Author: almakos

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u bëri thirrje kompanisë Chevron dhe gjigantëve të tjerë të industrisë së naftës që të ulin çmimet e karburantit për konsumatorët, duke theksuar se fitimet e larta duhet të reflektohen edhe te qytetarët amerikanë. MARKETING Në një postim në platformën Truth Social, Trump vlerësoi rezultatet financiare të Chevron, por kërkoi që kompania dhe industria në tërësi të ulin çmimet e karburantit në pikat e shitjes. “Kjo vlen edhe për kompanitë e tjera të naftës… dhe ulni çmimet e naftës për konsumatorin tuaj (me pakicë!), tani!”, shkroi Trump. Reagimi i presidentit vjen pasi Chevron raportoi të…

Lexo më Shumë

Pronari hungarez i grupit 4iG dhe kompanisë celulare One Telecommunication u takua për të dytën herë brenda pak muajsh privatisht me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, në përpjekje për të mbyllur ujdi dhe kontrata në Shqipëri. Rënia e Viktor Orban nga pushteti dhe sulmi që kryeministri i ri hungarez Peter Magyar ka nisur ndaj 4iG-së si simbol i korrupsionit të qeverisë së shkuar, duket se e ka detyruar oligarkun Gellert Jaszai të kërkoi kontrata dhe fonde publike në Shqipëri. “Gellért Jászai, kryetari dhe CEO i 4iG Nyrt., zhvilloi bisedime me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë mbi operacionet aktuale të grupit…

Lexo më Shumë

Për shkak të temperaturave të paralajmëruara të larta deri më 7 gusht, Instituti për shëndet publik (ISHP) u apelon qytetarëve t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga vala e të nxehtit, posaçërisht në periudhën prej orës 11 deri 17, kur rreziku nga ekspozimi në diell është i madh. “Kur ajri ambiental afrohet ose tejkalon temperaturën normale të trupit prej afërsisht 36,7°C, aftësia e trupit të njeriut për t’u ftohur dobësohet. Përveç kësaj, kur lagështia relative e ajrit ambiental është e lartë, djersa është edhe më e vështirë për t’u avulluar dhe si pasojë ftohja e trupit bëhet më e vështirë. Kur…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar zyrtarisht ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një kredie të re prej 302 milionë dollarësh në kuadër të programit Financimi i Huaj Ushtarak (FMF). Sipas njoftimit të palës amerikane, kjo marrëveshje do të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur Angazhimin e Mbrojtjes së Hagës, që parashikon rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në nivelin 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035. Kredia FMF do të përdoret për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, përmes blerjes së kapaciteteve kryesore me origjinë nga Shtetet e Bashkuara, si dhe për forcimin e…

Lexo më Shumë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për mbylljen me shpejtësi të bizneseve të fasonerisë, duke e cilësuar situatën si pasojë të drejtpërdrejtë të politikave dhe mungesës së vizionit ekonomik të qeverisë Rama. “Pas 13 vitesh në qeveri, socialistët, në kulmin e pushtetit të tyre, u kanë lënë mbi 175 mijë familjeve shqiptare një kartolinë të hidhur: zhbërjen e industrisë fason dhe çuarjen drejt falimentimit të një sektori që dikur punësonte mbi 175 mijë shqiptarë”, deklaroi Tabaku. Sipas saj, industria fason është lënë pa mbështetje dhe subvencione, ndërsa përballet me zhvlerësimin e euros, kostot e larta dhe barrën…

Lexo më Shumë

LSDM sot ka akuzuar ministrin e Jashtëm, Timço Mucunski se po zhvillon negociata sekrete me Bullgarinë. MARKETING Nga atje thonë se nuk ka vend normal në të cilin një ministër i jashtëm thotë se bisedimet për të ardhmen e shtetit janë sekret për qytetarët e tij.“Si mund të jetë sekret e ardhmja e Maqedonisë? Në të njëjtën kohë, Mucunski po kërkon imunitet politik për Ministrinë e Punëve të Jashtme: “E gjithë qeveria mund të kritikohet – vetëm Ministria e Punëve të Jashtme nuk mundet”. Kjo është e papranueshme. Ministria e Punëve të Jashtme nuk është një institucion mbi Qeverinë. Është…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira lokale. MARKETING Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri 20, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 33 deri 40 gradë celsius. Në ditët në vazhdim moti do të jetë ingrothë dhe me temperatura që do të arrijnë nderi 40 gradë Celsius. MARKETING

Lexo më Shumë

Prokuroria e Vlorës ka nisur zyrtarisht hetimet për ndërhyrjet e paligjshme dhe dëmtimin e mjedisit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, ku planifikohet ndërtimi i një resorti luksoz të lidhur me familjarët e presidentit amerikan, Donald Trump. Vladimir Karaj | BIRN Tre muaj pasi makineritë e rënda ndërhynë në zonën e mbrojtur Pishë Poro- Nartë për t’i hapur rrugën një kantieri për ndërtimin e resortit luksoz të lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan, Prokuroria e Vlorës njofton se ka nisur hetime për 4 akuza. Në përgjigje të një kërkese për informacion nga BIRN, Prokuroria e Vlorës thotë se ka regjistruar…

Lexo më Shumë

Çmimet e naftës bien ndjeshëm në bursa, po në Shqipëri a do të ulen po aq shpejt sa rritet?! Teherani thotë se është pranë një marrëveshjeje me Omanin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit për transportin detar Donald Trump deklaroi se negociatat me Iranin do të rifillojnë të hënën, pasi anuloi sulme ushtarake në shkallë të gjerë, duke bërë që çmimet e naftës të bien ndjeshëm, mes shpresave për një zbutje të konfliktit sipas Financial Times. Presidenti amerikan tha të dielën se Shtetet e Bashkuara kishin qenë gati të ndërmerrnin të shtunën “sulmin më të madh që nga Lufta e…

Lexo më Shumë

Ditën e martë vendi ynë parashikohet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës. Temperaturat pritet të arrijnë shifrat 38-39 gradë celcius. Elbasan, Shkodër, Berat dhe Gjirokastër temperatura do të prekë 39 gradë celcius. Në Tiranë, Fier dhe Lezhë do të arrijë deri 38 gradë. Screenshot Screenshot Era me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s. Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.

Lexo më Shumë

Një sulm i madh kibernetik ka shkaktuar alarm në Lihtenshtajn, pasi hakerë të panjohur fituan akses të paligjshëm në regjistrin e pronarëve përfitues të vendit dhe kopjuan të dhëna që lidhen me rreth 31,000 kompani, fondacione dhe truste. Qeveria e principatës njoftoi se shkelja ndodhi natën e 29-30 korrikut, kur autorët arritën të fitonin akses të paautorizuar në sistemin e informacionit dhe të kopjonin të dhënat përpara se autoritetet kompetente të zbulonin aktivitet të dyshimtë dhe ta nxirrnin platformën jashtë funksionit. Sipas gjetjeve fillestare të hetimit, kriminelët kibernetikë morën kopje të të dhënave të afërsisht 31,000 subjekteve juridike që ishin…

Lexo më Shumë

Ai deklaroi se bisedimet do të ecin shpejt dhe më pas do të trajtohet edhe çështja e kapaciteteve bërthamore të Iranit. Trump shtoi se SHBA-të duhej të kishte goditur Iranin shumë më ashpër. Ai tha se sulmet amerikanë janë më të ashprat, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Lexo më Shumë