Author: almakos

Talat Xhaferi shtypi butonin e gjelbërt, në votimin e Qeveria teknike që do të drejtohet nga vetë ai. Kjo ju mundësua atij, marrë parasysh se ai ende kishte mandatin e deputetit, funksion ky që u ndërpre në fund të seancës. Me 65 vota “pro”,  3 “kundër” dhe asnjë “të përmbajtur” u votua Qeveria teknike dhe si rrjedhojë edhe kryeministri teknik dhe ministrat. Deputetët e VMRO-së lëshuan sallën e kuvendit pas fjalimit të deputetit të tyre Antonio Milloshovski dhe nuk e votuan qeverinë teknike edhe pse kanë të propozuar dy ministra dhe 3 zëvendës ministra. Kryeministri Talat Xhaferi prezantoi përbërjen e…

Lexo më Shumë

Në paraqitjen e parë, pasi u zgjodh kryeministër teknik, Talat Xhafei u zotua se do ta kryej punën e tij me përgjegjësi të plotë. TALAT XHAFERI, KRYEMINISTËR TEKNIK “Me krenari dhe me ndërgjegje të pastër dhe me përgjegjësi të plotë kam pranuar, jam përgatitur dhe kam fituar besimin e qytetarëve përmes kandidatëve për deputetë në Kuvend. I mbetem koshient përgjegjësisë, transparencës dhe llogaridhënies para qytetarëve dhe atyre që kanë vendosur ardhmërinë e këtij vendi”. Në fotografinë e përbashkët të kryeministrit dhe ministrave të sapozgjedhur të Qeverisë teknike, munguan ato të VMRO-së. Kjo sipas kryeministrit teknik Talat Xhaferit, nuk paraqet shqetësim…

Lexo më Shumë

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka uruar Kryeministrin e parë shqiptar Talat Xhaferi, duke theksuar se kjo është ditë historike për të gjithë komunitetin shqiptar në RMV. “Sot shënon një moment historik të rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në MK, duke reflektuar kontributin e tyre jetik në shtetësinë e vendit dhe rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik.I uroj qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Mk sukses.”, ka shkruar Osmani. MARKETING

Lexo më Shumë

Puna e qeverisë do të jetë transparente, me përgjegjësi dhe do ketë llogaridhënie. Kështu tha kryeministri Talat Xhaferi në konferencën për media e mbajtur menjëherë pas votimit si kryeministër teknik në 100 ditët e ardhshëm, raporton SHENJA.Ai komentoi edhe mungesën e ministrave të VMRO-DPMNE-së, të cilët nuk dolën për tu fotografuar në fotografinë e zakonshme të kabinetit qeveritar.“Gjatë fotos familjare mund të vëreni që nuk janë kandidatët e propozuar nga opozita VMRO-DPMNE, por gjithsesi që pas grillave do të jetë ndryshe. Për faktin se ato i obligon ligji dhe kushtetuta. Kështu që qytetarë të nderuar mos u brengosni për fotografitë…

Lexo më Shumë

Duke vënë në plan të parë interesin e shtetit, deputetët e LSDM-së si parti progresive dhe pro-evropiane, së bashku me deputetët e shumicës, do ta mbështesin Qeverinë teknike në Kuvendin e Maqedonisë, tha nga Kuvendi, deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski gjatë zgjedhjes së Qeverisë teknike. “Nuk do të lejojmë që DPMNE të hedhë njollë në procesin zgjedhor dhe rrjedhimisht në fitoren e dyfishtë të frontit pro-evropian në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Së bashku me shumicën e deputetëve, bashkë me qytetarët, nuk do të lejojmë që skenarët destruktivë të DPMNE-së të kenë sukses. LSDM në vitet e kaluara ka…

