Author: almakos

Në magjistralen Tabanoc – Kumanovë nga aksidentini rëndë ka humbur jetën një 36-vjeçar nga Likova, njofton Klan Maqedoni. “Sot në ora 01:20 në SPB-Kumanovë është raportuar se në rrugën magjistrale Tabanoc-Kumanovë, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Kumanovës i drejtuar nga 36-vjeçari A.A. nga fshati Llojan ka dalë nga rruga. Në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë A.A., kurse vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore”, njofton SPB-Kumanovë. /KlanMacedonia/ MARKETING

Lexo më Shumë

Një aksident tragjik mësohet të ketë ndodhur para disa minutave në autostradën që çon drejt kufirit me Serbinë. Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për të paktën katër vetura të përfshira, ndërsa ka edhe të vdekur. Policia dhe ekipet mjeksore janë në vendin e aksidentit, ndërsa në vendin e ngjarjes është e vështirë të arrihet shkaku i bllokimit të autostradës. Informacionet janë siguruar nga kalimtarët e rastit dhe pritet konfirmimi i tyre zyrtarisht nga policia. /Alsat.mk MARKETING

Lexo më Shumë

Bardhësia e borës ka mbuluar Shkupin dhe qytetet tjera të vendit. Kudo shihen fëmijë të buzëqeshur që i gëzohen borës. Pamje të tilla shohim nëpër lagje dhe në pjesët kodrinore të qytetit. Qytetarët për TV SHENJA thonë se bora ka pastruar ajrin dhe mendojnë që është shumë e mirë për shëndetin. Ata kujtojnë se në të kaluarën në këso periudhe kohore shtresa e borës arrinte deri në 2 metra. Qytetarët thonë se tash, si pasojë e ndryshimeve klimatike bora është shumë pak e pranishme. QYTETAR “Pastrim i ajrit është ky, mirë është. Largon sëmndjet dhe gripet. Duhet edhe më shumë…

Lexo më Shumë

LSDM-ja vlerëson se skandalet e kryetarëve të komunave nga radhët e VMRO-DPMNE po shtohen çdo ditë e më shumë. Partia në pushtetin qendror pyet se në xhepat e kujt ka përfunduar diferenca nga makineritë tre herë më të shtrenjta të blera nga kryetarët e VMRO-DPMNE-së? Nënkryetari i LSDM-së, Petar Petkovski deklaroi se tashmë kanë bërë të ditur se komuna e Velesit e menaxhuar nga DPMNE ka blerë një makinë për regjistrimin e sinjalizimit horizontal për rreth 42 mijë euro. Sipas tij, për dallim,  komunat e tjera, si komuna e Qendrës, e kanë blerë të njëjtën makinë, me çmim tre herë…

Lexo më Shumë

Krerët e Lidhjes Europiane për Ndryshim sot kanë takuar  z. Edward Joseph nga Shkolla për Studime të Avancuara Ndërkombëtare në “Johns Hopkins University”. Në këtë takim është diskutuar mbi sfidat dhe perspektivën e Maqedonisë së Veriut, por edhe të rajonit, si dhe kujdesin që duhet treguar aktorët politikë në hedhjen e hapave drejt një të ardhmeje më të sigurt për qytetarët tanë. MARKETING

Lexo më Shumë

Reshjet e borës së mëngjesit të sotëm po shkaktojnë probleme në komunikacion në rrugët shtetërore. Në disa akse rrugore është vendosur ndalesë për autobusa dhe automjete të rënda transportuese. Për shkak të erës së fortë dhe rrëshqitjeve të mëdha të borës në itinerarin nga fshati Rogaçevë deri në vendkalimin kufitar Jazhincë, nga ora 08:40 është vendosurn dalesë për autobusa dhe automjete të rënda transportuese, ndërsa automjetet e tjera duhet të kenë pajisje dimërore të detyrueshme. Ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda është vendosur edhe në rrugën Gostivar – Strazhë dhe Kërçovë dhe në rrugën Mavrovë – Dibër. Për shkak…

