Author: almakos

“Në muajin nëntor Shqipëria hedh hapin e fundit në integrimin e plotë në sistemin europian të pagesave”. Këtë e bëri të ditur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në komunikimin e tij mujor me mediat. Sipas Guvernatorit Sejko, biznesi dhe qytetarët, me anë të pagesave të shpejta, fitojnë kohë dhe kursejnë të ardhura të konsiderueshme. “Banka e Shqipërisë pas implementimit të sistemit SEPA po punon së bashku më Bankën Qendrore të Italisë dhe BQE për implemnetimin edhe të sistemit TIPS, që është një klon i atij Italian. Me këtë hap që përfundon në nëntor ne do të jemi plotësisht…

Lexo më Shumë

Projektligji për Forcimin e Solidaritetit Kombëtar dhe Integrimit Shoqëror, i përgatitur në kuadër të procesit “Turqi pa terrorizëm”, është dorëzuar në Kryesinë e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM), raporton Anadolu. MARKETING Projektligji synon të përcaktojë procedurat për shtyrjen e hetimeve, ndjekjeve penale dhe ekzekutimit të dënimeve, si dhe masat e tjera që do të zbatohen, pasi institucionet e sigurisë të konstatojnë se organizata terroriste PKK/KCK dhe të gjitha strukturat e lidhura me të i kanë dhënë fund ekzistencës së tyre faktike dhe kanë dorëzuar të gjitha armët dhe municionet që kanë pasur nën kontroll. Ky konstatim duhet të…

Lexo më Shumë

Një tjetër episod i serisë “Rama kundër Ramës” rikthen në vëmendje deklaratat e Edi Ramës gjatë kohës kur ishte në opozitë, kur premtonte se nuk kishte në vizionin e tij “një Shqipëri hajdutësh” dhe akuzonte qeverinë e asaj kohe për korrupsion dhe keqqeverisje. Sot, pas më shumë se një dekade në pushtet, një pjesë e kabinetit të tij qeveritar është përballur me hetime apo procese para organeve të drejtësisë, ndërsa opozita e përdor këtë si argument për të evidentuar kontrastin mes retorikës së dikurshme dhe kritikave që drejtohen ndaj qeverisë aktuale.

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian ka marrë 1,4 miliardë euro të tjera (1,62 miliardë dollarë) fitime nga asetet e bankës qendrore ruse të ngrira në  vendet e bllokut, duke e çuar totalin e fitimeve të papritura të gjeneruara në 8 miliardë euro. “Rusia duhet të paguajë për shkatërrimin që ka shkaktuar. Dhe ne po i përdorim të ardhurat nga asetet e bllokuara ruse për t’u siguruar që ta bëjë këtë”, tha sot Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. “Ne po i vëmë në dispozicion të Ukrainës 1.4 miliardë euro të tjera prej tyre. Kjo do të mbështesë rezistencën e vazhdueshme të…

Lexo më Shumë

LSDM njoftoi se qeveria e Hristijan Mickoskit po përgatit terrenin për pranimin e propozimit francez. Anëtari i Këshillit Drejtues të kësaj partie, Andrej Zhernovski, tha se ministri i Jashtëm, Timço Mucunskit para pak ditëve vetë pranoi se po bëjnë bisedime të fshehta. ANDREJ ZHERNOVSKI, ANËTAR I KËSHILLIT DREJTUES I LSDM-SË “Po përgatitet terreni për pranimin e propozimit francez. Informacionet tona nga Brukseli thonë se qeveria Mickoski tashmë është pajtuar për këtë, dhe këto janë sinjale të qarta që kanë ardhur nga Brukseli, Berlini dhe Parisi”. Ai beson se Qeveria po përpiqet të krijojë një strategji për ta paraqitur si fitore…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar në zonën e Paskuqanit, ku është shënuar një grabitje me armë brenda një argjendarie. Sipas informacioneve paraprake, dy persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar një argjendari. Autorët kanë vepruar nën kërcënimin e armës së zjarrit. Pas marrjes së sendeve me vlerë, dy autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke përdorur një motor.

