Deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim nuk do t’i mbështesin propozimet për ministra në qeverinë teknike, që do të jenë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, konfirmuan për MIA-n burime të partisë. Ky vendim i BDI-së vjen pasi që kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski paraprakisht deklaroi se Talat Xhaferi nuk e meriton mbështetjen e VMRO-DPMNE-së për kryeministër teknik dhe në interes të atmosferës së mirë dhe procesit demokratik, partia do të përmbahej nga votimi. Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, sot në deklaratë për mediat tha se vendet që me ligj i takojnë opozitës në Qeverinë teknike duhet të mbeten bosh…
Author: almakos
Kryeministri Dimitar Kovaçevski kërcënoi VMRO-DPMNE-në se nëse nuk e voton Qeverinë teknike, nuk do të ketë ministra në këtë Qeveri. Sipas Kovaçevskit, nuk ekziston asnjë shembull në botë ku partia merr pjesë në Qeveri, por nuk e mbështet, gjegjësisht nuk e voton atë. Dimitar Kovaçevski, kryeministër “Kur merret pjesë në Qeveri, kjo do të thotë se e mbështet atë. Nëse nuk votohet, vlerësoj se ato vende duhet të mbeten të zbrazëta. Mandatari i ri t’i propozoj Qeverisë që vendet të cilat i takojnë VMRO-DPMNE-së, të jenë të zbrazëta. Në momentin kur VMRO-DPMNE do ta mbështes Qeverinë, mandatari mund të propozoj…
Qytetarët mezi po mbijetojnë ndërsa Qeveria po ua shtrenjton rrymën elektrike, thonë nga opozita shqiptare. Koalicioni LEN vlerëson se në fund të muajit qytetarët do të përballen me fatura të shtrenjta të rrymës, duke shtuar se për çmimin të cilët thanë se është ulur do të del gënjeshtër nga ana e Qeverisë.“Kjo ngrohëse këtu afër meje harxhon 2 kilovat në orë, të supozojmë se këtë një familje e përdor 12 orë në ditë dhe rezulton se brenda muajit harxhon 720 kilovat dhe me automatizëm kjo amvisëri renditet në bllokun e tretë të harxhuesve të rrymës elektrike, që kanë rritje të…
Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski konfirmoi takimin e djeshëm me paraardhësin e tij Zoran Zaev dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti. “Kemi pasur një takim me zotin Ahmeti dhe ish-kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev. Unë dhe ish-kryetari Zaev njihemi 32 vjet, kemi shkuar bashkë në universitet, kështu që shpesh na ndodh që të komunikojmë, të hamë drekë që zgjat katër, katër orë e gjysmë, gjatë së cilës diskutojmë shumë tema.Dje diskutuam se si duhet të përparojë vendi drejt anëtarësimit të plotë në BE. Secili prej nesh ka mundur të ndajë përvojat e mandateve që kemi pasur. Diskutuam se…
Për shkak të festës fetare “Uji i Bekuar”, sot transporti publik do të funksionojë me itinerar të së dielës, ndërsa përjashtim do të jenë linjat 18A, 32, 51, 56, 56A, 70, 78, 81, 118 dhe 180 të cilat do të qarkullojnë me itinerar të së shtunës.Sipas orarit javor, siç informojnë nga NQP Shkup, do të qarkullojë edhe nesër (e shtunë), me përjashtim të linjave të theksuara, të cilat sërish do të funksionojnë sipas itinerarit të së shtunës. Nga NQP Shkup thonë se sot do të punojnë me kujdestari kiosqet për shitjen e biletave në Qendrën Transportuese dhe në Gjorçe Petrov,…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe lideri aktual i LSDM-së, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish-kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në takimin e sotëm të përbashkët në Shkup, siç mëson MIA, kanë diskutuar për definimin e strategjisë për pjesëmarrjen në zgjedhje dhe për të gjitha opsionet në frontin evropian. MARKETING
