Author: almakos

 Me vonesë prej më shumë se dy orëve, Kuvendi sot filloi me seancën e parë plenarë për këtë vit pas festave. Në kuadër të seancës së 135-të, deputetët votuan disa ligje dhe propozim-vendime për kryetar dhe anëtarë të komisioneve të disa institucioneve. Në kuadër të kësaj seance janë votuar dhe Propozim ligji për aviacion – lexim i dytë, Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për Shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtuar, Propozim ligji për të punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjes – lexim i parë dhe Kërkesa për interpretim autentik të netit 13 nga…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër B.K.(34) nga Tetova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprave penale “rrezikim i sigurisë” dhe “lëndim trupor”, që të dyja të ndërlidhura me dhunë në familje. Më datë 08.11.2023, i akuzuari ka sulmuar fizikisht nënën e tij dhe ka kërcënuar atë dhe motrën e tij. /Telegrafi/ MARKETING

Lexo më Shumë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në brifingun e sotëm me gazetarët ka informuar se në vijim është zbatimi i masave nga paketa e nëntë e masave antikrizë, ndërsa më 23 janar do të bëhet pagesa e dytë e mbështetjes financiare dhe do të paguhet deri në prill. Ajo tha se pas zgjedhjeve do të krijohen masa të reja që do të nënkuptojnë mbështetje për qytetarët dhe politika të reja për një standard më të mirë të jetesës për qytetarët. Në fokus, shtu siç tha, do të jetë kategoria e qytetarëve të cenueshëm socialë, qytetarët e pasigurt materialisht,…

Lexo më Shumë

Drejtoria e Ardhurave Publike publikoi detaje se si kompanitë e naftës me fatura fallso kërkonin të merrnin rimbursimin e TVSH-së dhe pagesat e Tatimit mbi të Ardhurat Personale. Drejtoresha e DAP-it, Sanja  Llukarevska tha se në bazë të TVSH-së është parandaluar mashtrim në vlerë prej më shumë se 160 milionë denarë, ndërsa në bazë të të hyrave personale shuma arrin në gati 19 milionë denarë. Inspektorët tatimorë kërkuan dokumentet e tre tatimpaguesve të regjistruar për tregtimin e naftës dhe derivateve të naftës, me shumicë dhe pakicë, të cilët filluan të mashtronin me ligje. SANJA LLUKAREVSKA, DREJTORESHË E DAP “Bëhet fjalë…

Lexo më Shumë

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka paditur Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, për shkurtim të financave. Në gjashtë muajt e fundit, siç bëri me dije drejtori i Agjensisë, Zoran Trajçevski,  Ministria u ka lëshuar mbi 4 milion denarë më pak mjete financiare se sa është e paraparë me ligj. Zoran Trajçevski, drejtor i ASHMAA “Në kundërshtim me detyrimin ligjor, Ministria e Informatikës transferon më pak para nga sa është e paraparë me ligj. Gjashtë muajt e fundit Agjensioni ka marrë 4 milion 812 000 denarë pak, kurse për janarin kemi marrë pothuajse 1 milion 126 760 denarë…

Lexo më Shumë

DPHM-ja paralajmëron reshje dhe ulje të temperaturave të enjten dhe të premten. Siç informojnë, reshjet do të jenë nga shiu, ndërsa do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugor. Nën ndikimin e valës së ftohtë dhe lagështisë të premten dhe të shtunën, reshjet do të kalojnë në borë dhe do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. Sipas DPHM-së, nesër moti do të jetë i ndryshueshëm, paradite në pjesët perëndimore dhe veriore me reshje të dobëta lokale të shiut, kurse në male dhe në viset më të larta me borë të dobët. Do të fryjë erë e dobët…

