrjetin elektrik, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), transmeton Anadolu. MARKETING Në një postim në platformën amerikane të mediave sociale X, mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së tha se gjeneratorët emergjentë me naftë të centralit siguruan automatikisht energji rezervë pasi lidhja me linjën e vetme të mbetur të jashtme të energjisë, Ferosplavna-1, u ndërpre gjatë pasdites. “Edhe pse shumë e shkurtër, ndërprerja e…

Lexo më Shumë

Nga Mentor Kikia Debati për hapjen e Kosullatës Serbe në Shkodër, është kufizuar mes një lloj nacionalizmi folklorik të tipit “Serbi, Serbi ule kokën, se shqiptari ti…” dhe atij “intelektualo-statistikor”, nëse ka apo jo mjaftueshëm serbë në Shkodër të për të justifikuar hapjen e konsullatës. Unë jam kundër hapjes së konsullatës! Jo sepse për politikën serbe kam thjeshtë neveri. As sepse në Shkodër nuk ka 10 mijë, por vetëm 50 serbë(në situatë normale, edhe kaq do të mjaftonin për ta hapur një konsullatë). Por sepse…. Kjo po ndodh në një kohë kur në Veri të Kosovës, në komunën e Zubin…

Lexo më Shumë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me Vjosa Osmanin dhe Lutfi Hazirin, kanë hyrë në ndërtesën e Kuvendit për takimin e thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Siç raporton gazetarja e Klan Kosova Qëndresa Bellagoshi, treshja nuk janë deklaruar për media. Takimi vjen pas ftesës që Kurti u ka dërguar partive parlamentare shqiptare me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për formimin e institucioneve të reja.

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një reagim në Facebook, ish-deputeti i PD, Ervin Salianji shprehet se shëndetësia nuk është pronë e kryeministrit Edi Rama, ndërsa thekson se është një e drejtë e qytetarëve të cilët duhet të marrin shërbim. Ai thotë gjithashtu se “qeveria po privatizon tenderat”, ndërsa e cilëson si “KAYO 2 në shëndetësi” dhe se fondet po kthehen në biznes që Edi Rama favorizon të përzgjedhurit e tij. Salianji shton se biznesmeni kontrovers, Ron Yeffet po kontrollon edhe tenderat e sistemit shëndetësor si ato të ushtrisë. Reagimi: KAYO 2 në shëndetësi, qeveria po privatizon tenderat! A po e merr nën kontroll të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, bëri të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme 456 pacientë onkologjikë, të cilët kanë aplikuar për ndihmë të njëhershme financiare, do t’i marrin mjetet në llogaritë e tyre transaksionale. Sipas Gjorgjievskit, gjithsej 1.200 pacientë kanë dorëzuar aplikime për këtë masë, ndërsa përpunimi i dokumentacionit për pjesën tjetër të aplikuesve është ende në vijim. “Nesër dhe gjatë ditës së ardhshme, 456 pacientë onkologjikë që aplikuan për ndihmë të njëhershme financiare do t’i marrin mjetet në llogaritë e tyre. Dokumentacioni për të gjithë të tjerët po përpunohet me përkushtim maksimal dhe përgjegjësi, ndërsa pagesa…

Lexo më Shumë

Në Prishtinë kanë arritur veturat e reja që do t’i shtohen flotës së Policisë së Kosovës. Automjetet pritet të përdoren për fuqizimin e kapaciteteve operacionale të policisë dhe për përmirësimin e kushteve të punës së zyrtarëve policorë në terren. Deri më tani, Policia e Kosovës nuk ka bërë publike detaje zyrtare lidhur me numrin e veturave të reja, vlerën e investimit apo mënyrën se si do të shpërndahen nëpër njësitë policore.

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama dhe Taulant Ballën, duke deklaruar se përpjekjet për t’i shpëtuar drejtësisë janë të kota. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Shehaj shprehet se Rama dhe Balla kanë “një problem shumë të madh”: nuk mund të mbeten shtatzënë, duke iu referuar justifikimit për t’iu shmangur drejtësisë nga gratë e mazhorancës socialiste në vitet e fundit. “Edi Rama dhe Taulant Balla kanë një problem shumë të madh. Nuk mbeten dot shtatzënë. Ej, po lini nam. Nuk i shpëtoni dot drejtësisë. Kot e keni”, deklaron Shehaj në video. [embedded content]…

Lexo më Shumë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Mësohet nga burime të besueshme se procedura është iniciuar gjatë ditës së sotme, me synimin për të zhbllokuar situatën e krijuar pas vonesave në përfundimin e një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore në vend. Ky zhvillim vjen pas paralajmërimeve të bëra nga ministria gjatë muajve maj dhe qershor, kur u la të kuptohej se shteti ishte i gatshëm të ndërhynte për të zgjidhur ngërçin dhe për të garantuar funksionalizimin e aeroportit. Në muajin maj, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaroi se…

Lexo më Shumë

Spanja tha të hënën se hyrja e parregullt në vend përmes enklavave të saj në Afrikën Veriore, Ceuta ose Melilla, nuk jep të drejtën për të qëndruar në territor, për të udhëtuar në kontinent ose për të lëvizur lirshëm brenda Evropës, transmeton Anadolu. MARKETING Ministria e Jashtme në një deklaratë tha se “asnjë vendim gjykate nuk e ka ndryshuar këtë”. Ministria tha se vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë sqaron se cila procedurë zbatohet për ata që vijnë nga deti, por nuk ndryshon aktin e emigracionit, nuk e shpall refuzimin e hyrjes në kufi të paligjshëm, nuk hapë asnjë…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme e Shqipërisë shpall “non grata” edhe dy shtetas të tjerë për veprimtari të dyshimta ndaj shtetit shqiptar. Siç raporton Top Channel, të padëshiruar janë shpallur dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, ndaj të cilëve ka të dhëna për veprimtari në dëm të shtetit shqiptar. Vendimi është marrë pas propozimit të njësisë antiterror në Policinë e Shtetit, ndërsa është dhënë konfirmimi nga Ministria e Brendshme, e cila ka shpallur “non grata” Valon Belën dhe Bekir Halimin. Bela dhe Halimi, nuk do të lejohen të futen në Shqipëri për një periudhë 10-vjeçare. Ndërkohë mësohet se për Valon Belën autoritetet…

Lexo më Shumë