Është ndërprerë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje pasi mori fjalën në Kuvend tha se iu nevojitet kohë shtesë për marrëveshje politike me partitë, duke mos prezantuar kështu emrin e LVV për kryetar/e të Kuvendit.
Author: almakos
Dy muaj pas mbajtjes së provimit të parë ekstern, Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka publikuar rezultatet përfundimtare të sesionit të maturës së qershorit, pas shqyrtimit të ankesave. MARKETING Mesatarja e përgjithshme nga të tre llojet e maturës është 3.66. Te matura shtetërore mesatarja është 3.62, te matura shtetërore profesionale 3.91, ndërsa te matura shtetërore artistike 3.59. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, deklaroi se është e kënaqur me suksesin e arritur, duke theksuar se rezultati është pothuajse në të njëjtin nivel me mesataren e vitit të kaluar prej 3.69, dhe më i mirë krahasuar me vitin 2024,…
Komisariati nr. 5 vijon hetimet për zbardhjen e grabitjes së argjendarisë në Paskuqan. Burime bëjnë me dije se 2 autorët, të maskuar, ndoqën të njëjtin itinerar për të kryer grabitjen. Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë rezulton se dy autorët kanë përdorur rrugicat periferike të Kamzës, duke shmangur rrugët kryesore. Të njëjtin itinerar ndoqën edhe pas grabitjes. Në momentin që hynë brenda në argjendari grabitën vetëm sende floriri të cilat shkojnë mbi 1.5 milionë lekë. Grupi hetimor ka dyshime se autorët e njohin mirë zonën, për shkak të itinerarit që kanë ndjekur. Dyshohet se njëri prej autorëve të…
Gjatë 24 orëve të fundit, deri në orën 07:30 të mëngjesit, në vend janë regjistruar gjithsej 20 zjarre në hapësira të hapura. Prej tyre, një zjarr është ende aktiv, një është vënë nën kontroll, ndërsa 18 janë shuar plotësisht. MARKETING Siç njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) aktiv mbetet zjarri në Komunën e Makedonski Brodit. Nën kontroll është zjarri në Komunën e Dellçevës, pranë deponisë së qytetit. Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar gjithsej 18 zjarre, ku janë djegur vegjetacion i ulët, mbeturina, deponi ilegale, kashtë e mbetur në ara, shkurre dhe sipërfaqe pyjore. Zjarre janë regjistruar në…
Qindra zjarrfikës po punojnë me turne të zgjatura për të kontrolluar zjarrin e kompleksit Spokane në shtetin amerikan të Washingtonit përpara se moti më i nxehtë dhe më i thatë të arrijë këtë fundjavë, transmeton Anadolu. MARKETING Më shumë se 1.500 zjarrfikës nga 24 shtete po luftojnë me zjarrin, i cili ka dëmtuar ose shkatërruar rreth 850 struktura që nga e shtuna, raportoi sot NBC News. Ndërsa temperaturat pritet të rriten pa parashikime të shiut, zyrtarët thonë se zjarri është zgjeruar me vetëm dy hektarë që nga e hëna ndërsa ekuipazhet forcojnë linjat e kontrollit. “Megjithatë, progres i jashtëzakonshëm është…
Sot në ora 10:00 mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, në fillim të seancës do të themelohet Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve të deputetëve të rinj. Pas verifikimit të mandateve, deputetët e zgjedhur do të bëjnë betimin, ndërsa më pas pritet të zhvillohet procesi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve. Për zgjedhjen e nënkryetarëve kërkohet shumicë e thjeshtë e votave në Kuvend. Ende nuk është bërë e ditur nëse pas seancës konstituive do të ketë një seancë tjetër për formimin e Qeverisë…
Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës së zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit, duke bërë të ditur se janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat pesë vijojnë të jenë aktive. Në operacionet për izolimin dhe shuarjen e flakëve janë angazhuar 64 automjete zjarrfikëse, 631 forca operacionale, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, tre helikopterë dhe një avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore. Në zonën e Dajtit vijon puna për shuarjen e zjarrit, me angazhimin e forcave të MZSH-së dhe ADZM-së si dhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura. Në mbështetje të operacionit po vepron avioni…
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, GJKKO, miratoi më 17 korrik një rregullore të re që përcakton udhëzime për sigurinë dhe sjelljen në ambientet e saj. Ky vendim, i shoqëruar nga një komentar voluminoz prej 532 faqesh, prek njëherazi aksesin e mediave dhe gazetarëve në gjykatë. Në një hapësirë të veçantë dedikuar marrëdhënieve me median, hyrja e komentarit, e shkruar nga gjyqtari dhe kryetari në detyrë i GJKKO-së, Erjon Bani, pohon se transparenca e drejtësisë është “një vlerë kushtetuese” në një shoqëri demokratike. Megjithatë, dokumenti shton se kufizimet e reja nuk kanë si qëllim censurën, por synojnë…
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi të fshatit Kolonjë. Një automjet i llojit “Audi”, i cili po udhëtonte nga Fieri në drejtim të Lushnjës, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar brenda në nënkalimin që të çon drejt zonës së Kolonjës. Si pasojë e përplasjes së fortë, automjeti ka pësuar dëme të mëdha materiale. Drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë…
Në Shqipëri deri në qershor 2026 rezultojnë se janë të regjistruar gati 40 mijë shtetas të huaj, ku më shumë se gjysma e tyre po qëndrojnë në vend për të punuar. Konkretisht, sipas të dhënave të Policisë së Shtetit për Monitor deri më 30 Qershor 2026 janë regjistruar gjithsej 38,712 leje qëndrimi të miratuara për shtetasit e huaj. Sipas shtetësisë, numrin më të lartë të lejeve e kanë shtetasit e Kosovës me 7,302 leje duke përbërë rreth 19% të totalit të lejeve aktive të qëndrimit. Pas tyre, numrin më të lartë e përbëjnë shtetasit nga Italia me 4,332 leje qëndrimi…
Disa pjesë të Shkupit sot do të mbeten pa ujë dhe pa energji elektrike për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit dhe ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin elektrik. MARKETING Nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup njoftojnë se, për shkak të një defekti në tubacionin e ujit me diametër 80 milimetra në rrugën “Rajko Zhinzifov”, numër 32, furnizimi me ujë do të ndërpritet për një pjesë të përdoruesve në rrugët “Rajko Zhinzifov”, “Vladimir Polezhinovski”, “Stefan Jakimov-Dedov” dhe “Borka Talevski”. Ndërprerja e furnizimit me ujë ka filluar në orën 08:00 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve.…
13 % e territorit të Shqipërisë rezulton i braktisur gjatë periudhës 2011–2023. Kjo është tabloja që paraqet një hartë e publikuar në kuadër të propozimeve për reformën territoriale, e ndërtuar mbi të dhënat e INSTAT. Sipas analizës, sipërfaqja e klasifikuar si e braktisur arrin në rreth 1 mijë e 519 kilometra katrorë, duke dëshmuar për një zhvendosje të vazhdueshme të popullsisë nga zonat rurale drejt qyteteve. Harta tregon se fenomeni i braktisjes është i pranishëm pothuajse në të gjithë vendin, por ai është shumë më i theksuar në zonat malore, të thella dhe me dendësi të ulët popullsie. Përqendrimi më…

