Author: almakos

Sindikatat përfaqësuese në Ndërmarrjen e Transportit Publik (NTP) Shkup i bëjnë thirrje këshilltarëve nga Këshilli i Qytetit të Shkupit që urgjentisht të thërrasin seancë për votimin e subvencioneve të NTP-së, në të kundërtën, siç bëjnë të ditur, të hënën nuk do të punojnë. “Ata i bëjnë thirrje këshilltarëve nga Këshilli i Qytetit të Shkupit që urgjentisht të thërrasë seancën e Këshillit me një pikë të vetme të rendit të ditës, e cila është votimi për subvencionimin e NTP-së. Sepse po këta këshilltarë votuan buxhetin e qytetit të Shkupit për vitin 2024. Do të thotë, nëse nuk marrin vendim deri të…

Lexo më Shumë

Vendimi i Këshillit Gjyqësor që Besa Ademi të mbetet kryetare e Gjykatës Supreme është një grusht i fuqishëm për BDI-në dhe një pikë shpresë për qytetatët dhe drejtësinë në vend. Jemi të vetëdijshëm se një vendim i këtillë, pasoi falë faktit që në vend ka gjykatës me dinjitet dhe që e duan drejtësinë, pavarësisht presioneve të jashtëzakonshme nga pushteti. Po ashtu edhe si rezultat i reagimit të ashpër të faktorit ndërkombëtar por edhe reagimit të opozitës shqiptare. Lidhja Europiane për Ndryshim, falënderon të gjithë përfaqësuesit diplomatik në vendin tonë, që reaguan publikisht kundër kërkesës për shkarkimin e kreu të Këshillit…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në takimin e 54-të vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, dje në mbrëmje mbajti fjalim në sesionin “Dialogu Diplomatik për Ballkanin Perëndimor”. Në fokus të debatit ishin perspektivat për zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor në kontekstin më të gjerë gjeopolitik dhe të sigurisë, gatishmëria e tyre për zbatimin e reformave, pritshmëritë nga zgjedhjet evropiane, përmirësimi i integrimit ekonomik të rajonit dhe rritjen e saj. Presidenti Pendarovski rikonfirmoi nevojën për integrim të përshpejtuar të vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjë që do të ndikojë pozitivisht në sigurinë, proceset…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (17.01.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 180 gjoba nga të cilat 37 për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, 9 për vozitje pa patentë shofer, 13 për përdorim të celularit, 8 sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (drita e kuqe), pesë masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Mile Zevçeviq së bashkë me zv/kryeministrin për çështje europiane Bojan Mariçiq kanë qëndruar në zyrat e Vetëvendosjes në Kosovë, ku janë takuar me përfaqësues të Vetëvendosjes.“Sot, në zyret e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Sekretari Organizativ, Alim Rama, së bashku me Sekretarin Për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Hajrulla Çeku, dhe anëtaren e këtij sekretariati Anila Vrajolli, mirëpritën një delegacion të partisë LSDM nga Maqedonia e Veriut, të përbërë nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Mile Zechevikj, Sekretari Ndërkombëtar, z. Bojan Marichikj dhe Kryetari i Forumit Rinor, z. Marko Mihailoski.Në këtë takim miqësor u diskutua për zhvillimet politike në dy vendet tona…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, sot është emëruar si kryetare e partisë “Alternativa e re”.Danella u votua njëzëri nga të gjithë delegatët që ishin prezentë në sallë. Arsovska pas përzgjedhjeve së saj për kryetare e partisë tha se është koha që politika të jetë garë e ideve, projekteve dhe ofertës për jetë më të mirë.“Jam krenare që nuk i takoj këtij establishmenti të korruptuar, ndërsa nga ana tjetër u takoj atyre që dinë si ti rregullojnë gjërat. Qëndroj para jush me ‘Alternativën e Re’ tonën. Politika nuk guxon të jetë burimi i ndasive, por urë bashkimi. Politikanët jetojnë…

Lexo më Shumë

Liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, bashkë me këshilltarin e kryministrit Kurti për Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, gjatë vizitës zyrtare në Uashington realizuan takim me senatoren Joni Ernst – bashkëkryetare e Grupit për Çështjet Shqiptare të Senatit Amerikan dhe Kryetare e Komitetit të Republikanëve për Politikë në Senat.“Duke e riafirmuar partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në këtë takim u shpreh qëndrimi i qartë se shqiptarët mbeten të vendosur për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në dhe BE-në, si opsioni i vetëm që siguron paqe dhe stabilitet në rajon.Temë kryesore e…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot është pyetur për përfshirjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut. Osmani tha se kjo nuk është asgjë e re për shkak se përpjekje të tilla ka pasur edhe më herët dhe kjo nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë në skenën politike.“Përpjekje për mbështetje të drejtpërdrejtë dhe pjesëmarrje ka pasur edhe më herët nga kandidati për president, i cili më pas ishte ministër i Qeverisë së Kosovës, përmes pjesëmarrjes së eksponentëve të lartë në tubimet parazgjedhore dhe mitingje dhe është treguar se skena politike e shqiptarëve në RMV…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani njoftoi se është kontaktuar pala greke për rëndësinë e dokumenteve personale që duhet të zëvendësohen deri më 12 shkurt, por apelon që në vend të iniciativave për shtyrje të afatit kohor për shfrytëzimin e pikëve politike, të fokusohemi në nxjerrjen e dokumenteve. BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME “Marrëveshja e Prespës është një marrëveshje ndërkombëtare. Mendoj se në vend që të përqendrohemi në dhënien e shpresës së rreme qytetarëve se do të ndryshojmë dispozitat e Marrëveshjes së Prespës dhe do të ndryshojmë Ligjin për Zbatimin e Amendamenteve Kushtetuese, le të punojmë që…

Lexo më Shumë

Në Sheshin  Skenderbeu në Shkup, u shënua  556 vjetori ivdekjes së heroit të kombit, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu. Tek permendorja e Skenberbeut vendosen kurora lule kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, kreu i kuvendit, Talat Xhaferi, ministrat shqiptarë në qeveri , deputetë të BDI-së dhe ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani.  Nnë fjalimin për media, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se sot është një ditë e madhe dhe këtë ditë e shënojnë me shumë krenari.  “Sot është ditë e shënuar, dita e Skendërbeut, dita e komandatit të gjenaralit të gjeneralëve, të Lëvizjes Çlimtare Shqiptare,…

Lexo më Shumë

BDI dega në Tetovë sot ka akuzuar Komunën e Tetovës në lidhje me mirëmbajtjen e higjienës në qytet. Nga atje thonë se Tetova është shndërruar në një deponi të madhe. “Udhëheqësit e Komunës së Tetovës kanë humbur kontaktin me realitetin. Për t’u treguar se me çka përballen qytetarët në përditshmëri, sot po vendosim disa thasë mbeturinash para komunës që t’u kujtojmë se si e katandisur qytetin. Fokusi i klanit të mafisë urbane që udhëheq me Komunën e Tetovës është te tenderët milionësh dhe ndërtesat, e jo tek qytetarët. Udhëheqësit e Komunës së Tetovës kanë humbur kontaktin me realitetin. Për t’u…

Lexo më Shumë