Gjatë javës së dytë të këtij viti, më saktë nga 8 deri më 14 janar, në vend janë regjistruar 1.182 raste të të sëmurëve nga gripi ose sëmundje të ngjashme, që përfaqëson rritje për 15,3 për qind në krahasim me javën e kaluar, tregojnë të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP). Numri i personave të regjistruar këtë javë, në krahasim me javën e dytë të sezonit të kaluar, është ulur për 12,2 për qind, përderisa, në krahasim me numrin për javën e dytë nga lakorja tipike epidemike, e modeluar nga 13 sezonet e fundit, është rritur për 32,6 për…
Këshilli Penal në Gjykatën Themelore Penale Shkup caktoi paraburgim prej 30 ditësh për të dyshuarin e pestë për depërtimin në objektin e kontrollit të trafikut ajror në aeroportin e Shkupit më 4 janar. “Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, duke vepruar sipas ankesës së Prokurorisë Themelore Publike Shkup kundër aktvendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake me të cilin më 12.01.2024 të L.K. për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka marrë pjesë në ngjarjet në M-NAV, i ka shqiptuar masën arrest shtëpiak dhe masën shtesë të kujdesit konfiskim të dokumentit të udhëtimit dhe ndalim për lëshimin e të…
MPB njofton se një fëmijë katër vjeçar nga Strumica në gjendje të rëndë shëndetësore pas një sulmi fizik është dërguar dje në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. “Në SPB Strumicë në orën 02:30 të ditës së djeshme është raportuar se në Spitalin e Përgjithshëm Strumicë në ora 00:58 është sjellë një fëmijë katër vjeçar në gjendje të rëndë shëndetësore. Është transferuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku nga ana e mjekut është konstatuar se fëmija është sulmuar fizikisht”, sqaron MPB. Për ngjarjen është njoftuar një inspektor për delikuencën e të miturve nga Departamenti i Çështjeve…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga sot ka zhvilluar një takim me kryetaren Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, ku kanë biseduar për zhvillimet aktuale në të dy institucionet, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë. Nga atje thonë se vendimi i Gjykatës Administrative me të cilin Dameva u rikthye në krye të Këshillit ngjall shpresë për kthimin e besimit tek institucionet, si dhe domosdoshmërinë e punës ligjore dhe të përgjegjshme. Ministri Lloga përshëndeti vendimin e shumicës së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor për ndërprerjen e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së kryetares së Gjykatës së Lartë, Besa Ademi. “U mirëpritën veprimet e dy ish-anëtarëve të…
Kryetari i Këshillit Komunal në Tetovë, Besar Durmishi ka dëruar një sërë akuzash ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, se ai po punon në partizimin e sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë. Durmishi thotë se ministri Spasovski po tenton që të tejkalojë Këshillin Komunal dhe përmes Qeverisë të zgjedh komandant të SPB-Tetovë. Ai thonë se në propozimin e emrave në Këshill, Spasovski ka bërë shkelje ligjore. “Në tre emrat e parë që i propozoi Ministri, këshilltarët e Këshillit komunal të Tetovës, nuk i dhanë mbështetje asnjërit. Sipas ligjit, ministri obligohet të propozojë tre emra të rinj. Por…
Nga Lidhja Evropiane për Ndryshim njoftojnë se liderët e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti gjatë qëndrimit të tyre në Uashington, janë pritur nga Kongresmeni Xhim Himes, bashkëkryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së dhe pjesë e Grupit Parlamentar për Çështjet Shqiptare. “Në këtë takim edhe një herë u theksua roli jashtëzakonisht jetësor i SHBA-së në ruajtjen e paqes dhe stabilietit, edhe përkundërt tentativave të vazhdueshme për ta rrezikuar atë. Miqësia shqiptaro-amerikane e cila jep një kontribut të veçantë në jetën politike të rajonit, duhet thelluar edhe më tej. Liderët e Lidhjes me…

