Author: almakos

Ne nuk do të jemi si LSDM-ja, do të jemi në bankat parlamentare dhe do të abstenojmë nga votimi. Nuk do ta votojmë se vlerësojmë që Talat Xhaferi nuk meriton të votohet, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. “Në mandatin e dytë ndonjëherë shkel Rregulloren, Kushtetutën, ligjet etj. Ne e vlerësojmë që ai person nuk mund të jetë një person që mund të sigurojë një proces në të cilin ne të gjithë do të jemi krenarë. Por ky është rezultati, fryt i një marrëveshjeje politike që e kishin LSDM-ja dhe BDI-ja”, theksoi në emisionin “Top Tema”, Hristijan Mickoski.Ai theksoi se…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka publikuar emrat e ministrave që do të jenë pjesë e qeverisë teknike.Ministri për Punë të Brendshme do të jetë Pançe Toshkovski.Ministri i dytë me propozim të opozitës në qeverinë teknike do të jetë Gjoko Velkovski, në resorin për punë dhe politikë sociale.Stefan Andonovski do të jetë propozim për ministër për shoqëri informatike dhe administratë, ndërsa Cvetan Tripunovski në ministrinë për bujqësi.Këto emra i ka konfirmuar edhe kryetari i partisë, Hristijan Mickoski. MARKETING

Lexo më Shumë

Sot kur është dita ndërkombëtare e Arsimit, arsimi në vend ndodhet në një kolaps të vërtetë, akuzojnë nga Lidhja Evropiane për Ndryshim. Para shkollave, thuhet në kumtesë, ka protesta shoviniste me qëllim pengimin e të drejtës për tu arsimuar, nxënësit nuk kanë libra, numër i madh i shkollave shqipe nuk kanë kushte elementare për zhvillim të mësimit.“E që vendi i udhëhequr nga LSDM-BDI del më shoviniste se Rusia, këtë e dëshmon fakti që pikërisht para shkollave sulmohen gazetarët dhe tentohet edhe të ndalohet dhe fjala e lirë. Lidhja Europiane për Ndryshim dënon ashpër edhe protestat që kanë për qëllim ndalimin…

Lexo më Shumë

Nesër është Dita D. Qeveria do të jetë në dorëheqje. Kështu bëri me dije kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, në brifingun e fundit me gazetarë, si kryeparlamentar. Duke sqaruar procedurat që pasojnë nga dorëheqja e Qeverisë, Xhaferi njoftoi se pas Qeverisë, pason dorëheqja e kryeparlamentarit, me çka hapet rruga siç tha për seancën që është caktuar për më 26 janar, ku do të konstatohet dorëheqja e Qeverisë aktuale dhe e kryetarit të Kuvendit. Në të njëjtën seancë, sipas Xhaferit, në rend dite do të jetë zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit dhe kryetari i shtetit me propozim të shumicës…

Lexo më Shumë

Në lidhje me nxjerrjen e dokumenteve personale dhe ato të udhëtimit , sot ka folur Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ai ka theksuar se ka formularë për letërnjoftime dhe pasaportat. Spasovski informoi se aktualisht janë lëshuar mbi 1.25 milionë dokumente udhëtimi, mbi 1.1 milionë letërnjoftime dhe rreth 550 mijë patenta shoferi. OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME “Sasi të reja formularësh për dokumente udhëtimi do të mbërrijnë të hënën dhe në ditët në vijim. Nuk duhet të shqetësohemi, procesi do të vazhdojë”. Ndërkohë,  për Oliver Spasovski, turmat  e madha që po krijohen  kohëve të fundit, në sportelet…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi, ka bërë të ditur datat e sakta të seancave për dorëheqjen e qeverisë aktuale dhe zgjedhjen e qeverisë teknike. “Në marrëveshje me kryeministrin kemi përcaktuar afatet kornizë që fillojnë nga nesër për dorëheqjet dhe caktimin e seancës për konstatimin e dorëheqjeve”, ka konfirmuar Xhaferi. “Me 26 të këtij muaji hapet rruga për fillimin e procedurave për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, përcaktimin e mandatarit dhe dy seanca radhazi”, tha Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas marrëveshjes, procesi fillon nesër me dorëheqjen e kryeministrit dhe në seancën e caktuar për 26 janar do…

