Aleanca e Zijadin Selës sot mori vendim për shkarkimin e kreut të partisë Arben Taravari.
Në Kuvendin Qëndror i cili u mbajt sot në Shkup, morën pjesë 108 prej 139 kuvendarëve, u vendos që Taravari të shkarkohet për shkelje të statutit të partisë, por fjalën e fundit e ka Kongresi i Jashtëzakonshëm i partisë i cili është thirrur për 18 shkurt.


