Aleanca për Shqiptarë ka caktuar datën 10 Shkurt dhe restorant Bushin në Shkup si vend ku do të mbahet mbledhja e Kuvendit të Partisë.“Në bazë të nenit 65 dhe nenit 100 pika 1, poashtu duke u bazuar në Vendimin e kryetarit të Kuvendit (74-02/2024, datë 03.02.2024) ju ftoj të merni pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Partisë që do të mbahet më datë 10.02.2024 (e Shtunë) në ora 13:00 në sallën e konferencave të Restorant Bushi Resort në Shkup” – thuhet në ftesën e ASH-së. Në ftesën që kryetari i KQ-së i ka bërë anëtarëve shkruhet që në rend të…
Author: almakos
Ndahen deputetët e ASH-së: 6 deputetë përcaktohen me Selën, ndërsa 2 me Taravarin Dy mendime të ndryshme, mes kryetarit aktual dhe ish kryetarit, shkaktuan përçarje, zënka verbale, kërcënime e deri në dhunë, në partinë Aleanca për Shqiptarët. Këto probleme të brendshme në ASH tashmë kanë filluar të marrin kahje tjetër, ku me këtë rast 8 deputetët nga kjo parti, janë përcaktuar se kë do e mbështesin në të ardhmen. Sipas asaj që flitet brenda ASH-së, por edhe dy taboreve në parti, vlerësohet se 6 deputetë janë rreshtuar në mbështetje të Ziadin Selës edhe atë: Ilire Dauti, Adnan Neziri, Elmi Aziri,…
Kreu i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti në edicionin qendror të lajmeve në TV Alsat ka deklaruar sonte se pushteti me veprimet e fundit që po i bën po tregon shenja paniku, shenja nervoze dhe do të shkojnë nga gabimi në gabim, siç është vendosja e plumbit, siç lirohen të burgosur me dosje kriminele, por se sipas Mexhitit ka një thënie – Popullit dhe ujit mos i dil përpara! “Pra porosia jonë është se kësaj radhe ndryshimin nuk e duan vetëm subjektet opozitare, për ndryshim është përcaktuar populli shqiptarë, këtë e dëshmojnë edhe rezultatet nga 2011-ta e këndej, janë të evidentuara në…
Propozimi i ligjit për përsosje profesionale dhe trajnim të nëpunësve administrativë, me procedurë të shkurtuar dhe me flamur evropian, pasdite ka marrë mbështetje nga anëtarët e Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane. Për këtë ligj, i cili është pjesë e pakos së ligjeve të përgatitur nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, janë dorëzuar gjithsej 10 amendamente nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, të cilat janë refuzuar. Deputetët e VMRO-DPMNE-së edhe sot akuzuan se propozimi i ligjit nuk ka kurrfarë harmonizimi me legjislacionin evropian dhe se po keqpërdoret flamuri evropian. Siç qëndron në sqarim për Propozimin e ligjit të publikuar në faqen e Kuvendit,…
Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut njofton opinionin se është marrë vendim që ngjitësit me shenjën “NMK” do të jenë në përgjegjësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ato do të duhet të ngjiten në targa dhe do të jenë falas për qytetarët. Ndërrimi i targave nga “MK” në “NMK” vjen si pasojë e ndryshimit të emrit të shtetit sipas marrëveshjes së Prespës. MARKETING
Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami ka quajtur kërcënimin ndaj kryetari të Aleancës për Shqiptarët si veprim ç’njerëzor dhe kriminel. Në një reagim me shkrim në rrjetet sociale, Kasami poashtu ka thënë se këto janë metoda frikësimi të pushtetit që i ngjasojnë atyre ruse. “Kërcënimi ndaj kryetarit të Aleancës për Shqiptarët z. Arben Taravari është një veprim çnjerëzor, anti evropian dhe kriminel. Të tentosh të frikësosh një kryetar partie, vetëm se ndan mendim ndryshe, do të thotë se shoqëria jonë ndodhet në një situatë tepër të rëndë të sigurisë, se sistemi i shtetit nuk funksionon dhe se demokracia është inekzistente.