Lexo më Shumë

Të punësuarit në ISHP Shtëpia e Shëndetit në Gostivar për pak e ndërprenë punën dhe në protestë shprehën revoltën për mospagesën e pagës për muajin dhjetor. Problemi, siç theksuan është se nuk ka kush t’i nënshkruajë, sepse pritet emërimi i drejtorit të ri. “Edhe pse të gjithë kolegët në mbarë republikën i morën pagat, neve për dhjetorin ende nuk na është bërë pagesa. Duhej të bëhej deri më 10 janar, ndërsa me këtë të gjitha afatet janë tejkaluar. Problemi qëndron në atë që nuk është marrë vendim dhe ministri i shëndetësisë nuk ka emëruar drejtor të ri, edhe pse konkursi…

Lexo më Shumë

Drejtori i Agjencisë Pagesore, Nikica Baçovski informoi se po punohet në mënyrë aktive në akreditimin e masës së re IPARD 3, e cila do të jetë e dedikuar vetëm për komunat rurale. Masa është quajtur Infrastruktura publike rurale dhe parasheh mbështetje të projekteve të përgatitura nga komunat rurale për rrugë, ujësjellës, kanalizime, shtëpi kulture, kënde lojërash, parqe,… Për këto projekte, siç tha Baçovski, komunat do të marrin 100 për qind mbështetje financiare nga shuma e investimit, por jo më shumë se një milion euro. “Shfrytëzues të masës do të ishin direkt vetëqeverisjet lokale, ndërsa qëllimi është që të mundësohet thirrje…

Lexo më Shumë

Një raport paraprak i Agjencisë së Aviacionit Civil (AAC) ka nxjerrë në pah shkelje të rënda të sigurisë në operatorin kombëtar të navigacionit ajror, me vendim për ndërmarrjen e 11 masave dhe aktiviteteve detyrueshme për të adresuar mangësitë e konstatuara. Sipas drejtorit të AAC-së, Tomislav Tuntev, shkeljet përfshijnë mosrespektimin e procedurave të sigurisë, programit të sigurisë, dhe dispozitave ligjore, duke sjellë pasoja të rrezikshme për sigurinë fizike të objektit. Në raport, theksohet se inspektimet rezultuan në gjetjen e shkeljeve të procedurave të përcaktuara të sigurisë dhe ka lëshuar urdhër për ndërmarrjen e 11 masave detyrueshme. Drejtori i AAC-së ka shtuar…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE sonte do të mbajë seancë të Komitetit Ekzekutiv, në të cilën pritet të shpallen emrat e ministrave të Punëve të Brendshme dhe Punës dhe Politikës Sociale dhe të zëvendësministrave shtesë të Financave, Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe për Bujqësinë, Pylltarinë dhe Ekonominë e Ujërave që do të jenë pjesë e qeverisë teknike. Senca e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së pritet të fillojë rreth orës 20;30. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski është autorizuar nga Komiteti qendror i partisë në konsultim me Komitetin Ekzekutiv dhe anëtarë të tjerë të shquar të partisë, por edhe me aktorë më të gjerë shoqëror, që të…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE nesër në mbrëmje pas seancës së Komitetit Ekzekutiv do t’i shpallë emrat e ministrave të Punëve të Brendshme dhe të Punës dhe Politikës Sociale dhe zëvendësministrave shtesë të Financave, të Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të cilat do të jenë pjesë e Qeverisë teknike, konfirmuan për MIA-n sonte nga partia opozitare. Seanca e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së pritet të fillojë rreth orës 20:30. Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ishte autorizuar  nga Komiteti Qendror i Partisë në konsultime me Komitetin Ekzekutiv dhe anëtarë tjerë të shquar të partisë, por edhe me faktorët shoqëror…

Lexo më Shumë

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk komenton zgjidhjet e propozuara ligjore, por mirëpret dhe mbështet fuqishëm të gjitha përpjekjet për të hetuar aktivitetet e supozuara kriminale korruptive. “Ne i mbajmë përgjegjës ata që keqpërdorin besimin e publikut për përfitime personale. Supozoj se reformat institucionale dhe legjislative që do të rrisin transparencën dhe do ta forcojnë luftën kundër korrupsionit do të mirëpriten jo vetëm nga komuniteti ndërkombëtar, por edhe nga të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut”, thekson ambasadorja Ageler. Komenti i saj vjen pas ndryshimeve të paralajmëruara në Ligjin për Masat Kufizuese,…

Lexo më Shumë