Gjatë 24 orëve të fundit, deri në orën 07:30 të mëngjesit, në vend janë regjistruar gjithsej 20 zjarre në hapësira të hapura. Prej tyre, një zjarr është ende aktiv, një është vënë nën kontroll, ndërsa 18 janë shuar plotësisht.
Siç njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) aktiv mbetet zjarri në Komunën e Makedonski Brodit.
Nën kontroll është zjarri në Komunën e Dellçevës, pranë deponisë së qytetit.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar gjithsej 18 zjarre, ku janë djegur vegjetacion i ulët, mbeturina, deponi ilegale, kashtë e mbetur në ara, shkurre dhe sipërfaqe pyjore.
Zjarre janë regjistruar në disa komuna, përfshirë Karposhin, Petrovecin, Butelin, Manastirin, Bogdancin, Prilepin, Dollnenin, Kavadarin, Negotinën, Vinicën, Zërnovcin, Likovën, Kratovën, Rankovcën, Zhelinën, Tearcën dhe Gostivarin.
Kujtojmë se Qeveria ka shpallur gjendje të krizës në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në fund të gushtit për shkak të rritjes së rreziqeve dhe kërcënimeve nga zjarret në hapësira të hapura dhe zjarret pyjore.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut, viteve të kaluara është përballur me shumë zjarre. Gjatë muajit gusht dhe shtator të vitit të kaluar u raportuan një sërë zjarres