Lexo më Shumë

Covid, grip dhe virus, ambulancat vazhdojnë të jenë plot me pacientë që ankohen për temperaturë të lartë, kollë dhe simptoma tjera. Mjekët thonë se gjatë kësaj periudhe të treja janë të ndërthurura dhe përveç kësaj shfaqet edhe kolla e keqe. Piku i infeksionit pritet javën e ardhshme dhe numri i të infektuarve me grip këtë periudhë të vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur me rreth 20%. Sipas mjekes Valentina Mitrova, mungesa e vaksinimit tek qytetarët ka ndikim të madh në këtë situatë, konkretisht me shfaqjen e kollës së keqe. “Gjatë kësaj periudhe të…

Lexo më Shumë

LSDM-ja vlerëson se skandalet e kryetarëve të komunave nga radhët e VMRO-DPMNE po shtohen çdo ditë e më shumë. Partia në pushtetin qendror pyet se në xhepat e kujt ka përfunduar diferenca nga makineritë tre herë më të shtrenjta të blera nga kryetarët e DPMNE-së? “Tashmë kemi bërë të ditur se komuna e Velesit e menaxhuar nga DPMNE ka blerë një makinë për regjistrimin e sinjalizimit horizontal për rreth 42 mijë euro.. Për krahasim, komunat e tjera, si komuna e Qendrës, e kanë blerë të njëjtën makinë, me çmim tre herë më të ulët, pra rreth 13 mijë euro.  Diferenca…

Lexo më Shumë

Dragan Kovaçki, deputet nga radhët e VMRO-së ka ngritur akuza ndaj zëvendëskryeministrit Fatmir Bytyqi dhe Erold Musliut, drejtor i Agjencisë së Inteligjencës. Kovaçki pretendon se Musliu, zyrtar i emëruar nga Pendarovski,  është në qendër të një skandali, pasi thekson se gruaja e tij mori grante prej qindra mijëra eurosh. “Për t’i marrë paratë gruaja e Erold Musliut, Qeveria është dashur të lidhë memorandum me Konsorciumin e Organizatave Joqeveritare, themelues i të cilit është organizata joqeveritare e gruas së tij. Përndryshe, bashkëshortja e Musliut nuk ka mundur ta marrë grantin prej 620 mijë eurosh përmes Konsorciumit të OJQ-ve. Përkatësisht, 4 organizata…

Lexo më Shumë

Më 21 dhe 22 janar, në Shkup do të mbahet takimi i iniciativës “Ballkani Perëndimor dhe BE” dhe takim liderësh për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Nikoqir i takimit do të jetë kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, ku do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Kosovës Albin Kurti, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës – Borjana Kristo, presidenti i Malit të Zi – Jakov Milatoviq, si dhe drejtori përgjithshëm të Drejtorisë së KE-së për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit – Gert Jan Kopmann, raporton Portalb.mk. Të pranishëm…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Shkup njofton se ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj një 28-vjeçari nga Shkupi, për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale “vrasje”. Më 18 janar, në shtëpinë familjare në Novo Lisicë, gjatë dhunës në familje, i dyshuari me dashje i ka marrë jetën gjyshes së tij. Sipas të dhënave fillestare, ai e ka sulmuar duke e goditur në kokë dhe në qafë dhe më pas e ka mbytur. “Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit,…

Lexo më Shumë

Reshjet e borës mëngjesin e sotëm po shkaktojnë probleme në qarkullim nëpër rrugët shtetërore. Në disa rrugë është vendosur ndalesë për qarkullimin e autobusëve dhe automjeteve të rënda. Për shkak të erës së fortë dhe rrëshqitjeve të mëdha të borës në rrugën nga fshati Rogaçevë deri në vendkalimin kufitar Jazhincë, nga ora 08:40 është vendosur ndalesë qarkullimi për autobusët dhe kamionët e rëndë, ndërsa automjetet e tjera duhet të kenë pajisje të detyrueshme dimërore. Ndalim për qarkullimin e automjeteve të rënda është vendosur në rrugën nga Gostivari drejt Strazhës dhe Kërçovës dhe në rrugën nga Mavrova në Dibër. Në rrugët…

Lexo më Shumë