VMRO-DPMNE prej muajsh pohonte se do ta kishin zgjidhur problemin me dokumentet personale, akuzojnë nga LSDM. “Me hyrjen e VMRO-DPMNE-së në Qeverinë teknike, ministri i tyre krijoi kaos të mëtejshëm, u përpoq të krijonte panik te qytetarët duke shpallur gjoba dhe e ndërlikoi procesin e lëshimit të pasaportave.Në vend të rritjes së kapacitetit për fotografim dhe nxjerrje të pasaportave, VMRO-DPMNE hoqi nxjerrjen e pasaportave pa termin. Ndikon negativisht sepse zvogëlon numrin e qytetarëve që mund të fotografojnë dhe nga ana tjetër e zgjat në mënyrë drastike procesin. Kjo do të thotë se qytetarët nuk do të mund të pajisen me…
Author: almakos
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (15.02.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 155 masa. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 155 masa, nga të cilat nëntë masa për tejkalim të shpejtësisë, 12 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, shtatë masa për kalim në semaforë të kuq, nëntë masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 17 masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit”, njoftojnë nga MPB.Nga atje thonë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, prej nesër e deri më 18 shkurt merr pjesë në Konferencën e 60-të të Sigurisë të Munihut. Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, gjatë konferencës treditore, Kryeministri Xhaferi do të merr pjesë në disa ngjarje qendrore dhe shoqëruese, si dhe do të zhvillojë disa takime dypalëshe. Fokusi i Konferencës së Sigurisë të Munihut të këtij viti është në rolin e Evropës në siguri dhe mbrojtje dhe në këtë drejtim, të rëndësisë së zgjerimit të BE-së, në kontekstin e situatës në Ukrainë dhe zhvillimeve në Lindjen e Mesme. Kryeministri Xhaferi,…
Maqedonia e Veriut i ka konfirmuar vlerat e saj si vend i besueshëm i Aleancës. Ai është vendi i katërt, i cili për nga numri i banorëve e ka ndihmuar Ukrainën, edhe atë jo vetëm me pajisje ushtarake, por edhe përmes mënyrave tjera të asistencës. Ne jemi shumë falënderues, sinqerisht shumë vende tjera më të pasura nuk kanë ndihmuar në atë mënyrë siç ka ndihmuar ky vend, theksoi ambasadorja amerikane Anxhela Ageler në intervistën për Kanal 5. Ajo i falënderoi qytetarët dhe institucionet e vendit që e kanë mbështetur Ukrainën dhe përpjekjet e tyre, përmes NATO-s dhe përmes mënyrave tjera…
Hulumtimi i Komisionit Evropian i realizuar në 81 qytete evropiane e radhit Shkupin në fund të Evropës sipas parametrave qenësorë për jetesë. Shkupjanët janë më të zhgënjyer nga cilësia e jetës dhe korrupsioni, raporton DW, përcjell Portalb.mk. Shkupjanët janë ndër më të pakënaqurit në Evropë me kushtet për jetesë në qytetin e tyre Shkupi është në fund të listës sipas përqindjes së banorëve që janë të kënaqur me jetën në qytetin e tyre në Evropë. Pas tij, nga kryeqytetet evropiane janë vetëm Athina dhe Tirana, ndërsa afër, me rreth 75% banorë të kënaqur, janë Roma, Beogradi dhe Podgorica, tregon hulumtimi për vitin…
Qendra e Shëndetit Publik në Shkup ka shpallur epidemi dhe për momentin në nivel të shtetit ka 34 raste të regjistruara nga sëmundja e pertusisit (kollës së mirë). Shfrytëzoj mundësinë që të drejtohem tek të gjithë qytetarët, veçanërisht tek prindërit që kanë fëmijë të vegjël, arritja më e madhe në sistemin shëndetësor është vaksinimi. Prandaj lus që të gjithë t’i qasen vaksinimit të fëmijëve të tyre, theksoi sot ministri i ri i Shëndetësisë, Ilir Demiri i pyetur për qëndrimin e tij për gjendjen me pertusisin. Sipa Demirit, nuk është dashur që të kthehen në çerdhe fëmijët të cilët nuk janë…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nga nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën Federale të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e 60-të të Sigurisë të Mynihut. Siç bëri të ditur MPJ, ministri do të ketë fjalim në panelin me temë “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor- Sfida dhe mundësi për BE-në dhe Aleancën Transatlantike”. “Në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, Osmani do të ketë takime bilaterale me ministrat e punëve të jashtme të disa vendeve”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. MARKETING
