Author: almakos

Zëvendëskryeministri i parë për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, në vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka marrë pjesë në një panel diskutimi me temën “Marrëdhëniet BE-SHBA: Ndërtimi i Sigurisë Kolektive në një Botë në Ndryshim”. Ai ka përfaqësuar Maqedoninë e Veriut, duke shkëmbyer pikëpamjet dhe strategjitë e vendit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian. Në diskutimin e konferencës, Mariçiq ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara në mbështetje të Ballkanit Perëndimor, duke përcaktuar tri parime kryesore: agjendë të qartë, mbështetje të fortë dhe prani të vazhdueshme. Përfaqësuesi maqedonas ka veçuar dialogun strategjik me SHBA-në…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit gjatë ditës së nesërme do të furnizohet rregullisht me ujë, pa asnjë ndërprerje, njoftojnë nga Ndërmarrja Publike Ujësjellësi dhe Kanalizimi. “Fatkeqësisht në rrjetet sociale janë publikuar dhe shpërndarë informata të pasakta dhe të paverifikuara nga persona të paautorizuar dhe ndaj këtyre personave, Ndërmarrja Publike e Ujësjellësi dhe Kanalizimi do të ndërmarrë hapat e duhur për të përcaktuar përgjegjësinë për tentativën për të krijuar pasiguri te qytetarët e qytetit të Shkupit. Nesër të gjitha zonat e banuara në qytetin e Shkupit do të furnizohen rregullisht me ujë të pijshëm”, thonë nga Ndërmarrja. MARKETING

Lexo më Shumë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sonte para qytetarëve të Gostivarit tha se 8 maji fitorja do të jetë e pakontestueshme, raporton SHENJA. “Fitorja është e pakontestueshme, veç numërohen ditët. 8 maji do të jetë dita 0. Ne të gjithë do të jemi krenar se e kemi shkruar historinë. 8 maji 2024 për shqiptarët sikur 91 në Shqipëri. Bie një parti në opozitë e cila është mbi 20 vite në pushtet. Mirë është të shkojnë në opozitë. Ne duhet t’u ndihmojnë. Ne do t’u tregojmë se si rrihet në opozitë”, u shpreh Taravari. /SHENJA/ MARKETING

Lexo më Shumë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka reaguar pas njoftimit se është marrë iniciativë për shkarkimin e tij nga Kuvendi Qëndror i Aleandës së Zijadin Selës “Përpjekjet e BDI-së dhe skenaristit Grubi për të na defokusuar tek kinse ‘e kujt është partia’ janë të dështuara. Prej sot nuk merremi më me këtë gjë. Kushdo që ka ankesa le t’i drejtohet Gjykatës. 8 maji afron çdo ditë e më shumë!” thuhet në reagimin e tij në Facebook. MARKETING

Lexo më Shumë

Aleanca e Zijadin Selës sot mori vendim për shkarkimin e kreut të partisë Arben Taravari. Në Kuvendin Qëndror i cili u mbajt sot në Shkup, morën pjesë 108 prej 139 kuvendarëve, u vendos që Taravari të shkarkohet për shkelje të statutit të partisë, por fjalën e fundit e ka Kongresi i Jashtëzakonshëm i partisë i cili është thirrur për 18 shkurt. MARKETING

Lexo më Shumë

Nuk mund ta kufizojmë integrimin europian të shtetit në atë se a kaloi kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari nga pushteti në opozitë. Ky është qëndrimi i kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, i cili vlerëson se veprimet e Taravarit nuk mund të jenë aq fatale për të ardhmen e shtetit. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYETAR I LSDM-SË “Ky është një politikan nga Gostivari, mjek i suksesshëm, i cili bën llogaritë e veta politike. Por, ardhmja e vendit nuk mund të varet nga një person apo nga një parti politike, por nga një proces shoqëror. Fronti Evropian ekziston dhe kjo shihet në…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar në lidhje me informacionet për kërcënim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Shkup. Në një prononcim për televizionin SHENJA zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski, tha se nuk ka pasur asnjë tentim për atentat ndaj Albin Kurtit. Ai tha se siguria për Kurtin është përcaktuar sipas rregullave dhe protokolleve. “Ju njoftojmë se gjatë vizitës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për vrasjen e tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të…

Lexo më Shumë

Burime të besueshme nga institucione të sigurisë në Kosovë, kanë thënë për RTK-në, se, menjëherë pas mbledhjes së KS të OKB-së, kanë siguruar të dhëna se nga Serbia ka përpjekje për vrasjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit në Shkup, ku ka qëndruar mbrëmë. Kryeministri Kurti, mbrëmë ka arritur në Shkup, kurse paraprakisht janë marrë të gjitha masat e sigurisë, në koordinim me institucionet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut. RTK-së i është thënë se vlerësimet për kërcënimin e jetës së Kurtit kanë qenë serioze, veçmas duke marrë parasysh se ato kanë ardhur nga disa burime të informacionit.…

Lexo më Shumë

Burime të besueshme nga institucione të sigurisë në Kosovë, kanë thënë për RTK-në, se, menjëherë pas mbledhjes së KS të OKB-së, kanë siguruar të dhëna se nga Serbia ka përpjekje për vrasjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit në Shkup, ku ka qëndruar mbrëmë. Kryeministri Kurti, mbrëmë ka arritur në Shkup, kurse paraprakisht janë marrë të gjitha masat e sigurisë, në koordinim me institucionet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut. RTK-së i është thënë se vlerësimet për kërcënimin e jetës së Kurtit kanë qenë serioze, veçmas duke marrë parasysh se ato kanë ardhur nga disa burime të informacionit.…

Lexo më Shumë

Pas shkarkimit të mbrëmshëm nga Kuvendi të ministrave Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu, këta të fundit kanë bërë të ditur se janë kërcënuar në facebook nga Artan Grubi. Mexhiti dhe Aliu i bëjnë ia bëjnë me dije Grubit që 8 maji ështeë shumë afër. Ja postimi o plotë i Mexhitit dhe Aliu në facebook: Artan Grubi në gjendje ankthi të fortë na kërcënon nga fb, pasi shkarkon Ash-në nga Qeveria, na thotë “të flemë të qetë” se për të gjitha do kujdeset Ali Ahmeti… Artan…leri kërcënimet, bëj ca ditë pushim nëse të ndihmon dhe mos e ndiz situatën. E kuptoj…

Lexo më Shumë

Në hyrje të vendkalimi kufitar “Bogorodicë”, doganierët sekuestruan 1,3 kilogramë bizhuteri argjendi, pasi një pasagjer që udhëtonte nga Turqia tentoi t’i fuste në vend pa i paraqitur në doganë. Bizhuteritë e argjendta u zbuluan gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh në të cilin personi udhëtonte si pasagjer. “Bëhet fjalë për 157 copë unaza, 21 copë byzylykë, 45 gjerdan, 26 vathë dhe 20 varëse që personi i ka fshehur në një çantë që ka vendosur pas sediljes së pasme dhe në një valixhe të vendosur në bagazh” thuhet në njoftim. Nga atje njoftuan se personi nuk dispononte asnjë dokumentacion për bizhuteritë…

Lexo më Shumë