Publicisti dhe gazetari Fejzi Hajdari në emisionin “Intervistë në SHENJA”, deklaroi se elitat politike në Maqedoninë e Veriut janë super të korruptuar. Ai tha se përderisa këto elita politike, faktor politik, emërojnë dhe zgjedhin në gjyqësor njerëz të korruptuar të cilët e amnistojnë edhe Mijallkovin, edhe Jankievskin dhe plotë të tjerë funksionarë të dënuar për të cilët ka akte gjykuese, nuk ka se çfarë të pritet tjetër. “Pra këto janë gjyqësori është mekanizimi kryesor i cili e stimulon me veprimin e tij apo e ndëshkon krimin dhe korrupsionin. Në rastin konkret ai e ka stimuluar. Prandaj edhe qytetarët në anketat…
Author: almakos
Për shkak të vendosjes së rrjetit mbrojtës në rrugën rajonale R1102, pjesa Veles – Gracka, nga data 01.31 deri më 02.03.2024, do të jetë e mbyllur për qarkullim në periudhën prej orës 08:00 – 16:30. Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i qarkullimit në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. Nga data 15.11.2023 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do…
Nino Vasev dhe Nehat Nuhi, nga drejtorë mjekësor dhe organizativ të Klinikës së Onkologjis, tani janë të akuzuar për mashtrimin e pacientëve. Kurse 3 mjekët, atyre u kanë ndihmuar, duke u shkruar pacientëve terapi të panevojshme. Pacientëve u është shkruar terapi e tepruar edhe atë terapi nga më e shtrenjta nga gjenerata më e re e terapisë vetëm një ditë para se pacienti të ndërroj jetë. Drejtorët e dyshuar kanë blerë barna para kohe, pa procedurë të prokurimit publik dhe pa pëlqimin e Fondit Shëndetësor, në këtë mënyrë kanë krijuar tepricë të barnave, për të cilat nuk janë mbajtur shënime.…
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se sot është raportuar se personi G.S. është ndaluar të hyjë në hapësirat e Myftinisë së Tetovës. “Sot në ora 07:30 në SPB- Tetovë, S.Xh. (52) nga Tetova ka raportuar se G.S. dhe Sh.Sh. i kanë mbyllur dyert e objektit të BFI-së në Tetovë dhe e kanë penguar të veprojë si u.d.Myfti, që të hynte dhe të kryente detyrat e punës, edhe pse kishte një vendim nga Bashkësia Fetare Islame të hartuar më 8 nëntor 2023. E njëjta gjë po ndodhte prej kohësh dhe në parandalim u përfshinë edhe persona të punësuar…
Deri në fund të prillit është afati për marrjen e vendimit për ofertën më të favorshme të dorëzuar për thirrjen për zgjedhjen e furnizuesit universal të energjisë elektrike dhe propozimin të dorëzohet në Qeveri, informoi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Ai nuk pret ndryshime në çmimin e energjisë elektrike as pas 1 korrikut, kur duhet të ketë një furnizues të ri universal, siç thotë, duke i marrë parasysh parametrat e tanishme dhe gjendjen e stabilizuar energjetike. “Për furnizuesin universal janë pranuar tre oferta, procedura është në vazhdim, komisioni punon dhe ka afat që deri në fund të prillit të…
Të nderuar qytetarë, Të nderuara media, Korrupsioni dhe keqpërdorimi i gjyqësorit, mbeten fytyra e vërtetë e pushtetit të udhëhequr nga BDI dhe LSDM. Sado që ky pushtet përpiqet të mashtroj qytetarët me maskën e të ashtuquajturin “Fronti Europian”, institucionet vendase por edhe ato ndërkombëtare për çdo ditë i’a heqin këtë maskë dhe i’a shfaqin fytyrën e vërtetë. Pra i’a nxjerrin në shesh korrupsionin. Raporti i “Transparency international” i’a dha edhe një grusht, BDI-së dhe partnerit të saj LSDM. Imagjinoni, në renditjen e Indeksit për Perceptimin e Korrupsionit, Maqedonia është në vendin e 76-të dhe qëndron bashkë me Hungarinë, Moldavinë, Trinidadi…
