Një tërmet i fuqishëm godet Shqipërinë. Sipas EMSC, tërmeti ishte 4.6 ballë. Ai e kishte epiqendrën 10 km larg Lushnjes dhe 27 km larg Elbasanit. Thellësia 10 km. Tronditja është ndjerë e fortë në Lushnje, Elbasan, Belsh, Cërrik, Peqin, Berat, Fier dhe në mjaft qytete të vendit. MARKETING
Author: almakos
Njësiti antiterror i MPB-së, pasi ka marrë njoftim për një bombë të vendosur në objektin e Bankës Popullore në qendër të Shkupit, sot ka kontrolluar objektin dhe ka konstatuar se ishte njoftim i rrejshëm. “Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin se raporti për bombë që pretendohet se është vendosur në objektin e Bankës në Shkup është i rremë. Falë protokolleve të sigurisë të vendosura vitin e kaluar për institucionet dhe të zbatuara, siguria është e garantuar në shkallë të lartë”, thonë nga MPB.Ministria u bën apel qytetarëve që të mos shqetësohen. “Institucionet kanë obligim të ndjekin dhe zbatojnë masat…
Autoritetet në Shkup po mundohen që të konfirmojnë vërtetësinë e një lajmërimi për vendosjen e një bombe në afërsi të ndërtesës së Bankës Popullore. Në hapësirë janë vendosur shiritat e zonës së sigurisë, ndërsa janë mbledhur edhe policë por edhe inspektorë të shumtë. /SHENJA/ MARKETING
Të hënën do të dorëzojmë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e ligjit për dokumentet e udhëtimit, ndërsa deri në shkurt nuk mund të bëhet zëvendësimi i dokumenteve. Kështu ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. HRISTIJAN MICKOSKI,KRYETAR I VMRO-DPMNE-së “Të hënën do të parashtrojmë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e ligjit dhe lehtësimin e këtij ligji. Nëse Gjykata Kushtetuese dëshiron ta zgjidhë çështjen, mund të thërrasë menjëherë seancën dhe të diskutojë kërkesën që do të paraqesim dhe të vërë në fuqi dekretin ligjor. Por ende është vendim i Gjykatës Kushtetuese, nuk do të doja të ndërhyja në punën…
Komisioni Evropian ka publikuar të dhënat dhe mbledhjen e përgjigjeve të marra nga qytetarët për kushtet e jetesës në çdo kryeqytet evropian. Pyetjet që u janë drejtuar qytetarëve janë nga më të ndryshmet, por disa kryesore ishin: Cili qytet në Evropë është më i pastër apo më i sigurt? Në cilin qytet është i lehtë për të gjetur një punë apo një shtëpi të përballueshme? Cili qytet ka transportin më të mirë publik ose cilësinë e ajrit? Sipas raportit nga 83 qytete në të gjithë Evropën ku janë bërë sondazhe, Tirana dhe Shkupi rezultojnë të jenë nga qytetet me cilësi…
Ish presidenti i vendit Gjorge Ivanov ka mbajtur fjalim para Kombeve të Bashkuara në Gjenevë në panelin për të drejtat e brezave të ardhshëm. Ai është pjesë e takimit të nivelit të lartë të 27-të të Qendrës ndërkombëtare Nizami Ganxhavi i cili u mbajt në Gjenevë më 11 dhe 12 janar. Temë boshte e aktivitetit ka qenë “E ardhmja e multilateralizmit: Samiti për të ardhmen dhe nevoja për marrëveshje të re globale për bashkëpunim ndërkombëtar”, në funksion të përgatitjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku do të mbahet Samiti për të ardhmen, kumton kabineti i Ivanovit. Në…
