Si kryetar i kuvendit qëndror të Aleancës për Shqiptarët deri në këtë moment nuk jam i informuar për asnjë ofertë për koalicion me ndonjë parti tjetër politike. Nga takimet që kam zhvilluar se fundmi me kryetarët e degëve dhe strukturat e tjera partiake, poashtu jam informuar se askush prej tyre nuk është në dijeni për ndonjë ofertë me shkrim në bazë të çkahit duhet të vendoset. Individi, në këtë rast kryetari i partisë nuk është organ vendimarrës, ka të drejtë të propozojë në organ që ka të drejtë vendimmarrjeje, e kjo është Kryesia e Partisë, që për momentin e ka…
Author: almakos
Menjëherë pas publikimit të lajmit se Taravarit është rreshtuar me opozitën shqiptare, i pari që ka reaguar është Krenar Lloga, ministri i Drejtësisë. Ai në një postim në facebook, e ka kundërshtuar vendimin e kryetarit. Duke u nisur nga interesimi mediatik dhe i anëtresisë së gjërë, dua tju bëjë me dije se Aleanca për Shqiptarët nuk ka shqyrtuar asnjë kërkesë nelë organet e saja partiake, Këshillin Drejtues, Kryesi Qëndrore dhe Kuvend Qëndror në lidhje me koalicionet parazgjedhore. Në fuqi ka një vendim të Kryesise Qëndrore i cili është votuar UNANIMISHT për të shkuar të vetëm ne zgjedhje. I bëj thirrje…
Pas disa javësh konsultime e takime të shpeshta, brenda dhe jashtë subjektit që unë drejtoj, pas një reflektimi të thellë personal, ka ardhur koha që të shpalos publikisht qëndrimin tim, si kryetar partie përsa i përket zgjedhjeve parlamentare që po afrohen. Duke marrë parasysh sugjerimet sa të vlefshme aq edhe dashamirëse të të gjithë miqve, antarëve dhe përkrahësve, kam zgjedhur të dëgjoj edhe zërin e popullit që sot po flet më qartë se kurrë. Qytetari po kërkon Ndryshim! Populli po kërkon një sistem politik të çliruar nga epidemia e korrupsionit, që është bërë frenuesi më i madh për mirëqenien dhe…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Strumicë, ku një vajzë 4 vjeçare është sjellë në Klinikën e sëmundjeve të fëmijëve në Shkup, me shumë plagë në trup dhe e ngrirë nga temperaturat e ulëta. Mirëpo ajo se çfarë është më e keqja e gjithë këtij rasti është se plagët e vajzës së vogël janë shkaktuar pikërishtë nga nëna e saj, ndonëse e ëma vazhdimisht pohoi se plagët e vajzës ishin si rezultat i një sulmi nga qeni. Prokuroria Themelore Publike Strumicë ka nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj nënës së dyshuar për veprën penale – Moskujdes dhe…
Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE) konstaton mungesë të konkurrencës në tregun e telefonisë celulare në analizën e fundit të tregut përkatës për përfundimin e thirrjeve në telefoninë celulare. Kjo tregon se konkurrenca potenciale mundet dhe është mirë të krijohet, por që për sa i përket barrierave strukturore dhe lelage që ekzistojnë në treg, ajo është e kufizuar dhe paraqet barrierë. Kjo është analiza e gjashtë e përgatitur nga AKE për një treg përkatës për përfundimin e thirrjeve në telefoninë celulare dhe është përgatitur në bashkëpunim me Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës. Në bazë të saj është marrë Vendimi për përcaktimin…
Prokuroria Themelore Publike Strumicë ka nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj nënës së dyshuar për veprën penale – Moskujdesi dhe keqpërdorimi i fëmijës nga neni 201 paragrafi 3 i Kodit Penal. “E dyshuara, ndonëse ishte e detyruar të mbështeste dhe të kujdesej për jetën dhe shëndetin e vajzës së saj 4-vjeçare, kishte neglizhuar rëndë detyrën e saj prindërore për kujdesin dhe edukimin, e braktisi atë dhe e lejoi fëmijën të lypte, gjë që ndikoi negativisht zhvillimin e tij, shëndetin dhe sigurinë personale. Si pasojë, shëndeti i fëmijës është dëmtuar rëndë dhe më 17 janar 2024 fillimisht është pranuar…
