Author: almakos

Këshilli gjyqësor sot në seancë duhet të diskutojë dhe të vendosë për raportin e Komisionit të raportuesve lidhur me iniciativën për përcaktimin e përgjegjësisë së kryetares së Gjykatës supreme, Besa Ademi. Kryetarja e Këshillit gjyqësor Vesna Dameva tha se pret që në seancën e sotme lidhur me raportin e Komisionit të merret vendim i drejtë. Dameva konfirmoi se raporti i Komisionit të raportuesve është gati dhe se do të debatohet si pika e shtatë e rendit të ditës me titull “Debat për raportin për gjendjen e konstatuar”. “Bëhet fjalë për raportin në të cilin Komisioni, duke i paraqitur të gjitha…

Lexo më Shumë

Qeveria, me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në seancën e sotme ka diskutuar rreth propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për masat kufizuese dhe me konsensus, njëzëri, shprehu vullnet politik që të parashtrojë ligj në Kuvend, i cili do të harmonizohet me legjislacionin vendas, njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë. Nga Qeveria njoftojnë se do të iniciohen ndryshime edhe në ligje të tjera, në të cilat do të reflektohen ndryshimet në Ligjin për masat kufizuese. Ministri i Punëve të jashtme, Bujar Osmani përmes profilit të tij në Fejsbuk ka njoftuar se Qeveria në seancën e sotme…

Lexo më Shumë

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski ka dhënë propozim për tejkalimin e problemit lidhur me dokumentet personale dhe pasaportat. Në lidhje me komunikimin me Greqinë, mund të ndihmojë në proces, por nuk është bërë asnjë angazhim në këtë drejtim, theksojnë nga kabineti i presidentit të shtetit pas deklaratës së sotme të kryeministrit Dimitar Kovaçevski se “presidenti i shtetit ka marrë për obligim të dëgjohet me presidenten e Greqisë”. “Siç informuam edhe më herët, presidenti Stevo Pendarovski ka dhënë propozim për tejkalimin e problemit që është paraqitur në lidhje me ndërrimin e dokumenteve personale dhe pasaportave, por kjo procedurë është në kompetencë…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të jashtme, Bujar Osmani përmes profilit të tij në Fejsbuk ka njoftuar se Qeveria në seancën e sotme i ka miratuar ndryshimet e Ligjit për masa kufizuese, me të cilat, siç thotë, listat amerikane dhe britanike bëhen bazë për sanksionim edhe nga institucionet tona. Shefi i diplomacisë Osmani javën e kaluar në brifing për mediat theksoi se Ministria e Punëve të Jahstme fillon debat publik lidhur me ndryshimet e Ligjit për masa restriktive, të cilat kanë për qëllim zgjerimin e shtrirjes së këtyre masave kufizuese, si dhe instrumentet që janë në dispozicion të shtetit në kushte të…

Lexo më Shumë

Iniciativa e shkarkimit të kryetares së Gjykatës Supreme, të mërkurën do të jetë në rend dite në Këshillin Gjyqsor. I pyetur nëse sheh ndonjë ndikim politik në iniciativën për shkarkimin e Besa Ademit, kryeministri Dimitar Kovaçevski mohoi një gjë të tillë. Dimitar Kovaçevski, kryeministër “Gjyqësori është pushtet i ndarë nga Qeveria dhe ata duhet të sjellin vendimet në mënyrë të pavarur, sipas ligjit dhe sipas Kushtetutës. Unë nuk kam asnjë komunikim me autoritetet gjyqsore, sepse nuk jemi thirrë në komunikim për të marrë vendime njëri me tjetrit. Nuk shoh arsye për të qenë nën ndonjë ndikim”. Përndryshe, kryetarja e Këshillit…

Lexo më Shumë

Edhe pse nuk ka kaluar dy të tretat nga dënimi tre vjeçar për rastin “Perandoria”, ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, ka dorëzuar kërkesë që të lirohet me kusht nga burgu i Strugës. Kjo kërkesë deri tani i është refuzuar. Siç mëson SDK.mk, në vend që pas vitit të ri, Mijallkov kërkesën e ka bërë para vitit të ri dhe kjo ka qenë arsyeja që këshilli penal nga Gjykata themelore e Shkupit ta refuzojë kërkesën. Megjithatë për këtë vendim Mijallkov ka dërguar ankesë deri tek Gjykata e Apelit. “Është e saktë se personi i dënuar të cilin e keni përmendur…

