Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sonte mbajti një tubim falënderues me përkrahësit e tij në Tetovë. Taravari para të pranishmëve tha se ndryshimi ka nisur. “Tash kur të dalim së bashku 4 patrit pra ASH si prise dhe partitë e LEN-it imagjinoni se çka do të ndodhi ne nuk mundemi më të mbajmë tubime nëpër salla. Mendoj qe na duhen hapësira me te mëdha, sepse populli nuk ndalet, ndryshimi ka nisur”, deklaroi Taravari. /SHENJA/ MARKETING
Author: almakos
Ministria e Punëve të Jashtme pasdite informoi se në periudhën e kaluar ka riorganizuar tërësisht rrjetin e saj diplomatik-konsullor në botë, me qëllim t’i shërbejmë në mënyrë efikase shtetasve tanë që ndodhen jashtë vendit. “Njëherit, ju njoftojmë se deri më tani asnjë nga shtetasit tanë nuk ka raportuar në Ministri, as në përfaqësitë diplomatike-konsullore, probleme gjatë udhëtimit me dokumente udhëtimi dhe as me ndonjë lloj dokumenti tjetër me Republika e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesë. Lidhur me dokumentet e udhëtimit, njofton MPJ, me të cilat qytetarët tanë mund të kthehen pa problem në vend, thuhet se përfaqësitë diplomatike-konsullore furnizohen…
Raporti i Entit shtetëror për revizioni (ESHR) për Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve i përket punës së klinikës për vitin 2022 dhe tremujorin e parë të vitit 2023, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë (MSH). Nga Ministria theksojnë se deri më tani 28 persona kanë marrë “trikafta” dhe se ilaçin në mënyrë etapore do ta marrin të gjithë pacientët. “Buxhetin e kushtëzuar të cilëin Klinika për sëmundje të fëmijëvee ka marrë më 9.-2.2022 nga FSSHRMV-së, për trajtimin e pacientëve me fibrozë cistike me medikamentin “trikafta” ka qenë 140.000.000,00 denarë dhe është dedikuar për trajtimin e tetë pacientëve. Në…
Patentë shoferët, lejet e qarkullimit për qytetarët e vendit dhe fletëudhëtimet për qytetarët që jetojnë jashtë vendit dhe duhet të kthehen në vendlindje do të jenë falas,njoftoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi, pas mbarimit të seancës së qeverisë. Ai thotë se në këtë mënyrë u ndihmohet qytetarëve që deri në fund të vitit të pajisen me dokumente të cilat u nevojiten. FATMIR BYTYÇI: ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE “Lejet e vozitjes dhe lejet e qarkulimit për të gjithë qytetarët e RMV-së që duhet të ndërrohen para kohe do të jenë pa kompensim. Konkluzioni i dytë ka të bëjë me ministrinë…
Pasaportat me emrin Republika e Maqedonisë, mbetën në histori, letërnjoftimet dhe patent e shoferat vlejnë vetëm për përdorim të brendshëm. Nga mesnata e 12 shkurtit ka skaduar afati kohor prej pesë vitesh, gjegjësisht dispozita e Marrveshjes së Prespës, me të cilën i ka kaluar vlera e dokumenteve të udhëtimit dhe dokumentet për përdorim ndërkombëtar që përmbajnë emrin e vjetër të vendit, Republika e Maqedonisë. Ministri i jashtëm, Bujar Osmani, javën e kaluar në një konferencë për media, tha se shtetasit e Maqedonisë të cilët pas datës 12 shkurt gjenden jashtë jashtë vendit me dokumente të vjetra udhëtimi, do të mund…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka deklaruar se ka sjellë tre vendime lidhur me dokumentet personale.Për Patentë shoferët dhe librezat nuk do të duhet të paguhen nëse do të nxirren para afatit, tha Bytyqi, raporton SHENJA.Dokumenti i udhëtimit do të mund të sigurohet edhe online. MARKETING
