Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk arrijnë të pajisen me pasaporta të reja në gjuhën shqipe si rrjedhojë e mungesës së formularëve në të dyja gjuhët për dokumentet e udhëtimit, përcjell Evropa e Lirë. “Nuk ka formularë në gjuhën shqipe kështu që duhet të vendosni që pasaportën ta merrni vetëm në gjuhën maqedonase ose të prisni”, kështu i është drejtuar gazetares së Radios Evropa e Lirë administratori të hënën e 22 janarit në një pikë për regjistrimin e të dhënave biometrike në Shkup, duke theksuar se tashmë më shumë se tre javë mungojnë formularët në gjuhën shqipe. Ai thotë se…
Author: almakos
Kryetari i Lëvizjes Demokratike dhe ish-kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, thotë se ka qenë pjesë e anëtarësimit të BDI-së dhe prej aty e di situatën në parti. Sipas tij, “BDI kur del mirë në votime, shkon me agjendë dhe program të gjelbër, por kur kanë rezultate më të dobëta në sondazhe, kthehen në nacionalizëm dhe histori”. “Vetë fakti thotë se nuk i rrinë mirë. Njerëzit (BDI) janë në panik. Shqiptarët nuk janë të viteve 90, simbolika e një kryeministri shqiptar është e tepërt për ta. Pavarësisht se ka kryeministër shqiptar, Xhaferi sot nuk ka përgjigje për problemin arsimor…
Kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski sot ka patur takim joformal me kryeministrin e Qeverisë teknike, Talat Xhaferi dhe me ish-kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Mitreski në fejsbuk ka publikuar se në takim kanë biseduar për periudhën që na pret dhe se nuk heqin dorë nga axhenda evropiane Qëndrojmë me vendosmëri në përcaktimin që të mos devijojmë nga axhenda evropiane, e cila është e vetmja mundësi për vendin tonë për prosperitet dhe progres demokratik. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është alternativa jonë e vetme. Në të njëjtën kohë, konstatuam se në periudhën e ardhshme do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për…
Sot në qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bë pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të ri të qeverisë, ndërmjet ish kryeministrit, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrit të ri, Talat Xhaferit. Në konferencë të përbashkët për media, Kovaçevski u lavdërua për punën që kanë bërë gjatë mandatit të tij, ndërsa Xhaferi informoi se çfarë do të bëjë qeveria teknike e udhëhequr nga ai. Kryeministri i sapoemëruar theksoi se detyra primare e qeverisë së tij është organizimi i zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe presidenciale dhe ruajtja e aleancës me SHBA, BE dhe NATO. TALAT XHAFERI, KRYEMINISTËR TEKNIK “Do të zbatojmë…
Në qeverinë teknike do të marrë pjesë edhe VMRO-DPMNE me dy ministra dhe tre zv/ministra. Pançe Toshkovski nga kjo parti do të udhëheqë Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në këtë ministri sot u bë edhe pranim-dorëzimi i këtij posti, në mes Oliver Spasovskit dhe Pançe Toshkovskit. Nga MPB informojnë se në ceremoninë e dorëzimit, ministri Toshkovski falënderoi Spasovskin për angazhimin e deritanishëm në Ministri. VMRO-DPMNE do të udhëheqë edhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ku këtë detyrë ata ja kanë besuar Gjoko Vellkovskit. Gjatë aktit të pranim-dorëzimit të detyrës, me lule në dorë Vellkovski falënderoi ish ministren, Jovana Trençevskën,…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,42 % në raport me vendimin e datës 22.1.2024. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) rriten për 1,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,293 den/kg dhe do të jetë 41,439 den/kg.…
Ka bisedime me qëllim të krijimit të një koalicioni me partitë politike që kanë të njëjtat vlera, që ndajnë të njëjtin vizion për vendin, që është Maqedonia e Veriut, anëtare e BE-së, tha Kovaçevski. Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, edhe një herë konfirmoi sot se ka bisedime me partitë tjera politike për pjesëmarrje në zgjedhje, por siç tha ai, ende nuk ka marrëveshje përfundimtare. “Bisedimet me partnerët e koalicionit po zhvillohen në nivel të rregullt, por nuk ka marrëveshje përfundimtare, gjë që është normale sepse jemi në një fazë që zgjedhjet nuk janë shpallur. Megjithatë, ka bisedime me qëllim të…
Kryeministri teknik Talat Xhaferi sot në qeveri nga tani më ish kryeministri Dimitar Kovaçevski ka pranuar funksionin e kryeministrit. Xhaferi më pas ka shpërndarë disa fotografi në facebook ku ka shkruar se sikurse çdo sfidë edhe këtë sfidë e ka pranuar më qellim të qartë. “Dita e parë Kryeministër Edhe rruga më e shkurtër është vështirë të kalohet nëse nuk ke vizion, plan, drejtim dhe qëllim. Të gjitha sfidave dhe rrugëve deri tani u jam qasur me planifikim të mirë dhe qëllim të qartë. Ashtu është edhe tani, me qëllim të qartë për Republikën e Maqedonisë së Veriut Evropiane”, ka…
Ministria e Punëve të Brendshme ka vijuar dje (28.01.2024) me kontrollet aksionare në zonën e qarkullimit rrugor. Siç njoftojnë nga MPB, vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 113 gjoba, nga të cilat 48 për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, nëntë për vozitje pa patentë shofer, dhjetë sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit, dy gjoba për kalim në semafor të mbyllur.“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion”, thonë nga MPB. MARKETING
Presidenti Stevo Pendarovski sonte pas përfundimit të seancës në Kuvend për zgjedhjen e Qeverisë teknike për zbatimin e zgjedhjeve për deputetë,ai priti në kabinetin e tij anëtarët e përbërjes së re të Qeverisë. Presidenti Pendarovski anëtarëve të qeverisë u uroi punë efikase dhe realizim të suksesshëm të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Anëtarët e zgjedhur të VMRO-DPMNE-së munguan. MARKETING
Kryeministri Albin Kurti ka uruar Talat Xhaferin me rastin e zgjedhjes në krye të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se Maqedonia e Veriut është vend fqinj i Kosovës dhe një partner.“Ish Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi dëshiroj t’i uroj suksese për detyrën e tij të re, atë të kryeministrit në qeverinë teknike e cila pas tre muajsh do ta çojë në zgjedhje vendin tonë fqinj e partner”. Kurti ka uruar që gjatë qeverisjes së Xhaferit, Kosova dhe Maqedonia e Veriut të kenë veprime bashkërenduese për projekte të…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Bega dhe kryetar të paritive politike në Kosovë dhe Shqipëri kanë uruar Talat Xhaferin për kryeministër teknik në qeverinë e Maqedonisë së Verut. Presidenta e Kosovës, Vjosa Osmani në urimin e saj ka deklaruar se kjo është ditë historike për të gjithë komunitetin shqiptar në RMV. VJOSA OSMANI, PRESIDENTE E KOSOVËS “Sot shënohet një moment historik i rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në MK, duke reflektuar kontributin e tyre jetik në shtetësinë e vendit dhe rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik”. Urim të njejtë ka bërë edhe Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj,…