Lexo më Shumë

Në periudhën nga 1 deri në 7 janar të vitit 2024, Maqedonia e Veriut ka regjistruar një rritje të shpejtë të rasteve të gripit, shkruan Institutit të Shëndetit Publik (ISHP). Numri i rasteve të gripit ka shkuar në 1.025, duke shënuar një rritje prej 2.5 herë më shumë krahasuar me javën e kaluar. Këto të dhëna janë të bazuara në survejimin e kryer nga ISHP gjatë javës së parë të vitit. “Krahasuar me javën e parë të sezonit të kaluar, numri i personave të infektuar ka shënuar një rritje prej 24.8%, ndërsa në krahasim me një vlerësim të sezonit tipik…

Lexo më Shumë

Lidhja evropiane për ndryshim akuzon BDI-në se po investon në kazino. Në konferencë për mediat nga opozita shqiptare thonë se derisa varfëria po rritet e arsimi po rrënohet, kazinotë po shtohen. Fatmir Sabriu, nga LEN thotë se pushteti ka parashikuar që këtë muaj të furnizojë edhe 500 aparateve dhe 500 karrikeve të reja për kazino, si dhe shpenzim të parave për reklama për kazinotë. Ja dhe reagimi i plotë: Varfëria po rritet çdo ditë, krimi e korrupsioni lulëzojnë, arsimi po rrënohet, por kazinotë po shtohen. Kjo është politika dyftyrëshe e Artan Grubit dhe BDI-së së Ali Ahmetit. Veprimet e fundit…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot përshëndeti ndryshimet e paralajmëruara ligjore që do të mundësojnë hapjen e procedurave për subjektet që janë nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe. “Ne të gjithë duam të jemi amerikanët më të mëdhenj që nga mëngjesi, por pasdite çfarë bëjnë ata, asgjë nuk vlen këtu. Anëtarësimi në NATO nuk nënkupton vetëm vendosjen e një flamuri para institucioneve zyrtare, por edhe futjen e standardeve, sundimin më të madh të ligjit dhe llogaridhënien. Edhe Britania e Madhe ka qenë partneri ynë strategjik që nga pavarësia. Këto ndryshime do të mundësojnë edhe përfshirjen e personave dhe…

Lexo më Shumë

Në një ngjarje të papritur gjatë turneut të tenisit “Australian Open”, flamuri zyrtar i Republikës së Maqedonisë së Veriut u shfaq në një mënyrë të papërshtatshme në arenën e lojërave. Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka reaguar menjëherë pas zbulimit të këtij incidenti, duke bërë të ditur se kjo ka ndodhur përmes Ambasadës në Canberra dhe duke informuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Australisë, si dhe organizatorët e turneut, “Australian Open”. “Nga atje u siguruam se bëhet fjalë për lëshim të paqëllimshëm – gabim teknik, i cili menjëherë u përmirësua dhe nuk ka…

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për pranimin e 300 ushtarëve profesionistë në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Afati i paraqitjes është shtatë ditë, përfshi edhe ditën e shpalljes së konkursit.“Të rinjtë të cilët janë të interesuar që të aplikojnë duhet t’i plotësojnë këto kushte: të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të jenë të moshës madhore, të kenë përfunduar arsimin e mesëm, të kenë aftësi të veçanta shëndetësore dhe fizike dhe të mos jenë më të vjetër se 25 vjeç në ditën e përfundimi të shpalljes për pranimin e ushtarëve profesionistë. Paga e ushtarëve profesionistë…

Lexo më Shumë

Ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në kuadër të turnesë së tij minirajonale, të mërkurën do të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut. “Në Shkup ai do të pritet nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe zëvendës kryeministrat, Artan Grubi dhe Bojan Mariçiq. Ministri Hasani do të realizojë takim edhe me liderët e partive politike shqiptare, kumtoi kabineti i tij. Prej aty shtojnë se qëllimi i turnesë së tij treditore është të bëjë bashkëpunim më të rëndësishëm, më të thelliar dhe më të konkretizuar mes vendeve, si…

Lexo më Shumë