Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të pakta lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 33 deri në 40 gradë Celsius. MARKETING Në Shkup do të kemi mot me diell dhe shumë ngrohtë me erë të dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bjerë në 16, ndërsa maksimale do të arrijë 39 gradë. Vazhdon periudha e motit me diell dhe shumë të ngrohtë me një temperaturë ditore…
Author: almakos
Një valë e re sulmesh ruse me raketa balistike dhe dronë ka goditur Kievin dhe rajonin përreth gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës, duke lënë të paktën 14 të vdekur dhe 22 të plagosur, në një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj kryeqytetit ukrainas këtë vit. MARKETING Sipas kreut të administratës ushtarake të Kievit, Timur Tkachenko, sulmet nisën menjëherë pas mesnatës, ndërsa alarmet ajrore zgjatën për më shumë se një orë. Breshëria e raketave shkaktoi dëme të mëdha në ndërtesa banimi, depo dhe infrastrukturë civile.Tkachenko bëri të ditur se nëntë persona humbën jetën në distriktin Boryspil, katër në…
Aktivisti Andi Tepelena deklaroi sot se qeveria po “furnizon” shqiptarët çdo ditë me skandale, duke u ndalur edhe te çështja e aeroportit të Vlorës. Gjatë një bisede në News24, Tepelena tha se për këtë projekt kanë nisur hetimet dhe se punimet pritet të pezullohen. “Çdo ditë kemi skandale. I nxjerrin vetë mediat, ne i interpretojmë ato. Ja, për aeroportin e Vlorës sot u bë e ditur se kanë nisur hetimet dhe se do të pezullohen punimet në këtë projekt. Qeveria na furnizon me skandale çdo ditë. Nuk është mirë që na furnizon me skandale çdo ditë, por kjo është gërryerja…
Nga Fatos Tarifa Këto radhë i shkruaj për atë sorollop politikanësh socialistë në Kuvendin e Shqipërisë dhe në qeverinë e këtij vendi, të cilët i njihni të gjithë. Edhe pse nuk i përmend me emër, cilido nga ju e di se për kë e kam fjalën. Arketipi i këtij lloji politikani është kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Të tjerët (kryetari i Kuvendit, i komisionit të ligjeve & Co) janë thuajse si ai: nënkryetarucë të vegjël nën sqetullën e Kryetarit të partisë dhe të qeverisë, që përpiqen t’i ngjajnë atij në çdo gjë. E imitojnë Kryetarin sa dinë dhe…
Ditën e mërkurë vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës. Në disa qytete temperaturat do të arrijnë mbi 40 gradë celcius. Madje, në Elbasan dhe Berat e sotmja do të jetë një ditë përvëluese me temperaturën që do të shënojë 41 gradë celcius. Në Shkodër dhe Gjirokastër do të jetë 1 gradë më pak. Në Tiranë, Lezhë dhe Fier temperatura do të arrijë deri 39 gradë celcius. Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare…
OpenAI ka pranuar të paguajë 3.2 milionë dollarë për të zgjidhur një hetim të Departamentit të Drejtësisë të ShBA-së lidhur me pretendimet për diskriminim ndaj kandidatëve amerikanë gjatë procesit të punësimit. Sipas autoriteteve amerikane, OpenAI dhe kompania Statsig kanë përdorur praktika që dekurajonin aplikimet e punëtorëve amerikanë, përfshirë kërkesat për aplikime me postë, publikimin e vendeve të punës në orare të pazakonta dhe mosshpalljen e tyre në platforma të jashtme. Në marrëveshjen me autoritetet, OpenAI mohoi se kishte shkelur ligjin, por pranoi ta mbyllë çështjen pa vazhduar procedurat gjyqësore, raporton Reuters. Nga shuma prej 3.2 milionë dollarësh, 1.2 milionë do…