Qendra e menaxhimit të krizave bën të ditur se në numrin e vetëm të emergjencës 112 në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 1903 thirrje, prej të cilave 33,16% kanë qenë thirrje “reale”, dhe 66,84% për nevoja të tjera të qytetarëve, të cilat nuk kanë qenë urgjente. 55,10% e thirrjeve aktuale janë bërë në polici, 39,59% në Shërbimin e Urgjencës Mjekësore dhe 2,45 % në Zjarrfikës. ” Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 1279 thirrje për urgjenca në numrin 112, që është shuma totale e atyre që kanë qenë për zgjidhjen e kombinuar të thirrjeve “reale” 2,86% me…
Gjykata Themelore Penale caktoi arrest shtëpiak për të dyshuarin e pestë për sulmin në M-NAV, i cili u arrestua mbrëmë në kufirin me Kosovën. Prokuroria Themelore Publike Shkup njoftoi se kundër këtij vendimi do të ankohet. “Për personin e dyshuar për veprën penale – Rrezikimi i sigurisë së komunikacionit ajror, i cili për disa ditë ka qenë i pakapshëm për organet e rendit dhe dje i është hequr liria në vendkalimin kufitar, Gjykata Themelore Penale Shkup ka caktuar masën e arrestit shtëpiak”, njoftoi prokuroria. Dje është bërë e ditur se është arrestuar edhe personi i pestë, i dyshuar për depërtimin…
Njëri nga dy të plagosurit para urgjencës në Tetovë mbrëmë është në gjendje të rëndë. Pavarësisht ndërhyrjes kirurgjike gjendja e tij shëndetësore nuk është përmirësuar njoftojnë nga Klinika e Shkupit. Edhe i plagosuri tjetër po kurohet në të njëjtin spital por është në gjendje të qëndrueshme. Ndërkaq policia ka arrestuar katër nga pesë personat e përfshirë në gjuajtjen me armë zjarri para urgjencës së Tetovës ku mbetën të plagosur A.M. 41 vjeç dhe Z.M. 36 vjeç. Sipas policisë, të dyshuarit janë arrestuar mbrëmë rreth orës 23 e 10 minuta. Fillimisht është arrestuar 55 vjeçarja Sh. E. nga Tetova, ndërsa më…
Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës, Liburn Aliu, nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëfinancimit për projektimin e ndërtimit të tunelit në drejtimin e ri rrugor Tetovë – Prizren, transmeton Portalb.mk. Studimi i fizibilitetit tregoi se më optimale është itinerari që fillon nga Tetova përmes Kodrës së Diellit, Brodecit dhe përfundon në Veshallë në anën maqedonase dhe përmes një tuneli do të lidhet me territorin e Republikës së Kosovës. “Ne si shtet avokohemi për hapjen e plotë të rajonit, sepse ky rajon është i begatë. Aktivitet më të madh ekonomik do të…
Ekonomia e dobët dhe korrupsioni shkak i emigrimit të të rinjve në Maqedoninë e Veriut. Ikja e të rinjve jashtë shteti fenomen shumë i hasur në vendin tonë, dhe jo vetëm. Këtë e pohojnë edhe qytetarët e intervistuar nga TV-Shenja. Ata deklarojnë se shkak kryesor që ka detyruar rininë t’i braktisin vendlindjet e tyre është korrupsioni I lartë dhe ekonomia e dobët. Megjiithatë edhe kritikat dhe kërkesat kundrejt liderëve të partive nuk mungonin. Qytetarët thonë se tashmë është shumë vonë për ta ndaluar ikjen e të rinjve. Qytetar “Çështje ekonomike e para edhe e fundit mendoj ashtu se s’pedi, prespektiva…
Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska para skadimit të mandatit të përbërjes së KSHPK-së të cilën e kryesoi ajo, është e kënaqur nga puna e bërë. Edhe krahas kushteve në të cilat kanë punuar, resurset të cilat i kanë pasur në dispozicion dhe, siç tha, “të gjitha pengesat subtile me të cilat janë përballur”, kanë përfunduar rreth pesë mijë e gjysmë lëndë. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për përshtypjen për mandatin të cilin e përfundon, Ivanovska deklaroi se kjo përbërje e KSHPK-së nuk ka punuar nga zero, por “nga minusi dhe disa pozicione nën zero”, nëse meren…

