Author: almakos

SPAK ka reaguar pas padisë së kompanisë Meral sh.p.k. ndaj prokurorit të Përgjithshëm, Altin Dumani në shtetin italian. Në njoftim SPAK deklaron se Prokuroria e Përgjthshme nuk është pjesë e hetimeve që janë zhvilluar në shtetin italian dhe procedimi është bërë nga vetë Prokuroria e Veronës. SPAK deklaron se nuk ka kryer veprime hetimore, marrje në pyetje, sekuestrime apo kërkesë për sekuestrim, si dhe ka marrë dijeni për ekzistencën e procedimit penal në Itali vetëm në muajin maj 2026, pra pas paraqitjes së kërkesës për arkivim nga ana e Prokurorisë italiane. SPAK sqaron se i vetmi element i identifikuar që…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin se situata epidemiologjike në Gostivar po monitorohet vazhdimisht nga institucionet kompetente shëndetësore. MARKETING “Gjatë 3 gushtit janë regjistruar gjithsej 78 kontrolle, që është për gjashtë më pak krahasuar me një ditë më parë, kur ishin evidentuar 84 kontrolle.Sa i përket etheve të Nilit Perëndimor, në Klinikën e Sëmundjeve Infektive është evidentuar një rast i ri i dyshuar. Po kryhen ekzaminimet e nevojshme për konfirmimin laboratorik ose përjashtimin e sëmundjes. Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me institucionet kompetente shëndetësore, vazhdon ta monitorojë me kujdes situatën dhe do ta informojë me kohë opinionin për të gjitha të…

Lexo më Shumë

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian mohoi sot raportet se ai ka paraqitur dorëheqje mes përshkallëzimit të vazhdueshëm ushtarak me SHBA-në, transmeton Anadolu. MARKETING “Nëse do të jepja dorëheqje, do ta njoftoja publikisht. Nuk do të jap dorëheqje. Do të vazhdoj luftën”, tha Pezeshkian në një fjalim televiziv, pjesë të të cilit u botuan nga agjencia zyrtare e lajmeve IRNA. Ai gjithashtu mohoi pretendimet për mosmarrëveshje me udhëheqësin suprem Mojtaba Khamenei dhe forcat e armatosura, duke theksuar: “Ne po punojmë në harmoni të plotë”. “Të gjithë e dinë se nëse lind ndonjë mosmarrëveshje, forcat e armatosura do të qëndrojnë me Khamenein”, tha…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shkëputet nga rutina e përditshme e politikës dhe ka nisur pushimet në bregdetin e Dhërmiut. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë shefin e qeverisë duke lundruar me gomone në ujërat e jugut, së bashku me familjen e tij. Rama është filmuar ditën e sotme në plazhin e Dhërmiut, duke bërë xhiro me gomone në ujërat e kristalta të Jonit. Pamjet e Ramës me kapele dhe syze dielli janë postuar në rrjet nga “Antidroga”, nga një prej faqeve qe ka qenë më aktive për protestat e qytetarëve. Ndërkohë në Tiranë, sot zhvillohet protesta e…

Lexo më Shumë

Analisti dhe ish-politikani Valon Bela ka reaguar pasi u shpall “non grata” nga Qeveria e Shqipërisë, duke e cilësuar vendimin administrativ si të papranueshëm dhe duke thënë se ai nuk mund të zhbëjë historinë, sakrificën dhe kontributin e një shqiptari. Në një reagim publik, Bela shprehet se shpallja e një luftëtari të tri luftërave kombëtare shqiptare si person i padëshiruar ngre pikëpyetje për mesazhin që u jepet kujtesës kombëtare. “Një vendim administrativ nuk mund ta shpallë ‘non grata’ historinë, sakrificën dhe kontributin e një shqiptari. Nëse një luftëtar i tri luftërave kombëtare shqiptare shpallet i padëshiruar në shtetin shqiptar, atëherë…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,24 % në raport me vendimin e datës 27.7.2026, thuhet në njoftimin e KRRE-së. MARKETING Nnë vendimin e sotshëm është zbatuar shuma e ulur e akcizës prej 2,00 den/l te benzina EUROSUPER BS-95 dheEUROSUPER BS-98 dhe shuma e ulur e akcizës prej 4,00 den/l tek EURODIZELI (D-Е V).Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98…

