Aktivisti Andi Tepelena, gjatë fjalës së tij në protestën e 65-të kundër kryeministrit Edi Rama, u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen përtej bindjeve politike, duke deklaruar se vendi ka nevojë për ndryshim dhe më shumë transparencë. Sipas tij, protesta dëshmon se qytetarët nuk ndahen më në të majtë dhe të djathtë, por bashkohen për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri. “Duan të ndajnë shqiptarët në të majtë e të djathtë, por ky shesh tregon se nuk ka të majtë e të djathtë. Janë të gjithë qytetarë që duan të jetojnë në këtë vend. Shqipërisë sot i…
Author: almakos
Dy të rinj janë sulmuar fizikisht nga tre persona të panjohur në Gostivar, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 2 gusht 2026, rreth orës 22:20, në Stacionin Policor të Gostivarit, A.V. (22) nga Gostivari ka raportuar se në orët e para të së njëjtës ditë, rreth orës 02:30, në rrugën “Borçe Jovanoski”, ai dhe shoku i tij L.E. janë sulmuar fizikisht nga tre persona të panjohur, të moshës rreth 25 vjeç. Sipas kallëzimit, sulmuesit gjatë incidentit kanë përdorur edhe sende të forta dhe…
Një qytetar nga protesta para Kryeministrisë ka hedhur akuza të forta ndaj Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke pretenduar se kjo strukturë po mbron qeverinë. Gjatë fjalës së tij, ai u ndal edhe te hetimi ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke ngritur pretendime për mënyrën se si po zhvillohet procesi hetimor. “Dy fjalë për SPAK. Para disa ditësh e quajta SPAK-un kamuflazh dhe rrufepritëse të qeverisë, por këto ditë kjo gjë ka avancuar”, u shpreh qytetari nga sheshi. Ai krahasoi trajtimin e figurave të ndryshme politike nga drejtësia, duke përmendur ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali…
Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka nisur procedurë penale ndaj katër personave nga fshati Dobërdoll, Komuna e Vrapçishtit, pas kallëzimit penal të dorëzuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas Prokurorisë, ekziston dyshim i bazuar se të dyshuarit kanë kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, të paraparë në nenin 288, paragrafi 3, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 31 korrikut, gjatë një ahengu familjar të organizuar në oborrin e një shtëpie në Dobërdoll. Sipas hetimeve, katër të dyshuarit kanë përdorur armë zjarri – tre pistoleta dhe një pushkë me markë dhe…
Në protestën e 65-të radhazi kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij, aktivisti ka paralajmëruar pjesëmarrjen e Diasporës në protestë më 14, 15 dhe 16 gusht. “Kjo protestë do vazhdojë derisa Edi Rama të dorëhiqet. Diaspora do të vijë në mënyrë masive në 14, 15 dhe 16 gusht. E vetmja mënyra që kjo gjë të mos ndodhë është që Edi Rama të jetë dorëhequr deri më 14 gusht. Por edhe nëse nuk ndodh është e sigurt që pasi të vijë Diaspora ai do të largohet dhe nuk do presë 1 shtatorin”, tha ai.