Lexo më Shumë

Në vitin 2023 pronarët e automjeteve investuan 87 milionë euro në sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë automobilistike (TPL). Në totalin e investimeve, kartoni i gjelbër merr pjesë me 21 milionë euro. Të gjitha çmimet për sigurimin e detyrueshëm automobilistik rregullohen nga shteti, theksohet në kumtesën e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS). Nga atje theksojnë se AMS-ja, Ministria e Financave dhe industria e sigurimeve janë duke punuar në përgatitjet për procesin e liberalizimit të çmimeve, i cili është një nga kushtet në negociatat për anëtarësim në BE.Në vitin 2023, qytetarët, kompanitë dhe institucionet kanë siguruar më shumë se 697.700 automjete…

Lexo më Shumë

Deputetët e Kuvendit të RMV-së do të nisin sot seancën e parë të re për këtë vit. Në rendin e ditës të seancës së 138-të janë më shumë se njëzet pika, kryesisht ligje me procedurë të shkurtuar. Deputetët duhet të shqyrtojnë ndryshimet në Ligjin për Avokatin e Shtetit, ndryshimet në Ligjin për sportin, Projektligjin për zhvillimin dhe aftësimin profesional të zyrtarëve administrativë, Projektligjin për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve informative dhe transformimin dixhital (*), Projektligjin për nëpunësit administrativë, Projektligji për punonjësit në sektorin publik, ndryshimet dhe plotësimet në ligjin për menaxhimin elektronik dhe shërbimet elektronike, Projektligji për peshkim dhe akuakulturën,…

Lexo më Shumë

As në seancën parlamentare e cila mund të jetë e fundit e kësaj përbërje parlamentare para se të ndryshohet kryeparlamentari Talat Xhaferi, e që është caktuar për ditën e hënë më 15 janar, nuk gjendet në rend dite zgjedhja e anëtarit të KSHZ-së. E ndërkohë bojkoti i deputetëve të Lidhjes Evropiane për Ndryshim është në javën e dytë, si formë presioni për shumicën, për të zgjedhur anëtarin që thonë se u takon në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Nga ky koalicion kanë paralajmëruar edhe protesta, madje edhe pengim të mbajtjes së zgjedhjeve në Çair dhe Tetovë. “Është vazhdimësi e politikave të…

Lexo më Shumë

Pas pretendimeve të LSDM-së ka reaguar VMRO-ja, e cila sqaron se makinat e blera nga komunat e Manastirit dhe Velesit janë të teknologjisë së fundit dhe janë realizuar sipas të gjitha normave dhe rregulloreve ligjore. “Makineritë janë të prodhuara nga kompania më e njohur në këtë fushë, GRACO nga SHBA, dhe janë më të mirat në fushën e tyre. Është dezinformatë se një makinë është blerë për 2.950.000 denarë”, ka njoftuar VMRO-ja. VMRO-ja thekson se është e çuditshme pse LSDM nuk përmend edhe komunat Qendër dhe Strumicë, të cilat po ashtu kanë blerë makineri nga i njëjti prodhues. “Nëse është…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE akuzon për keqpërdorime në DAP, LSDM për kriminalitet në Manastir, komunë që drejtohet nga partia e Mickovskit. Vazhdimisht po flitet për keqpërdorim të buxhetit të shtetit nga pushtetarët që janë të afërt me partitë politike në pushtet në Maqedoni”, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së tij në komunën e Vevçanit. Ai theksoi se afera e rimbursimit të TVSH-së për të cilën ata e kanë përmendur vazhdimisht, rezultoi të ishte e vërtetë. “Në të kaluarën kemi biseduar për një aferë të tillë, e cila edhe më tej është vërtetuar si e…

Lexo më Shumë

Departamenti për Polici Kriminalistike – Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme bashkë me SPB Shkup – Njësiti pët Tregti të Palejuar me Drogë, NJAS Tigrat dhe Departamenti për Çrrënjosjen e Krimit të Organizuar dhe Serioz, pas urdhërave të prokurorit Publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup kanë zbatuar hetim kriminalistik nga shtatori i vitit 2023 deri në janar 2024 për R.K. (45) nga Shkupi, i cili më parë ishte dënuar dhe kishte vuajtur dënimin me burg prej 15 viteve për shitje të drogës. Gjatë bastisjeve në lagjen Gazi Babë në Shkup, të koordinuara me…

Lexo më Shumë