“Vlerësoj se është zgjidhja më e keqe që ka mundur të ofrojë BDI-ja edhe pse zgjedhjet e tjera ishin të mira… Në pozita të rëndësishme të BDI-së që 20 vite kanë mbetur njerëzit më të korruptuar dhe njerëzit që i kanë bërë më shumë dëm çështjes shqiptare”, tha Kasami. Kasami tha se Xhaferi derisa ishte kryetar i Kuvendi është udhëhequr nga egoja e tij dhe se nuk ka përfaqësuar interesat e shqiptarëve. Sa i përket anëtarit të KSHZ-së, Kasami tha se, mosdhënia e anëtarit të KSHZ-së ka qenë inat personal i Talat Xhaferit. MARKETING
Author: almakos
Mandatari për formimin e Qeverisë së ardhshme Talat Xhaferi, e ka dorëzuar në Kuvend propozim-programin dhe propozim-përbërjene Qeverisë së ardhëshme. Ndërsa të dielën, do të mbahet seancë në të cilën do të votohet Qeveria teknike, pas çka zyrtarisht Xhaferi do të bëhet kryeministër teknik i vendit për 100 ditë. Kryeministri shqiptar sipas kryetarit të BDI-së Ali Ahmetit, është ëndërr e bërë realitet dhe nesër shton ai është ditë historike për shqiptarët. Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së “E nesër vëllezër e motra, nesër është ditë historike. Nesër, e diel, më 28 janar të motit 2024, zgjedhim Kryeministrin e parë shqiptar të…
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, edhe një herë ka përsëritur qëndrimin se deputetët nga radhët e partisë së tij nuk do të votojnë në seancën e Kuvendit për zgjedhjen e qeverisë teknike. Mickoski është pesimist dhe pret që 100 ditët e ardhshme të qeverisë teknike të jenë edhe më të këqija se ato që kanë qenë deri më tani. Sipas tij kryeministri teknik Talat Xhaferi do ti vazhdojë politikat e këqija. HRISTIJAN MICKOSKI “Ky është njeriu që nga fillimi deri në fund si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë bëri shumë lëvizje antikushtetuese dhe të kundërligjshme. Pres që politikat e këqija…
Hynë në fuqi dispozitat e reja ligjore nga fusha e aviacionit të cilat mundësojnë transponim të plotë të rregullativës së re të BE-së nga fusha e komunikacionit ajror. Kompetencat, aktivitetet dhe organizimi rreth gjurmimit dhe shptimit në aviacion kalojnë në Qendrën për menaxhim me kriza (QMK), helikopterët e MPB-së kthehen në regjistrin civil të parkut ajror të AAC, ndërsa parashihet edhe një burim i pavarur i financimit të autoriteteve të aviacionit civil. Drejtori i AAC-së, Tomisllav Tuntev në bisedë për MIA-n sqaron se ndryshimet legjislative dhe zgjidhjet e reja janë në drejtim të avancimit të kushteve për zhvillim të aktiviteteve…
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski deklaroi se ata mbeten në qëndrimin se nuk do ta mbështesin qeverinë teknike. Për mediumet sot ai deklaroi se nuk pret turbulenca në proceset e ardhshme me qeverinë kalimtare sepse, tha, “ligji është i qartë, Kushtetuta është e qartë”. I pyetur nga një gazetar se a pret që gjithçka të shkojë mirë me qeverinë teknike, Mickoski tha se me këta njerëz gjithçka është e mundur. “Nuk pres turbulenca, me këta njerëz gjithçka është e mundur, por nuk pres asgjë që mund të prishë procesin. Ligji është i qartë, Kushtetuta është e qartë” tha Mickoski. Në lidhje…
Qytetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kdrën e Diellit prej sot do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë linjën e re të autobusit e cila niset nga Tetova. Drejt qendrës së skijimit deri më tani nuk pati linjë të rregullt autobusi, ndërsa Komuna e Tetovës vendosi transport të shtunën dhe të dielën. Autobusët nga Tetova për në Kodrën e Diellit do të nisen në ora 08:30, 11:00, 14:00 dhe 17:00 me pikënisje – afër ish-stacionit të nisjes së teleferikut nga qyteti për në qendrën e skijimit. Komuna e Tetovës në një deklaratë të enjten njoftoi se bileta vajtje-ardhje për një person…