Rregullatori i sigurisë bërthamore i Finlandës rekomandoi sot që impiantit të magazinimit të mbetjeve bërthamore Onkalo t’i jepet një licencë operimi. MARKETING Me këtë veprim, u hap rruga për zbatimin e vendimit të qeverisë që do ta bëjë këtë infrastrukturë vendin e parë të përhershëm në botë për ruajtjen e karburantit bërthamor të shpenzuar. Posiva, pronarja e Onkalo, e cila nga ana tjetër është në pronësi të kompanive të shërbimeve Fortum dhe Teollisuuden Voima (TVO), planifikon të varrosë mbetjet bërthamore rreth 400 metra nën tokë. Finlanda miratoi ndërtimin e projektit në vitin 2015 dhe rregullatori STUK tha në një deklaratë…
66 ditë, protestë, revoltë, qëndresë, rezistencë dhe kërkesa të panegocieushme, duke nisur që nga dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike. “Jemi të gjithë këtu për të ndryshuar historinë e Shqipërisë, për të ndryshuar sistemin e korruptuar”, u shpreh aktivisti Visuar Dalipi nga fjalimi i tij në sheshin Nënë Tereza”. Mes brohorimash dhe thirrjesh “Ju erdhi fundi”, “nesër më shumë”, protestuesit bënë të qartë se nuk do të ndalen deri në largimin e Ramës. Kjo revoltë e tyre është edhe kundër të gjithë klasës së vjetër politike të cilën e akuzojnë se vetëm kanë vjedhur dhe kanë punuar kundër interesave të…
Protesta e 66-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është shoqëruar edhe këtë herë me mesazhe simbolike nga qytetarët pjesëmarrës. Në sheshin ku zhvillohet tubimi, protestuesit kanë vendosur një mbishkrim gjigant me bojë të bardhë dhe shkronja të mëdha, ku lexohet: “KOHA PËR LLOGARIDHËNIE!”. Përmes këtij mesazhi, pjesëmarrësit kanë përsëritur kërkesën e tyre që kryeministri Edi Rama të mbajë përgjegjësi për qeverisjen, duke e konsideruar llogaridhënien si një nga kërkesat kryesore të protestës. Mbishkrimi u bë një nga elementët më të spikatur të tubimit, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe duke përforcuar mesazhin që protestuesit kanë përcjellë përgjatë…
Një protestues, gjatë tubimit para Kryeministrisë, i ka bërë thirrje kreut të SPAK-ut, Klodian Braho, që të arrestojë kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Ai deklaroi se, në të kundërt, kreu i Prokurorisë së Posaçme duhet të japë dorëheqjen. “Sot nuk flet një parti, por ndërgjegjja e një populli. Jemi mbledhur këtu për Shqipërinë, pasi nuk është pronë e asnjë qeverie, e asnjë partie apo politikani. I bëj thirrje Brahos, nëse ti nuk arreston Ballukun, Edi Ramën, jep dorëheqjen. Ik! Largohu, se ti nuk po bën detyrën tënde. Çdo shqiptar është zgjuar. Ne jemi të vetëdijshëm se Balluku ka…
Një qytetar shqiptar që jeton jashtë vendit iu bashkua protestës së zhvilluar para Kryeministrisë kundër kryeministrit Edi Rama, duke adresuar kritika ndaj qeverisë dhe duke bërë thirrje për hetimin e zyrtarëve të korruptuar. Gjatë fjalës së tij, ai tha se kishte ardhur në Shqipëri së bashku me një grup bashkatdhetarësh nga diaspora për të marrë pjesë në protestë. “Jam një djalë i diasporës dhe kemi organizuar kolonën për të ardhur në Shqipëri dhe për të protestuar në Tiranë. Po e them publikisht dhe pres që ministri i Brendshëm të më shpallë ‘non grata’, siç po e bën me bashkatdhetarë të…
Vala e të nxehtit ka sjellë rritje të ndjeshme të numrit të thirrjeve drejt Ndihmës së Shpejtë Mjekësore. Sipas Daniell Georgievskit nga Ndihma e Shpejtë, çdo ditë regjistrohen mbi 200 thirrje për ndërhyrje, si në vende publike për shkak të kolapseve, ashtu edhe në banesa, ku qytetarëve u përkeqësohet gjendja shëndetësore si pasojë e temperaturave të larta. MARKETING Georgievski bëri të ditur se ekipet e Ndihmës së Shpejtë intervenojnë mesatarisht në tre deri në pesë raste kolapsi në ditë, ndërsa gjatë periudhave me temperatura ekstreme ky numër mund të rritet edhe më shumë. Sipas tij, qytetarët më shpesh kërkojnë ndihmë…

