Këtë javë do të bëhen përgatitjet për qeverinë teknike, e cila duhet të përfundojë me votim të dielën, më 28 janar. Kjo nënkupton dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe kryeministrit Dimitar Kovaçevski, zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit Jovan Mitreski, koordinatorit të grupit parlamentar të LSDM-së si dhe verifikimin e mandatit të ri të një deputeti në vend të Xhaferit dhe eventualisht të deputetëve të tjerë nëse nga radhët e Kuvendit vijnë disa ministra apo zëvendësministra shtesë nga VMRO-DPMNE. Sipas asaj që është publikuar në faqen e Kuvendit, Xhaferi ka caktuar aktivitetin e tij të fundit më…
Author: almakos
Shoferët e transportit publik linjën e fundit për ditën e sotme e kanë pasur në orën orën 09:00 të mëngjesit, ndërsa për gjatë tërë ditës nuk kanë punuar, si pasojë e mos marrjes së pagave për muajin dhjetor.Gjatë seancës së Këshillit të Qytetit të Shkupit, në rend dite ishte votimi për vendimin e subvencioneve për pagat e muajit dhjetor, i cili nga gjithsej 22 këshilltar prezentë, 13 prej tyre votuan kundër, me çka u konstatua se nuk ka vendim për dhënien e subvencioneve.Me këtë vendim pritet që autobusët të mos qarkullojnë as ditëve në vazhdim. /SHENJA/ MARKETING
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shprehur se politikanët e Bashkimit Europian duhet të tregohen më seriozë lidhur me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Komentet Rama i bëri nga takimi i liderëve rajonalë që po mbahet në Shkup, pjesë e të cilit janë edhe përfaqësues të rëndësishëm të SHBA-së dhe BE-së. Rama tha gjithashtu se BE nuk duhet të luajë lojën “fituesi merr gjithçka” dhe shtoi se ata duhet të jenë të gatshëm edhe të japin diçka pre vetes.“Fakti që procedi i integrimit deri tani ishte ‘do të fitoni gjithçka nëse bëheni anëtar, por nuk fitoni asgjë nëse nuk…
Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, është deklaruar para nisjes së Samitit të Bashkimit Evropian në Shkup, ku janë mbledhur gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor. O’Brien, potencoi se Plani i Zgjerimit i Bashkimit Evropian është një plan që nuk është parë më herët, pasi sipas tij, do të ketë një format më ndryshe. Ai theksoi se do të krijojnë mundësi që të qytetarët e këtij regjioni të bëhen pjesë e unionit së shpejti. “Kjo është hera e dytë që jam në dy muaj. Jam i nderuar që jam këtu, i kënaqur që po Maqedonia e Veriut është…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga Samiti I BE-së, që po mbahet në Shkup, tha se do të bisedohet për Planin e ri për rritje si dhe integrimin në tregun e përbashkët, raporton SHENJA. Kjo gjë deri tani, tha Rama, ka qenë e mundur vetëm për shtet të cilët kanë qenë pjesë e BE-së. “Ky është një ndryshim i madh dhe i rëndësishëm dhe mundësisë e madhe që nuk duhet ta humbim. Është e rëndësishme që ne të kemi sukses dhe të punojmë të gjithë së bashku, gjashtë shtetet Ballkanike, është e rëndësishme që të vendosim qytetarët tonë të parët…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, sot para fillimit të takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, ka treguar se çfarë do të diskutohet në mes liderëve të vendeve të rajonit. Ai tha se do të flasin për planin për rritje për Ballkanin Perëndimor të Komisionit Evropian, i cili përfshin rritjen e bashkëpunimit, si dhe rritjen ekonomike të shteteve. Ai tha se ky plan parasheh 6 miliardë euro ndihmë për shtetet e vendeve të rajonit. “Është nder për Maqedoninë e Veriut të jetë nikoqir i këtij takimi. Qëllimi është të diskutojmë për planin për rritje për Ballkanin Perëndimor, për rritjen…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndodhen sonte në Shkup në kuadër të Samitit që do të mbahet ditën e nesërme me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të lartë të SHBA-së e BE-së. Rama ka publikuar një foto me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Xhejms O’Brajan (James O’Brien).“Me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien, në vigjilje të darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE,” shkruan Kryeministri Rama në rrjetet sociale. Darka joformale është organizuar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. MARKETING