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një intervistë për “Top Channel” të Shqipërisë në pyetjen për përfshirjen e kryeministrit Albin Kurti në skenën politike në Maqedonisë së Veriut, tha se edhe për kryeministrin Albin Kurti edhe për kryeministrin Edi Rama ka respekt të veçantë. “Kemi respekt ndaj tyre, kemi pasur komunikim të vazhdueshëm me të gjitha partitë politike. Mendoj se kanë pasur rol konstruktiv të dy kryeministrat edhe pse në zgjedhje ka pasur ndikime, edhe nga z. Kurti edhe nga z. Rama”, deklaroi Taravari. Kreu i ASH-së theksoi se Kurti në zgjedhjet e vitit 2020 ka qenë përkrahës…
Nga Drejtoria e Doganave në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se në pikën kufitare “Tabanoc” është parandaluar kontrabandimi i mishit të kafshëve të egra, në sasi të 4,4 tonëve. Mishi është gjetur gjatë kontrollit të një kamioni në pronësi të një kompanie greke. “Mishi i kafshëve të egra në vlerë prej 4 milionë denarëve as nuk është deklaruar në deklaratën doganore, as transportuesi nuk ka pasur certifikatë përkatëse për të dhe leje nga institucioni përkatës kompetent – Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Pas hapjes së automjetit, në 29 paleta plastike u gjet mish i ngrirë nga gjahu i kafshëve të ndryshme…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se profesori Mersim Maksuti do të jetë pjesë e Aleancës për Shqiptarët. “Profesori Mersim Maksuti është ligjërues në disa universitete dhe ekspert i të Drejtës kushtetuese, hartues i shumë ligjeve dhe njohës i mirë i rrethanave politike. Nga sot, ai kontributin e tij do të vazhdojë ta japë në të mirën e përgjithshme dhe të ardhmen më të mirë për të gjithe ne me Ndryshimin e 8 majit”, ka shkruar Taravari. MARKETING
Kryeministri Talat Xhaferi në vendosjen e gurthemelit të Qarkores së Tetovës tha se projekte të tilla dëshmojnë përkushtimin e kësaj qeverie drejt investimeve kapitale infrastrukturore në të mirë të qytetarëve dhe ekonomisë së vendit, si lidhje ndërmjet rrethinës së Tetovës me Korridorin 8. “Jam i lumtur që sot jemi mbledhur këtu për të vendosur gurthemelin për Qarkoren e Tetovës, duke zgjidhur kështu një nga problematikat më të mëdha që i ka munduar qytetarët e Tetovës. Qarkorja është një nga projektet prioritare të qeverisë, krahas investimeve kapitale si Korridori 8 dhe 10d, projekte që do të lidhin më shume vendin tonë…
Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (12.02.2024) ka vazhduar me kontrollet në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 193 masa. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 193 masa, nga të cilat 21 për tejkalim të shpejtësisë, 19 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, pesë masa për kalim në semaforë të kuq, gjashtë masa për përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë masa për mospërdorimin e rripit të sigurisë…”, thonë nga MPB.Nga atje thonë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. “U bëjmë thirrje qytetarëve që të…
Nëse Arben Taravari mbetet në qëndrimin se nuk është i interesuar të jetë kandidat për president të shtetit, atëherë atë garë, për koalicionin e partive opozitare shqiptare, do ta zhvillojë Bilall Kasami. Këtë në intervistë për 360 shkallë e tha personalisht Kasami, lideri i Lëvizjes Besa, transmeton Portalb.mk. “Fillimist u bisedua që të jetë zotëri Taravari, por nuk përjashtohet, ka kombinime që edhe unë të jem”, tha numri një i Besa-s. Kasami pretendon se biseda me Taravarin në këtë temë nuk ka përfunduar. “Zotëri Taravari tha se nuk është i interesuar, por ne nuk flasim për interesa personale, për pretendime personale, por flasim…

