Puna e qeverisë do të jetë transparente, me përgjegjësi dhe do ketë llogaridhënie. Kështu tha kryeministri Talat Xhaferi në konferencën për media e mbajtur menjëherë pas votimit si kryeministër teknik në 100 ditët e ardhshëm, raporton SHENJA.
Ai komentoi edhe mungesën e ministrave të VMRO-DPMNE-së, të cilët nuk dolën për tu fotografuar në fotografinë e zakonshme të kabinetit qeveritar.
“Gjatë fotos familjare mund të vëreni që nuk janë kandidatët e propozuar nga opozita VMRO-DPMNE, por gjithsesi që pas grillave do të jetë ndryshe. Për faktin se ato i obligon ligji dhe kushtetuta. Kështu që qytetarë të nderuar mos u brengosni për fotografitë që i shihni. Koncentrohuni në punët dhe obligimet që dalin nga mandati juaj. Do të jap gjithçka që ky ekip t’i realizojë pritshmëritë e qytetarëve”, tha Talat Xhaferi, raporton SHENJA.
Data 09.05.2026
Aktuale
- VLEN shndërrohet në parti të vetme, sot mbahet Kongresi i Bashkimit
- FOTO/ E moshuara ndezi oxhakun, shkrumbohet nga flakët banesa në Gjirokastër
- Protesta e opozitës, procedohen penalisht shtatë persona që hodhën molotovë dhe u përplasën me efektivët, mes tyre edhe një deputet
- Siljanovska: Balancuesi ishte burim korrupsioni, jo zgjidhje
- Mot pjesërisht i vranët dhe i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima
- Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, nuk ka pritje në kufi
- Mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima
- Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”