Sot paradite, tashmë mandatari për kryeministër teknik Talat Xhaferi duhet të paraqesë në Kuvend programin dhe përbërjen e Qeverisë teknike. Seanca për zgjedhjen e Qeverisë do të thirret për nesër, më 28 janar, transmeton Portalb.mk. Xhaferi dje pranoi nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski mandatin për formimin e Qeverisë teknike. Ai përmes postimit në Facebook deklaroi se do të punojë me përkushtim dhe transparencë në këtë funksion të ri. “Me krenari dhe nder të veçantë e pranova Mandatin për formimin e Qeverisë. Edhe nga pozita e Kryeministrit do të vazhdoj të punoj me përkushtim, me përgjegjësi dhe transparencë, duke i pasur gjithmonë parasysh mirëqenien,…
Kryetari i Bashkimit për Integrim, Ali Ahmeti sot ka bërë thirrje për bashkim të forcave politike për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Europian, shkruan Telegrafi Maqedoni. Ahmeti përmes rrjeteve sociale tha se beson se vendi ynë do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Kryetari i Bashkimit për Integrim, Ali Ahmeti sot ka bërë thirrje për bashkim të forcave politike për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Europian, shkruan Telegrafi Maqedoni. Lideri i BDI-së tha se ne duhet të mendojmë nëse duam që fëmijëve tanë tu lëmë një Maqedoni evropiane apo pro-ruse. Ai tha se kryeministrin e parë shqiptarë e bëmë, bashkë ta…
Një dridhje e tokës është ndjerë në Maqedoninë e Veriut. Tërmeti thuhet se ka qenë i lartësisë prej 2.4 ballë të shkallës së Rihterit, ndërkaq epiqendra ka qenë 13 kilometra në juglindje të Vinicës. Thellësia është 10 kilometra. MARKETING
Pasi një gjykatës i procedurës paraprake nuk pranoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, Këshilli Penal i vendosi në arrest shtëpiak dhe tani Apeli e liroi edhe nga arresti i shtëpisë Bekim Nezirin. Ata kanë vlerësuar se nuk ka rrezik që Bekim Neziri të ndikojë ndaj dëshmitarëve për rastin e dhunës në MNAV. “Gjykata vlerëson se nuk ka prova, nuk janë evidentuar fakte dhe rrethana që tregojnë për rrezik real të arratisjes së të dyshuarve, frikë nga pengimi i procedurës penale duke ndikuar te dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët, apo për përsëritjen e veprës penale dhe e mori këtë…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se me qëllim të lehtësimit dhe përshpejtimit të procesit të ndërrimit të dokumenteve personale, në territorin e Shkupit ka filluar zbatimin e pilot projektit për dërgimin e letërnjoftimeve të bëra tashmë dhe patentë shoferëve në adresat e shtëpive, përmes stacioneve policore, tranamseton Portalb.mk. Nga aty theksojnë se ky pilot projekt zbatohet vetëm në Shkup. MPB njofton se të shtunën (27.01.2024) sportelet për lëshimin e dokumenteve të gatshme do të jenë të hapura në objektet në Beko dhe MRTV (nga ora 08:00 deri në 16:00). Kujtojmë se për letërnjoftimet është vazhduar afati i vlefshmërisë. MPB-ja informoi se qytetarët se letërnjoftimet me…
Gjykata Penale ka njoftuar se është caktuar masa e paraburgimit për 6 personat të cilët janë kapur nga aksionet policore ditën e djeshme në fshatin Gërçec, në lagjet Duqanxhik dhe Çair. Ata nëpërmjet një komunikate me shkrim njoftuan se gjyqtarët e procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit për të përcaktuar masat për sigurimin e prezencës së 6 personave të cilët janë sjellë në gjykatë gjatë natës, si dhe në aksionin e policisë në fshatin Gërçec, ka sjellë vendime me të cilat: GJYKATA PENALE:…