Autobusët e Ndërmarrjes Qarkulluese Transportuese (NQP) të Shkupit nesër do të jenë në lëvizje nga ora 04:30 deri në 09:00, kjo për shkak se nga ora 10:30 punonjësit do të dalin në protestë për shkak se nuk kanë marrë rrogën e muajit dhjetor.Këtë vendim e kanë marrë sot punëtorët dhe sindikatave në NQP.“Në ora 10:30 punëtorët e NQP-së do të jenë para Kuvendit të Qytetit të Shkupit, ku në ora 11 do të fillojë seanca e jashtëzakonshme e këshillit për subvencionimin e ndërmarrjes publike”, deklaroi kryetari i Sindikatës Miço Stojanovski.Si theksoi se varësisht nga epilogu i seancës së Këshillit, do…
Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Kumanovë ka kryer kontroll në vend të aksidentit të rëndë trafiku në afërsi të vendkalimit kufitar Tabanovcë ku një person ka humbur jetën, ndërsa janë lënduar tre të tjerë. Sipas informacioneve fillestare, përplasja fillestare në mes të dy veturave, një “Volksvagen Polo” me targa të Kumanovës dhe një “Volksvagen Golf” me targa të Shkupit, ka ndodhur kur drejtuesi i njërës nga veturat me siguri ka hyrë në autostradë në drejtim të kundërligjshëm. PROKURORIA PUBLIKE “Pas asaj përplasje fillestare, pasagjerja nga vetura me targa të Kumanovës ka dalë nga vetura dhe në atë moment…
Prokurori publik përgjegjës nga Prokuroria Themelore Publike Kumanovë ka kryer kontroll në vendin e aksidentit të rëndë trafiku në afërsi të vendkalimit kufitar Tabanoc, ku një person ka humbur jetën.Sipas informacioneve fillestare, përplasja mes dy veturave “Volkswagen Polo” me targa të Kumanovës dhe “Volksvagen Golf” me targa të Shkupit, është shkaktuar kur drejtuesi i njërës prej veturave ka hyrë në autostradë në drejtim të kundërt. Pas kësaj përplasje, pasagjerja nga vetura e Kumanovës ka dalë nga vetura dhe në atë moment një veturë “Opel Insignia” me targa serbe është përplasur me të. Gruaja ka pësuar lëndime të rënda nga përplasja…
Pas pushimit trejavor dimëror, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nesër do të kthehen në shkollë për të vazhduar mësimin nga gjysmëvjetori dytë i vitit 2023/2024. Ata do të kenë një tjetër pushim pranveror, nga data 29 prill deri më 6 maj 2024, që është një risi këtë vit shkollor. E re është gjithashtu që nxënësit në shkollat fillore do të mësojnë deri më 17 qershor, për të përmbushur numrin e caktuar të ditëve të punës (180) sipas kalendarit për organizimin e mësimit. Për nxënësit e shkollave të mesme viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor në vend…
Prej mëngjesit të sotëm janë hequr të gjitha ndalesat e qarkullimit për automjetet e rënda për shkak të reshjeve të borës në vend, por rekomandohet që të lëvizin me kujdes dhe të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës. Sipas informacioneve nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë dhe nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë”, janë hequr ndalimet në vendkalimet malore Pletvar, Strazhë, Gjavato, nga fshati Rogaçevë deri në vendkalimin kufitar Jazhincë, nga Struga në pikën kufitare Qafë Thanë, si dhe nga Kriva Pallanka deri në vendkalimin kufitar Deve Bair.Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton për ditën e sotme mot të ndryshueshëm me vranësira…