Prej 65 ditësh qytetarë protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama. Shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës, ndërsa shprehen të vendosur se do të protestojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Gjatë fjalës së tij i riu në protestë u shpreh se qytetarët janë të vendosur dhe se nuk do të largohen nga sheshi deri në largimin e Ramës. “65 ditë rezistencë kundër arrogancës qytetare. Është një ditë e jashtëzakonshme ky popull ka një energji të jashtëzakonshme. Kur kemi thënë se shqiptarët nuk çohen e kemi pasur gabim. Pas 65 dite rezistencë qytetare, kam kuptuar se e kemi pasur gabim kur thonim…
Prania ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme vijon të mbetet në nivele të larta, ndërsa më shumë se 20 anije luftarake të Marinës së SHBA-së janë të angazhuara në operacione në ujërat e rajonit. MARKETING Forca detare amerikane përfshin dy grupe aeroplanmbajtësesh, të shoqëruara nga anije luftarake të pajisura me sisteme të avancuara për mbrojtjen ajrore dhe kundër raketave. Në zonë ndodhen gjithashtu mjete amfibe dhe anije të tjera që mbështesin operacionet e forcave amerikane. Sipas të dhënave të publikuara, një pjesë e konsiderueshme e flotës është e përqendruar në Detin Arabik dhe Oqeanin Indian, ndërsa disa prej anijeve janë…
Ka vdekur në moshë të re Ladi Ndoja, bashkëshorti i deputetes së Partisë Demokratike, Elda Hoti. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e të ndjerit, të cilët bënë të ditur se 46-vjeçari vdiq si pasojë e një arresti kardiak. Ndërkaq, Elda Hoti, i ka dhënë lamtumirën partnerit të jetës me fjalë që shprehin dhimbjen e humbjes. “U prehsh në paqe, i miri i zemrës sime! Ladi im, shpirti im. Do na mungosh gjithë jetën“, shkruan deputetja.
Dy deputetë të partisë bullgare „Rilindja“(„Vazrazhdane“), Krsto Vraçev dhe Angel Georgiev, kanë konfirmuar përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale se kanë marrë pjesë në një seancë gjyqësore në Koçanë ndaj 23-vjeçares Iva Mihajllova, e cila ka shtetësi maqedonase dhe bullgare. Prania e tyre në sallën e gjyqit ka ngritur pikëpyetje, pasi sipas dokumenteve gjyqësore, të dy deputetëve u është shqiptuar një ndalesë njëvjeçare për hyrje në Maqedoni që nga gushti i vitit të kaluar. Sipas informacioneve të publikuara nga Telma, bëhet fjalë për një vendim të Gjykatës Themelore në Manastir me numër PRK-O-263/25, me të cilin 27 anëtarëve të…
Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar pas arrestimit në Francë të biznesmenit Ermal Beqiri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, Beqiri dyshohet se zotëronte disa pasuri në Francë, përfshirë një kështjellë luksoze, apartamente, llogari bankare dhe një avion privat. Në reagimin e tij, Fevziu u shpreh se fokusi kryesor nuk duhet të jetë te pasuritë e tij luksoze, por te fakti se si një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka mundur të jetojë për një periudhë të gjatë i lirë në një vend europian, pavarësisht…
Deputeti i PS-së Vullnet Sinaj në një postim të gjatë në Facebook, ka dalë kundër propozimit të PS-së për Reformën e re Territoriale, ku Bashkia e Selenicës do shkrihet dhe do t’i bashkohet asaj të Vlorës. Sinaj në postimin e tij në rrjetet sociale shkruan se ai e sheh si të padrejtë ndarjen e buxhetit për pushtetin vendor, që sipas tij nëse merr financimet e duhura nuk ka nevojë për zvogëlimin e numrit të bashkive. Sa i përket Selenicës, deputeti socialist nënvizon në postimin e tij se i plotëson të gjitha kriteret, ekonomike, sociale ndërsa thekson se i vetmi kriteret…
Thatësira e zgjatur dhe temperaturat ekstreme që kanë goditur Europën po krijojnë probleme serioze edhe për prodhimin e energjisë. Autoritetet rumune kryen këtë të hënë një shpërthim të kontrolluar në lumin Danub, me qëllim devijimin e ujit drejt reaktorit të vetëm bërthamor që vijon të jetë në funksion në vend. MARKETING Operacioni u realizua nga Marina Rumune, e cila përdori rreth 180 kilogramë eksploziv për të shembur një formacion shkëmbor dhe për të rritur prurjet e ujit drejt kanalit që furnizon centralin bërthamor të Cernavodës. Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan kolona të mëdha uji që u ngritën në ajër…

