Bashkimi Evropian ka marrë 1,4 miliardë euro të tjera (1,62 miliardë dollarë) fitime nga asetet e bankës qendrore ruse të ngrira në vendet e bllokut, duke e çuar totalin e fitimeve të papritura të gjeneruara në 8 miliardë euro.
“Rusia duhet të paguajë për shkatërrimin që ka shkaktuar. Dhe ne po i përdorim të ardhurat nga asetet e bllokuara ruse për t’u siguruar që ta bëjë këtë”, tha sot Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
“Ne po i vëmë në dispozicion të Ukrainës 1.4 miliardë euro të tjera prej tyre. Kjo do të mbështesë rezistencën e vazhdueshme të Ukrainës kundër luftës së paligjshme të Rusisë”, tha ajo.
Asetet ruse të mbajtura në BE u ngrinë sipas sanksioneve të vendosura për shkak të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska në vitin 2022.
“Ndërsa vetë asetet mbeten të palëvizshme, interesi mbi bilancet e parave të gatshme nuk i përket Rusisë”, tha komisioni në një njoftim për shtyp. Paratë do t’i ofrohen Ukrainës përmes masave ekzistuese të mbështetjes, tha ai.