…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, në rrjetin social facebook, i ka njoftuar studentët se në llogaritë e tyre tani më i kanë mjetet e bursave të gjithë ata që i kanë plotësuar kushtet për vazhdim të bursës nga viti i kaluar si dhe pagesën retroaktive me marrëveshje. Shaqiri rikujton gjithashtu se është rritur vlera e racionit studentor, si dhe vlera e bursave. Ai më tej thotë se e kanë paguar dallimin e bursave edhe për periudhen e kaluar dhe siç thotë ai, kanë dëshmuar se punojnë me përkushtim për studentët. JETON SHAQIRI, MINISTËR I ARSIMIT DHE SHKENCËS “Sinqerisht…
Në seancën parlamentare të caktuar për të mërkurën, më 7 shkurt, do të bëhet zgjedhja e prokurorit të ri republikan, ku pritet të zgjedhet Ljupço Koçevski. Në dhjetor të vitit 2023, nga tre kandidatët vetëm Koçevski e ka kaluar filtrin e Këshillit të Prokurorëve Publik, gjegjësisht ka marrë opinion pozitiv dhe gara është ndalur për prokuroret Fatime Fetai dhe Lidija Raiçeviq. Kandidati Kocevski nuk është edhe shumë i njohur në opinionin e gjërë, për është i njohur për lëminë e gjyqësorit. 16 vite ai ishte në avokaturë ndërsa në vitin 2008 u zgjodh prokuror i lartë në Gostivar. Qeveria para…
Dy mendime të ndryshme, mes kryetarit aktual dhe ish kryetarit, shkaktuan përçarje, zënka verbale, kërcënime e deri në dhunë, në partinë Aleanca për Shqiptarët. Në shtëpinë e kryetarit Arben Taravarit në Gostivar, mengjesin e sotëm është gjetur një plumb. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe japin detaje rreth kësaj ndodhie. SPB Tetovë “Sot (05 shkurt) në ora 09:34, J.J.(42) nga Gostivari ka raportuar në SPB-Tetovë se para derës së hyrjes së shtëpisë së A.T.(50) në Gostivar, është gjetur një plumb i armës automtike i kalibrit 7.62 milimetra”. Menjëherë pas këtij rasti, reagoi sekretari i përgjithshëm i partisë,…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët ka reaguar pas plumbit që ka gjetur mëngjesin e sotëm në oborrin e shtëpisë së tij. Taravari shkruan se atë nuk e ndalon asgjë edhe po ta vrasin atë, ngase ndryshimi sipas tij ka filluar, raporton SHENJA. Ja dhe postimi i tij i plotë Forcat e policisë të shtetit ishin sot në shtëpinë time ashtu si e keni parë nga mediat, sepse aty është gjetur një plumb që është lëshuar me mesazh të qartë kërcënues mafioz. Më vjen keq për familjen time dhe sidomos për nënën time e cila e ka përjetuar veçanërisht keq këtë…
Dhjetëra studentë sot kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë me mungesën e efikasitetit të MASH për shkak se, siç thojnë ata, nuk i kanë respektuar afatet për pagesën e bursave dhe subvencioneve të tjera. Me kartonë të kuq dhe me pankarta të ndryshme në duar si: “studimet i duam falas”, “s’duam lëmoshë, vetëm ajo që na takon”, studentët kërkojnë që Ministria e Arsimit menjëherë të filloj pagesën e bursës studentore. Studentët po ashtu kanë shprehur revolten e tyre edhe për vonesave të pagesave të vauçerëve të transportit, vonesave të pagesave pas marrëveshjeve për…
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë sot konfirmon se është vendosur një plumb automatiku para shtëpisë së kryetarit të ASH-së, Arben Taravari. “Sot (05 shkurt) në ora 09:34, J.J.(42) nga Gostivari ka raportuar në SPB-Tetovë se para derës së hyrjes së shtëpisë së A.T.(50) në Gostivar, është gjetur një plumb i armës automtike e kalibrit 7.62 milimetra. Një ekip nga SPB Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar ka kryer kqyrjen në vendin e raportuar, plumbi i gjetur është fotodokumentuar dhe është dërguar për ekspertizë. Po merren masa për pastrimin dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhen në…