Lexo më Shumë

Në Prishtinë, flota e Policisë së Kosovës është përforcuar me automjete të reja, një zhvillim që pritet të sjellë përmirësime të dukshme në operacionet e sigurisë. Këto vetura janë të dizajnuara për të rritur kapacitetet operacionale të policisë, duke ofruar zyrtarëve më shumë mjete për të përballuar situatat e ndryshme në terren. Megjithatë, deri më tani, Policia e Kosovës nuk ka zbuluar detaje të plota mbi numrin e automjeteve të reja, vlerën e investimit të bërë, apo mënyrën se si do të shpërndahen ato nëpër njësitë e saj. Ky investim është një sinjal i qartë për angazhimin e institucioneve në…

Lexo më Shumë

Një rast i krimeve kundër mjedisit është goditur në fshatin Gostimë, ku një subjekt dyshohet se ka kryer gërryerje të paligjshme të shtratit të lumit Devoll, duke shkaktuar devijimin e rrjedhës së ujit dhe duke rrezikuar përmbytjen e tokave bujqësore. Policia e Cërrikut ka arrestuar në flagrancë tre persona, ndërsa ka shpallur në kërkim administratorin 22-vjeçar të subjektit. Në pranga kanë rënë shtetasit L. X., 35 vjeç, banues në Cërrik, L. B., 42 vjeç, shtetas indian me banim në Cërrik, dhe B. T., 46 vjeç, banues në fshatin Shalës. Sipas hetimeve, dy punonjësit e subjektit kanë përdorur mjete të rënda…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë i ka përcjellë autoriteteve franceze dokumentacionin për ekstradimin e biznesmenit Ermal Beqiri, i arrestuar pak ditë më parë në Francë. Sipas burimeve pranë Prokurorisë së Posaçme, SPAK i ka kërkuar ministrisë dërgimin e kërkesës zyrtare për ekstradim te autoritetet ligjzbatuese franceze. Bashkë me kërkesën është dërguar edhe vendimi i Gjykatës së Posaçme, e cila ka caktuar ndaj Beqirit masën e sigurisë “arrest në burg”. Biznesmeni dyshohet për kryerjen e 7 veprave penale.Ermal Beqiri u arrestua në Francë pasi u kap duke fluturuar me avion privat mbi një central bërthamor në Normandi, në një lartësi nën kufirin e…

Lexo më Shumë

Në periudhën prej 01.07.2026 deri më 31.07.2026, si rezultat i kontrolleve të rregullta në komunikacion të realizuara nga zyrtarët policorë të të gjitha sektorëve të punëve të brendshme nëpër rrugët e vendit, nga gjithsej 20.976 urdhërpagesa të lëshuara, 4.241 shkelje u referohen shoferëve të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë, njoftojnë nga MPB. “Të privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit kanë qenë 496 persona, prej të cilëve 81 për ngasje nën ndikimin e alkoolit, 373 për ngasje pa patentë shoferi, 25 për shkak të ndalesës së shqiptuar paraprakisht për drejtim të automjetit motorik, tre për ngasje me shpejtësi më…

Lexo më Shumë

Policia e Sarandës ka parandaluar një ngjarje të kriminale, duke arrestuar pesë persona. Sipas policisë dy prej të arrestuarve u kapën në flagrancë në fshatin Gjashtë, pranë një lokali, teksa kishin nxjerrë armët e zjarrit nga automjeti dhe qëndronin në pritë në një zonë pa ndriçim. Ndërkohë gjatë operacionit u arrestuan edhe tre persona të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Policia bën me dije se nga hetimet paraprake dyshohet se grupi kishte udhëtuar drejt Sarandës me qëllim kryerjen e një vrasjeje. Gjatë kontrollit u sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 silenciator dhe 2 automjete.…

Lexo më Shumë

Pasi udhëhoqi Holandën për më shumë se një dekadë, Mark Rutte, kryeministri me mandat më të gjatë në historinë e vendit, zgjodhi një mënyrë të veçantë për të përfunduar karrierën e tij politike: duke u kthyer në shtëpi me biçikletë, pa eskortë dhe pa pompën e zakonshme të ceremonive.Më 2 korrik 2024, pas ceremonisë zyrtare të dorëzimit të detyrës te pasardhësi i tij, Dick Schoof, Rutte doli nga ndërtesa e Kryeministrisë në Hagë. Pamja ishte e jashtëzakonshme: ai kaloi mbi qilimin e kuq të shtruar për këtë rast dhe, sapo arriti në skaj, hipi mbi biçikletën e tij të zezë,…

Lexo më Shumë