Gjatë vizitës dyditore në Ankara, realizova takim me Ministrin e Drejtësisë së Republikës së Turqisë, Jilmaz Tunç. Diskutuan për reformat në sistemin gjyqësor, teknologjinë informatike dhe thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve të dy vendeve mike. U diskutua për reformat e mëdha në sistemin gjyqësor që janë parashikuar në Strategjinë zhvillimore (2024-2028), ndryshimet në Ligjin për këshillin gjyqësor, ndryshimet në Ligjin për prokurorinë publike, ligjin e ri për falje i cili është në procedurë parlamentare, si dhe Ligjin për ekzekutimin e sanksioneve. Në takim iskutuam edhe për bashkëpunimin e ndërsjellët, për protokollet dhe memorandumet e shumta që janë nënshkruar gjatë viteve…
Author: almakos
Kryeministri teknik Talat Xhaferi e dëgjoi fjalën e Ziadin Selës. Në seancë të Qeverisë Xhaferi pranoi propozimin e ASH-së dhe shkarkoi ministrat që janë deklaruar se janë në mbështetje të Arben Taravarit. Sipas njoftimit zyrtar të Qeverisë, Xhaferi i ka dorëzuar shkresë kryetarit të Kuvendit, Jovan Mitrevski dhe nga ai kërkon që në seancën e radhës edhe ai të shkarkojë ministrat Fatmir Mexhitin dhe Azir Aliun. Qeveria e RMV-së “Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dorëzoi shkresë deri te Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, në të cilën, në pajtim…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, sot realizoi takim me Angela Aggeler, ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, me të cilën biseduan për aktivitetet prioritare në Dhomën Ligjvënëse në periudhën e ardhshme, njoftojnë nga shtypi i Kuvendit. Aggeler theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut gjithmonë do të ketë mik dhe mbështetës të madh SHBA-në. Mitreski, thuhet në njoftim, falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ja ia jap vendit tonë si në aspektin e proceseve reformuese, ashtu edhe në rrugën tonë të integrimit evropian drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian. Ai…
Vizitën dyditore të punës në Republikën e Turqisë, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, e filloi me takim me Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kasacionit të Republikës së Turqisë, Mehmed Akarça dhe Prokurorin e Lartë Suprem, Bekir Shahan, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë së RMV-së. Ministri Lloga shoqërohej nga kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, nga Kryetari i PTHPNKOK-së, Islam Abazi, nga ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati dhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë.Në takim, thuhet në njoftim, u shkëmbyen mendime, përvoja dhe informacione për një njohje më të mirë me sistemet gjyqësore, për pozitën, funksionimin dhe rolin e pushtetit gjyqësor,…
Katër raste të reja me kollë të mirë janë regjistruar në vend, duke e çuar numrin në 22 në total që nga fillimi i vitit. Informacionin për MPB-në e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zlate Mehmedoviç. Komisioni është mbledhur dje dhe ka propozuar shpalljen e epidemisë në territorin e qytetit të Shkupit. Në vend ka fëmijë të shtruar në spital, por edhe të rritur me kollë të keqe ose pertusis. Megjithatë, autoritetet thonë se situata këtu është stabile dhe ndryshe nga vendet e tjera të rajonit nuk kemi asnjë vdekje. MARKETING
Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sot tha se nuk mund të flasë për zhvillimet në Aleancë. Ai thotë se nuk e njeh kuadrin e komisionit të partisë për emrat e rinj të propozuar të ministrave dhe theksoi se deri më tani ka komunikuar vetëm me liderin Arben Taravari. “Para dy ditësh kam folur me të dhe kam pasur gjithmonë komunikim zyrtar”, tha ish-kryeministri gjatë vizitës në kompaninë “Laplast-M”, duke u përgjigjur në pyetjen se kë njeh si legjitim, ASH-në e Selës apo ASH-në e Taravarit.“Për mënyrën se si do të votojë grupi parlamentar i LSDM-së, do të votojë në përputhje…