Lexo më Shumë

Gjithsej shtatë zjarre në hapësira të hapura janë regjistruar deri në orën 13:00, ka njoftuar Qendra për Menaxhim me Kriza. Sipas të dhënave të fundit, pesë vatra zjarri vazhdojnë të jenë aktive në komunat Gostivar, Rankovcë, Kratovë, Manastir dhe Nagoriçan i Vjetër. Ndërkohë, dy zjarre, në Vinicë dhe Negotinë, janë vënë nën kontroll. Zjarret kanë përfshirë kryesisht sipërfaqe me vegjetacion të ulët, shkurre, pyje të përziera, kashtë dhe zona me mbetje. Ekipet kompetente janë në terren dhe po vijojnë me monitorimin dhe ndërhyrjet për lokalizimin e vatrave aktive, si dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarreve. Autoritetet kanë…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar në zonën e Paskuqanit, ku është shënuar një grabitje me armë brenda një argjendarie. Sipas informacioneve paraprake, dy persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar një argjendari. Autorët kanë vepruar nën kërcënimin e armës së zjarrit. Pas marrjes së sendeve me vlerë, dy autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke përdorur një motor.

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka promovuar sot përfundimin e punimeve në rrugën “Mihajllo Rajçeviq” në lagjen Cetinsk, projekt të cilin e cilësoi si një zgjidhje përfundimtare për një problem të kahershëm të banorëve të kësaj zone. MARKETING Sipas Kasamit, ndërhyrja nuk është kufizuar vetëm në asfaltimin e rrugës, por ka përfshirë edhe ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit dhe kanalizimit, me qëllim krijimin e një infrastrukture më moderne dhe funksionale. “Me shumë kënaqësi promovuam sot përfundimin e punimeve në rrugën ‘Mihajllo Rajçeviq’ në lagjen Cetinsk, një projekt që i jep fund një problemi shumëvjeçar dhe u…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka akuzuar Qeverinë se po e çon vendin drejt një vale të re rritjesh të çmimeve, pas shtrenjtimit të dizelit. MARKETING Sipas kësaj partie, brenda më pak se një muaji çmimi i dizelit është rritur nga 82,5 në 99,5 denarë për litër, ose për rreth 17 denarë, që përbën një rritje prej 20,6 për qind. BDI vlerëson se kjo rritje do të ndikojë drejtpërdrejt te qytetarët përmes kostove më të larta të transportit, çmimeve të produkteve ushqimore, shpenzimeve për bujqit dhe bizneset. “Çdo kamion që sjell mall në market, çdo autobus dhe çdo makinë pune…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Republikës së Turqisë në vend, Fatih Ulusoy, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe mbështetjen e proceseve reformuese. MARKETING Sipas Ministrisë së Drejtësisë, në takim u bisedua për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira, si dhe për realizimin e projekteve të përbashkëta, trajnimeve dhe aktiviteteve që synojnë forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të drejtësisë të dy vendeve. Shasivari vlerësoi Turqinë si një partner të rëndësishëm në procesin e reformave, ndërsa shprehu mirënjohje edhe për ftesën për të marrë pjesë në Samitin Ndërkombëtar…

Lexo më Shumë

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se më 6 dhe 7 gusht 2026 do të vendosen kufizime të përkohshme të qarkullimit në autostradën Durrës–Tiranë, në kuadër të punimeve për projektin “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës (Faza III)”. Sipas ARRSH-së, nga ora 00:00 deri në 04:30, do të kryhet montimi i trarëve metalikë të mbikalimit të ri të Kasharit. Për të garantuar zhvillimin e punimeve dhe sigurinë rrugore, do të bllokohen dy korsitë e aksit kryesor në drejtimin Durrës–Tiranë. Gjatë këtij intervali, trafiku që lëviz nga Durrësi në drejtim të Tiranës, Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe Kosovës do të devijohet nëpërmjet rampave…

Lexo më Shumë