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, njiherit edhe kryetar i Gostivarit, Arben Taravari, do ta sfidoj vetën të bëhet edhe kryetar i Shtetit. Me mbështetje të ASH-së dhe të Lidhjes Evropiane për Ndryshim, Taravari sot shpalli kanditaturën e tij për Presidentë të vendit. Nga Gostivari ku edhe u promovua, Arben Taravari tha se vendit i ka ardhur koha që të ketë një president shqiptar, ARBEN TARAVARI,KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT 02:26 “Me propozim të kryesisë të ASH-së dhe me mbështjetjen e të LEN-it, sot para jush prezantohem si kandidat për Presidentë të vendit. Është privilegj të kem besimin e kaq shumë…
Zëvendëskryeministrja, Slavica Gërkovska, i është drejtuar pjesmarrësve në procesin e zgjedhjeve që t’i kenë parasysh jo vetëm ligjet por edhe parimet etike gjatë kryerjes së aktiviteteve të tyre, pasi që me shpalljen e zgjedhjeve dhe fillimin e periudhës parazgjedhore është shumë e rëndësishme që pjesmarrësit t’i posedojnë këto parime. Gërkovska nëpërmjet një letre të hapur thekson qytetarët nuk duhet të përballen me situatat e herave të kaluara e sidomos nga e kaluara jo shumë e largët gjatë periudhës kohore të zgjedhjeve. SLAVICA GËRKOVSKA, ZËVENDËSKRYEMINISTRE “Zhvillimi i drejtë i zgjedhjeve është baza dhe parakushti kryesor për përfshirjen e të gjitha parimeve…
Prokurori i ri publik i shtetit, Ljupço Kocevski, në deklaratën e tij të parë për media ka thënë se do ta rikthejë besimin e qytetarëve në Prokurori me transparencën e institucionit, me çka pret të nxisë llogaridhënien, përgjegjësinë dhe efikasitetin e prokurorëve publik. Sipas tij, puna e prokurorit publik të shtetit është e vështirë dhe e përgjegjshme, por me përvojë dhe njohuri shumëvjeçare thotë se mund t’u përgjigjet të gjitha sfidave. LJUPÇO KOCEVSKI, PROKUROR PUBLIK “Vlerësoj që Prokuroria Publike duhet ta meritojë vendin dhe realisht të jetë i vetmi autoritet që lufton korrupsionin. Vlerësoj se atë që e premtoj do…
Kryetari i Qeverisë teknike, Talat Xhaferi nuk ndjen nevojë të komentojë vendimet e partive politike se kush do të jetë kandidati i tyre në zgjedhjet presidenciale.“Nuk ndjej nevojë të komentoj vendimet e partive politike ashtu që çdo koment nga ana ime do të ishte i panevojshëm”, theksoi Xhaferi në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për komentin në lidhje me informacionin se Arben Taravari do të jetë njëri nga kandidatët për president të shtetit, gjatë vizitës së sotme në komunën e Likovës. I pyetur nëse BDI do të shkojë me një kandidat të pavarur në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Xhaferi tha…
Kryeministri Talat Xhaferi i shoqëurar nga zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe kryetarin e Komunës së Likovës, Erkan Arifin, kanë përuruar çerdhen e re në këtë komunë. Xhaferi në fjalimin para mediave ka thënë se kjo është çerdhja më e madhe në territorin e Komunës dhe se investimi kap vlerën e 960 mijë eurove. “Inevstimi i plotë kap vlerën e 960 mijë eurove. Objekti është ndërtuar në një sipërfaqe prej 560 metërsh katrorë dhe në të do të mund të përkujdesen fëmijë deri në moshën 6 vjeçare. Kopshti do të ketë edhe kuzhinën e vet me kapacitet për përgatitjen e 100 deri…