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti në brifingun e sotëm me gazetarët tha se Kuvendi dhe deputetët do të vendosin nëse ai do të vazhdojë të jetë ministër në Qeverinë teknike. Mexhiti është i bindur se pas zgjedhjeve të 8 majit, sërish do të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë.“Fatmir Mexhiti është ende ministër i Shëndetësisë, nuk do të japë dorëheqje. Kam punuar me nder dhe nuk kam pse japë dorëheqje. A do të jem edhe tutje ministër, do të vendosin deputetët dhe Kuvendi. Por premtoj se pas muajit maj, do të jem sërish ministër”, theksoi Mexhiti. Mexhiti gjithashtu tha se nuk…
Në 24 orët e fundit ka pasur mbi 36 zjarre në ambiente të hapura, ndërsa katër konsiderohen ende aktive, njoftoi mëngjesin e sotëm Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK). “Për sa i përket zjarreve në pyje dhe vegjetacion në ambiente të hapura, në 24 orët e fundit janë regjistruar 36 me raportim, si dhe zjarrfikësit kanë fikur mbeturina dhe kontejnerë të djegur në ambient të hapur në territorin e shtetit. Nga 36 zjarre “dimërore” në ambiente të hapura në 24 orët e fundit, katër konsiderohen ende aktive”, sqarojnë nga QKM.Njëri prej zjarreve ishte afër fshatit Viniçe në Malin e Zi…
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (07.02.2024) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 152 masa. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 152 masa, nga të cilat 9 masa për tejkalim të shpejtësisë, 14 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 13 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 8 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit…”, thuhet në njoftimin e MPB.Nga atje shtojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. “Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe…
Zv/kryeministrja për qeverisje të mirë Sllavica Gërkovsa, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se me Ligjin e ri për sanksione institucionet tona do të duhet të procesuojnë faktet dhe dokumentet që i kanë SHBA për personat që do të gjenden në listën e zezë.“Një nga shpjegimet kundër këtij ligji është se edhe në zgjidhjet ekzistuese ligjore ka mekanizma të tilla të cilat mund të shfrytëzohen dhe se nuk ka nevojë nga zgjidhje. Pyetem nëse është kjo kështu, të njetit kuazi ekspertë tërë energjinë të drejtuar në çfarëdo mënyre, një pjesë me ofendime, një pjesë me kuazi argumentime nuk e kanë…
Zv/kryeministrja për qeverisje të mirë Sllavica Gërkovsa, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se është e turpshme dhe nuk e di se deri ku do të shkohet nga ana e gjyqësorit me injorimin e fakteve dhe argumenteve dhe të mos procesuohen.Gërkovska tha se me Ligjin për masa restriktive nuk shkelet kushtetua dhe as pavarësia e shtetit.“Vet fakti që edhe Nikolla Gruevski doli me koment për Ligjin, tregon se sa në thelb propozimi dhe iniciativa e prek qëllimin. Profilet e tilla të njerëzve ndihen të kërcënuar se më në fund zgjidhje të tilla do të mundësojnë që të ketë rezultat për…
Ish deputetët e PDSH-së, Orhan Ibrahimi, Bekim Fazliu dhe Gazmend Aliji janë takuar me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari duke shprehur solidarizim me të lidhur me ngjarje e fundit që kanë ndodhur.“Ne mund të kemi dallime në politikë, mund të mos pajtohemi për shumë çështje e të debatojmë për to me orë e vite, por në demokraci, kurrë nuk guxon që të kërcënosh dikë me plumb në stil mafioz. E sidomos jo një Kryetar Partie, në mënyrë apsolute e asesi për shkak se ai u rreshtua haptazi kundër pushtetit.Aktet e tilla, kërcënojnë dhe rrënojnë rëndë demokracinë dhe vlerat…

