Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Republikës së Turqisë në vend, Fatih Ulusoy, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe mbështetjen e proceseve reformuese.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, në takim u bisedua për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira, si dhe për realizimin e projekteve të përbashkëta, trajnimeve dhe aktiviteteve që synojnë forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të drejtësisë të dy vendeve.
Shasivari vlerësoi Turqinë si një partner të rëndësishëm në procesin e reformave, ndërsa shprehu mirënjohje edhe për ftesën për të marrë pjesë në Samitin Ndërkombëtar “Ardhmëria e Drejtësisë”, që do të mbahet në Stamboll dhe që synon shkëmbimin e përvojave për avancimin e sundimit të ligjit. /SHENJA/