Marrëveshja e Prespës është marrëvehsje ndërkombëtare, ka fuqi mbi të gjitha dispozitat ligjore dhe nuk mund të ndryshohet njëanshëm nga asnjëra palë, porositi ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis, si në intervistën e mbrëmshme për televizionin grek “Antena”, ashtu edhe nga Parlamenti sot në mëngjes, duke iu prëgjigjur pyetjes së deputetit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Shefi i diplomacisë greke theksoi se Demokracia e Re doli me kohë me qëndrime për Marrëveshjen e Prespës për pikat të cilat ata vetë i kanë konsideruar problematike, por theksoi se tani, nuk mund të definohet, ndërsa Greqia e ndjekë…
Bashkësia Fetare Islame e RMV e sheh të arsyeshme që opinionin e gjërë, imamët, dhe mutevelitë e xhamive edhe njëherë ti njoftoj me sa vijon: Më datën 09. Nëntor Qani Nesimi shkarkohet nga detyra Myfti i Muftinisë së Tetovës me vendim unanim të Rijasetit dhe më pastaj i është tërhequr muraselja dhe me këto vendime humb legjitimitetin e Muftiut dhe duhet t’i lëshoj zyrat e Muftinisë, njëherit prej atij momenti nuk ka të drejtë të përdorë vulat e Muftinisë, e as paraqitja e tij si Mufti. Përdorimi i vulave dhe paraqitja si Mufti janë vepra penale. Në gjyqin administrativ të…
Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sot ka paralajmëruar konferencë për media, në të cilën pritet që prokurori themelor publik i Prokurorisë Themelore Publike Shkup Gavril Bubevski dhe prokurorja publike kompetente Ana Gogovska Jakimovska të prezantojnë detaje rreth rasti “Onkologjia”. Pas konferencës PThP njoftoi se deklaratë do të japë edhe prokurorja Gogovska Jakimovska, transmeton Portalb.mk. Prokuroria dje bëri të ditur se në lidhje me rastin “Onkologjia” janë bastisur tre lokacione, janë ndaluar katër persona dhe kanë njoftuar se veprimet do të vazhdojnë. Prokuroria ka njoftuar paraditen e djeshme se veprimet e ndërmarra kanë qenë me urdhër të prokurorit publik. Aksionet…
Për shkak të vendosjes së rrjetit mbrojtës në rrugën rajonale R1102, seksioni Veles – Gradsko, nga sot deri më 3 shkurt, do të jetë i mbyllur për qarkullim në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 16:30, njofton LAMM. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. MARKETING
Gjykata kushtetuese sot do të mbajë mbledhje, ndërsa në rend dite janë katër nisma për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë. Parashtrues i nismës së parë është Dobra Petkovska nga Shkupi, ndërsa është kontestuar Ligji për siguri sociale për persona të moshuar, sipas Vendimit UP.nr.1702-2488/21 të Qendrës ndërkomunale për punë sociale Shkup-Kisella Vodë. Bëhet fjalë për nenin 2, nenin 3 dhe nenin 4 të Rregullores për mënyrën e konstatimit të gjendjes dhe llojit të të ardhurave, pronës dhe të drejtave pronësore të parashtruesit dhe bashkëshortit apo personit me të cilin jeton në bashkësi jashtëmartesore, formularit të kërkesës dhe dokumentacionin e nevojshëm…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, i ftuar në emisionin RTK Prime në lidhje me deklaratën e Bekim Qokut për zgjedhjen e Talat Xhaferit kryeministër, u shpreh se Qoku nuk është njohës i veprimtarisë si kombëtare dhe politike të Xhaferit, ndaj dhe hedh akuza të pa baza. “Zoti Xhaferi si ministër i mbrojtjes ka bër homazhe tek varrezat e dëshmorëve, ai është komandant i Brigadës 116, atë e ka bërë gjaku i dëshmorëve kryeministër dhe me rastin e luftës së Kosovës u hodhën lotsjellësa në amabasadën amerikane në Shkup që e quajtën zotin Xhaferi jo legjitim. Zotit Xhaferi…

