Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira lokale. MARKETING Pasdite do të ketë reshje lokale të shiut në pjesët malore të vendit.Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtime të ndryshme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri 22 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 33 deri 39 gradë celsius. Në ditët në vijim moti do të jetë i ngrohtë dhe me temperatura deri 40 gradë Celsius. MARKETING
Author: almakos
Për 68 ditë me radhë, në mbarë vendin po zhvillohen protesta masive kundër kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kërkojnë njëzëri largimin e tij nga detyra. Ata janë shprehur të vendosur se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit është e panegociueshme, duke paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e këtij qëllimi. Sot shënohet dita e 68-të e protestave, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen sërish për të përsëritur thirrjen e tyre për dorëheqjen e kryeministrit. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe qeveri teknike 12-mujore, po ashtu hetimin e kryeministrit Edi Rama nga SPAK. Protestuesit akuzojnë qeverinë, kryeministrin Edi Rama për…
Ditën e enjte vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës. Screenshot Screenshot Era me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.
Analisti politik Dardan Gashi ka deklaruar se insistimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të marrë postin e presidentit do ta komplikonte edhe më tej situatën politike në vend. Duke folur në emisionin “Debat Plus”, Gashi ka thënë se çështja e presidentit ka qenë një nga arsyet kryesore që Kosova ka shkuar në zgjedhje, ndërsa ka vlerësuar se LDK-ja mund të jetë subjekti që do të duhet të bëjë një lëshim. “Nëse LDK-ja insiston në marrjen e presidentit, e komplikon shumë situatën, sepse për këtë arsye kemi shkuar në zgjedhje. Kurti nuk ka dashur ta ndajë këtë pushtet me askënd,…
Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar Eric Wendt si ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, duke i hapur rrugën marrjes së detyrës së tij diplomatike në Tiranë. Kandidatura e tij u miratua në seancën plenare të Senatit ditën e sotme me 50 vota pro dhe 44 kundër në një votim në bllok, pasi disa javë më parë kishte marrë mbështetjen në Komitetin për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit. Mocioni për kalimin në seancë ekzekutive për shqyrtimin e emërimit, në përputhje me Rezolutën 817 të Senatit (Kongresi i 119-të), u miratua në Senat me votim me zë. Pas miratimit…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu sinjalizoi që Izraeli mund të ndërmarrë veprime ushtarake të njëanshme kundër Iranit, ndërsa përpjekjet diplomatike vazhdojnë për të siguruar një marrëveshje që synon përfundimin e konfliktit mes Teheranit dhe Washingtonit, transmeton Anadolu. MARKETING “Dëgjuam sot komandantin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Ahmad Vahidi, duke deklaruar se Irani synon të vazhdojë zhvillimin e një arme bërthamore”, tha Netanyahu. “Si kryeministër i Izraelit, jam i vendosur ta pengoj Iranin të sigurojë armë bërthamore”, shtoi ai. Duke e përshkruar SHBA-në si “aleatin më të madh të Izraelit”, kryeministri izraelit tha megjithatë se është “i vendosur të bëjë gjithçka…
Policia e Vlorës ka reaguar pas lajmeve se vdekja e një turisteje në Palasë ishte mbajtur e fshehtë. Në deklaratën e Policisë sqarohet se turistja 33-vjeçare M.S, nga Gjermania ishte dërguar mesditën e 30 korrikut 2026 në ambientet e Qendrës Shëndetësore të Palasës. Asaj i ishte dhënë ndihma e parë mjekësore, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve e reja kishte ndërruar jetë. Policia sqaron gjithashtu se ka kryer të gjitha veprimet në përputhje me procedurat standarde dhe legjislacionin në fuqi. Reagimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë: Nisur nga një lajm i publikuar në media në lidhje me humbjen e jetës…
Deputeti i PD-së, të qarkut Fier, Luan Baçi u ka bërë thirrje qytetarëve të Divjakës, që të mos e lejojnë kryebashkiaken e Lushnjes të kalojnë në territorin e tyre. Baçi shkruan se, ‘avokatët’ e Ramës kanë filluar të ‘argumentojnë’ dhe të mbrojnë turpin pa pasur turp fare’. Luan Baçi Divjaka duhet ta shpallë non grata këtë papagallen e Ramës, që drejton Bashkinë e Lushnjës, e të mos i lejojë asnjëherë kalimin në territorin e Divjakës!Filluan ‘avokatët’ e Ramës të ‘argumentojnë’ dhe të mbrojnë turpin e Ramës, pa pasur turp fare!Dëgjoni kryetaren e Bashkisë Lushnjë… ‘Divjaka e Lushnjës’, thotë ‘kukulla’ e…
Analist Lutfi Dervishi ka reaguar me ironi lidhur me mundësinë që çështja e Aeroportit të Vlorës të përfundojë në arbitrazh ndërkombëtar, një skenar të cilin e paralajmëroi më herët edhe biznesmeni Behgjet Pacolli. Mosmarrëveshjet mes ortakëve, Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi mund të çojnë në zgjidhjen e kontratës koncesionare të aeroportit. Mirëpo, përmes një postimi në rrjetet sociale, Dervishi ironizoi pasojat financiare të një vendimi të mundshëm në dëm të shtetit shqiptar, duke vënë në dukje se barra do të binte mbi buxhetin e shtetit. Ai vijon më tej me ironinë e tij duke shtuar se gjoba do të paguhej…
Zyrtarë të lartë të Pentagonit po u bëjnë thirrje privatisht senatorëve republikanë të mbështesin një paketë të katërt pajtimi, duke argumentuar se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për një rritje të ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes, sipas raportit të Axios. MARKETING Sipas raportit, ndërsa udhëheqësi i shumicës në Senat, John Thune, ende nuk e ka mbështetur planin e pajtimit 3.0, Shtëpia e Bardhë ka nisur tashmë përgatitjet për një paketë të re buxhetore. Zyrtarët po punojnë në një propozim që do të kombinonte fonde shtesë për Pentagonin me prioritete të tjera, përfshirë rritjen e tavanit të borxhit deri në vitin…
Aktivisti i diasporës shqiptare në Londër, Bledi Meti, deklaroi në një intervistë për News24 se protestat e organizuara nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit kanë tronditur, sipas tij, “themelet e regjimit autoritar” të kryeministrit Edi Rama. Meti bëri të ditur se muaji gusht është zgjedhur si periudha kur diaspora shqiptare, përveç rikthimit pranë familjeve, do të organizohet edhe në protesta dhe aktivitete qytetare. “Muajin gusht e kemi konsideruar si muaj feste dhe protestë. Më 14, 15 dhe 16 gusht do të zhvillohen aktivitete që mbështeten nga shqiptarët e Britanisë, por edhe nga komunitetet shqiptare në Gjermani, Francë dhe vende të…
Gazetari Enton Abilekaj deklaron se problemi i pushtetit lokal në Shqipëri nuk lidhet me numrin e bashkive, por me mënyrën se si ato janë menaxhuar nga qeveria. Sipas Abilekajt, qytetarët nuk duhet të shqetësohen për ekzistencën e një bashkie, por për cilësinë e shërbimeve që marrin. Gazetari theksoi se përmirësimi i shërbimeve nuk varet nga afërsia fizike e bashkisë, por nga përgjegjshmëria dhe menaxhimi i drejtuesve vendorë. Sipas tij, debati për reformën territoriale duhet të fokusohet te mënyra e funksionimit të pushtetit lokal dhe përmirësimi i ligjit, jo vetëm te numri i bashkive. ‘Dëshira e mirë, po të jemi të…