Lexo më Shumë

Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së, ka kritikuar votimin e Talat Xhaferit si kryetar i Qeverisë teknike, duke thënë se ai ka dezertuar nga Ushtria e Maqedonisë dhe ai nuk mund të jetë kryeministër i mirë. “Mos prisni nga Talat Xhaferi të jetë më i mirë për vendin. Nuk mundet një dezertor i ushtrisë të udhëheq vendin si duhet. BDI nuk ka kualitet për të udhëhequr vendin. LSDM, PRSDM dhe partnerët tjerë, sot maqedonasin e kanë bërë qiraxhinj në vendin e tyre. Sot, ata që thonë se është ditë historike, duhet ta thonë këtë pasi historikisht, Maqedonia ka më shumë borxhe,…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Talat Xhaferin për emërimin që pritet të votohet ditën e sotme si Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Begaj shprehet se pavarësisht kufizimit në kohë dhe në kompetenca, kjo qeveri ka sfidën dhe privilegjin për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme dhe të dëshmojë aftësinë për të qenë gjithpërfshirëse dhe bashkëpunuese me të gjithë faktorët pa dallim politik dhe etnik.“Urimet e mia më të përzemërta qeverisë së re teknike të Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministrit të saj, zotit Talat Xhaferi! Pavarësisht kufizimit në kohë dhe në kompetenca,…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur para mbajtjes së seancës së Kuvendit, duke thënë se të gjithë të pranishmëve në Kuvend ju shkëlqejnë sytë nga gëzimi.“Të gjithë që i kam takuar deri tani, ju shkëlqejnë sytë nga gëzimi. është ditë për të ju gëzuar. Nuk është ky sukses i vogël, që shqiptarët për një çerek shekulli të arrijnë gjithë këto të mira kombëtare. T’i kishe thënë dikujt para 20 vjetësh se kjo do të bëhet realitet, do të sugjeronte terapi neuropsikiatrike” tha mes tjerash Ahmeti.Përndryshe, në Kuvend sot duhet të votohet Talat Xhaferi si kryeministër teknik i cili do…

Lexo më Shumë

Në prag të votimit të qeverisë teknike, Talat Xhaferi, në rrjetin social facebook ka shkruar se sot jemi dëshmitarë të një dite historike. Ai thotë se nuk ka fjalë që e përshkruajnë kontributin dhe vizionin e Ali Ahmetit.“Njeriu mbahet mend për veprat që i lë në trashëgimi për gjeneratat e ardhshme dhe rrugët që i trason në histori. Nuk ekzistojnë fjalë mjaftueshëm të fuqishme që e përshkruajnë kontributin dhe vizionarizmin e Ali Ahmeti në ndërtimin e historisë bashkëkohore të shtetit tonë. Sot jemi dëshmitarë të edhe një dite historike për ne!”, ka shkruar Talat Xhaferi. MARKETING

Lexo më Shumë

Vitin e kaluar, Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit regjistroi afër 2.9 milionë pasagjerë, që e bën atë të pestin më të ngarkuar në rajon, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga aeroportet e vendeve të rajonit, aeroporti i Beogradit ka pasur më së shumti pasagjerë në vitin 2023 me 7,95 milionë pasagjerë, i dyti është ai i Zagrebit me 3,72, në vendin e tretë është aeroporti i Prishtinës me 3,42 milionë. I katërti për nga numri i pasagjerëve është aeroporti i Splitit me 3.59 milionë pasagjerë, raporton faqja e specializuar e aviacionit “Exyuaviation”.Në vitin 2023, Shkupi për herë të parë kapërceu aeroportin tradicionalisht më…

Lexo më Shumë

Për të qeverisur, LSDM-ja ia dha shtetin BDI-së dhe për të mbajtur karriget po paguajnë një çmim të rëndë për shefat e tyre në BDI. Çmimin e shohim edhe sot e shprehur në Talat Xhaferi, kryeministër”, akuzojnë sot nga VMRO-DPMNE.“Nga ana tjetër, shpresat e tyre janë që BDI-ja e LSD-së t’i mbledhë partitë shqiptare në koalicion dhe Kosova ta diktojë këtë proces që LSD-ja ta zbusë debaklin e saj. Nuk funksionon kështu. Është e qartë se çfarë po bëni. Është e thjeshtë, LSD-ja ia dha shtetin BDI-së për të qeverisur, Talat Xhaferi nga BDI u bë kryeministër për shkak të…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në Tetovë konfliktë në mes dy meshkujve të moshës 36 dhe 37 vjeç ka kaluar në sulm fizik dhe plagosje me thikë. 36-vjeçari mbeti i plagosur rëndë, i cili pas ndihmës së dhënë në spitalin e Tetovës është dërguar në Klinikën e Shkupit. “Më 27 janar rreth orës 21:45 minuta, në rrugën “Strasho Pinxhur” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 36 vjeçarin D.M. nga Tetova. Ai dyshohet se rreth orës 18:15 në rrugën “Ilindenska” në Tetovë ka sulmuar fizikisht dhe ka lënduar me sende të mprehta 37-vjeçarin F.I., po ashtu nga Tetova. Plagosjes i…

Lexo më Shumë