Në komunën e Negotinës në zonën e qytetit, shoqata ekologjike “Ecovita” bën me dije se janë instaluar tri stacione të reja matëse treguese për kontrollin e ndotjes së ajrit. Kjo sjellje e re vjen si pjesë e nismës për të përmirësuar cilësinë e ajrit dhe për të mbrojtur mjedisin në këtë zonë. “Vazhdojmë ngritjen e 10 stacioneve në periudhën e ardhshme. Do të marrim vlera krahasuese nga disa pika. Stacionet japin rezultate për pesë parametra. Temperatura, lagështia, presioni atmosferik, grimcat PM 2.5 dhe PM 10. Popullata, veçanërisht fermerët, mund të marrin rezultate për këto parametra për një periudhë deri në një vit, në…
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zëvendëskryeministrja Sllavica Grkovska thekson se lista e zezë amerikane pritet të plotësohet, ndërsa shpreh nevojën për reforma në sistemin gjyqësor. Grkovska përmend se është e rëndësishme që institucionet vendase të trajtojnë rastet e korrupsionit me profesionalizëm dhe integritet, duke siguruar që personat e akuzuar për vepra të tilla të përballen me drejtësinë. “Dua t’u dërgoj një mesazh të gjithë atyre kandidatëve të Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë që e shohin veten në këtë profesion, se tani është koha të rishikojnë nëse janë mjaft të guximshëm dhe nëse janë të gatshëm të përballojnë të…
Studentët kanë paralajmëruar protestë masive të hënën para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Shkup. Nga “Rezistenca Studentore” thonë se u është premtuar pagesa e bursave për muajt nga tetori e në vazhdim, por llogaritë e transaksioneve të tyre kanë mbetur bosh. Me ato mjete mbuluan shpenzimet e regjistrimit në semestër. Pavarësisht njoftimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës se bursat për muajin tetor dhe pjesa tjetër do të paguhen më 1 shkurt si afat, sot llogaritë tona të transaksionit mbetën bosh. Fonde që sot nuk i kemi dhe jemi të detyruar t’i përdorim për të mbuluar shpenzimet e regjistrimit…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se pas 12 shkurtit nuk do të vlejnë pasaportat me emrin e vjetër të shtetit. Për qytetarët që janë jashtë vendit, duhet të lajmërohen në përfaqësitë diplomatike të RMV-së në vendet ku jetojnë, ku do t’u tregohet se si të veprojnë për t’u kthyer në Maqedoninë e Veriut me pasaportat me emrin e vjetër të shtetit. “Unë para disa ditësh jam kritikuar sepse kam qenë brutalisht i sinqertë me qytetarët. Thash të mos i gënjejmë qytetarët sepse Marrëveshja e Prespës nuk mund të ndryshohet. Lideri i opozitës thoshte se do të iniciojë…
Qytetarët mund të bëjnë plane për fundjavë, sepse moti parashikohet të jetë me diell dhe me temperatura të larta, deri në 20 gradë. Siç bëjnë me dije nga Drejtoria Hidrometeorologjike, në Shkup dhe rrethinë, moti të shtunën pritet të jetë me diell dhe vranësira lokale të ulëta deri në mesatare, me frymë dhe reshje të dobëta të shiut nga drejtimi veriperendimor. DREJTORIA HIDROMETEOROLOGJIKE “Në ditët në vijim moti do të jetë më i ngrohtë dhe me diell. Temperatura e mëngjesit do të zbresë nga ajo minimale -3 deri në -1 gradë, ndërsa ajo maksimale ditore do të lëvizë nga 9…
Është shënuar sërish rritje e numrit të të prekurve nga gripi në vend, sipas të dhënave nga raporti i fundit i Institutit të Shëndetit Publik. Gjatë javës së katërt të vitit 2024, nga 22 deri më 28 janar, në RMV janë raportuar 1,834 raste të raportimeve në grupe për personat që vuajnë nga gripi, sëmundje të ngjashme me gripin, 9,5 % më shumë në krahasim me javën e kaluar. Numri i të regjistruarve këtë javë, krahasuar me javën e katërt të sezonit të kaluar, është rritur për 2.1 herë, thuhet në raportin e ISHP. Nga atje thonë se qytetet me…

