Author: almakos

Sot në Shkup është u nënshkrua deklata e përbashkët në mes Lidhjes Europiane për Ndryshim dhe Aleancës së Arben Taravarit. Kreu i ASH-së, Arben Taravari është propozuar si kandidat i përbashkët për president nga Kryesia e ASH-së dhe me mbështetjen e LEN-it. Në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, opozita shqiptare do të shkojë me lista të përbashkëta për deputetë, ndërsa përveç kandidatit të LEN-ASH, në lista do të ketë edhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, por që janë shtetas të Maqedonisë së Veriut. MARKETING

Lexo më Shumë

Çmimet vjetore të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) do të ndahen në mbrëmje në ora 19:30 në një ngjarje në Klubin e Gazetarëve të Maqedonisë. SHGM çdo vit jep dy çmime për gazetarë, çmimin “Kërste Petkov Misirkov” për vepër jetësore dhe çmimin “Jashar Erebara” për gazetari hulumtuese. Që nga viti 2020, SHGM ndaj edhe një tjetër çmim për raportimin më të mirë gazetaresk për tema me rëndësi lokale dhe rajonale. Konkursi për çmimet në SHGM ishte i hapur nga 10 deri më 29 janar. Fituesi i çmimit për vepër jetësore do të shpërblehet me një pllakë, ndërsa për historinë…

Lexo më Shumë

Numri më i madh i personave me kollë të keqe janë nga Shkupi – 33 (84,6%) në nëntë komuna të ndryshme, tre persona në Kumanovë, dy në Gostivar dhe një në Bogovinë të Tetovës. Në një javë, nga data 9 deri më 15 shkurt, janë raportuar 17 raste të reja me kollë të keqje, që është një rritje prej 21% krahasuar me shtatëditorin e mëparshëm, sipas të dhënave nga raporti javor i Instituti i Shendetit Publik (ISHP). Të gjitha rastet e raportuara, siç informojnë nga Instituti, janë nga Shkupi dhe numri më i madh i tyre janë të moshës 10…

Lexo më Shumë

Janë penguar tentativat për kontrabandën e ikonave, cigareve, pajisjeve dentare, 100 kavanoza majoon dhe 5 kilogramë erëz shafran, çmimi i të cilave është 1500 euro për kilogram, të cilat në raste të ndryshme personat tentuan t’i fusnin ilegalisht në vend, njoftojnë nga Drejtoria Doganore. “Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, doganierët kanë parandaluar tentimin për import të paligjshëm të objekteve kishtare, ndër të cilat 51 ikona, shandan, byzylykë me rruaza, si dhe 260 kilogramë temjan në vlerë prej 140 mijë denarë për të cilat është shmangur pagesa e detyrimeve doganore prej 50 mijë denarë.Objektet e kishës u gjetën në një kamion me…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani thotë se pjesa esenciale e Marrëveshjes së Prespës është respektuar nga të dyja palët, ndërsa në pjesën e obligimeve lidhur me shenjat e komunikacionit nga Greqia kanë informuar se kanë ndryshuar një shenjë. “Ne në 95 për qind, nëse mund të them kemi përmbushur detyrimet tona. Greqia në pjesën e saj esenciale, kjo është mbështetja e integrimit në NATO dhe BE e ka respektuar. Kemi mbetur në disa institucione ku kompetencat nuk janë të Qeverisë, p.sh. ASHAM, RTM dhe federatat. Kjo është ajo që ka mbetur në pjesën tonë. Greqia ka në fushën…

Lexo më Shumë

Policia e Maqedonisë së Veriut në muajin dhjetor dhe janar gjithsej ka arritur të realizon fotografimin e mbi 170 qytetarëve si pjesë e procesit për nxjerrjen e dokumenteve personale, transmeton Portalb.mk. “Nëse marrim muajin dhjetor 2023 dhe muajin janar 2024 në lidhje me procesin e ndërrimit të dokumenteve të udhëtimit të qytetarëve, numri i përgjithshëm është 176,159, që është një rritje prej katër herëve në krahasim me të njëjtën periudhë dymujore nga viti 2023, 2022 dhe 2021, kur ai numër në muaj nuk i kalonte 24.000”, njoftoi zëvendësministri plotësues Mitko Bojmacaliev. Ai theksoi që nga 17 janari në adresën e vendbanimit…

Lexo më Shumë

Aleanca e Arben Taravarit saonte në Shkup mbajti kongres të jashtëzakonshëm, në të cilin u miratuan disa vendime. Disa nga vendimet që i kanë sjellë delegatët e ASh-së në kongresin e sotëm: “U miratua kandidatura për President të Republikës e Kryetarit të Partisë, Arben Taravari, si propozim i Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët i përkrahur nga Lidhja Evropiane për Ndryshim, në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit dhe 8 majit 2024”. “U shfuqizuan vendimet e mbledhjes jolegjitime të Kuvendit të Partisë, mbajtur në më 10 shkurt 2024, pasi që e njëjta u karakterizua me shkelje të shumta statutare, manipulime…

Lexo më Shumë

Partisë së Izet Mexhitit, Lëvizja Demokratike i janë bashkuar sot struktura të tëra të Bashkimit Demokratik për Integrim nga Saraji, ndërsa Mexhiti këtë jam të rëndësishëm vendosi ta bëj publik përmes profilit të tij në Facebook. Në mesin e figurave të cilat i bashkohen Izet Mexhitit janë një numër i madh i bartësve të aktivitetit politik të BDI-së në Degën e Sarajit, ndërsa mes tyre janë: Muhamed Rama, kryetar i nëndegës Radushë, ish-kryetar i këshillit të Komunës Saraj, këshilltar aktual komunal,  Zuhejr Rexhepi anëtar i degës Saraj nga Sfillarja e Epërme, Naser Muharemi, ish kryetar i nëndegës Sfillare e Poshtme, themelues…

Lexo më Shumë

Kuvendi i mbajtur më 10 shkurt nga Ziadin Sela është jo legjitim dhe i falsifikuar. Kështu akuzojnë nga Aleanca për Shqiptarët, që janë në mbështetje të kryetarit Arben Taravarit. Ata pretendojnë se 69 kuvendarë janë në përkrahje të Selës dhe 75 në përkrahje të Taravarit. Këta të fundit, thonë se i kanë vulat, kryetarin dhe shumicën e ASH-së. Azir Aliu, Aleanca për Shqiptarët ”Partia, vula, kryetari dhe shumica është në Aleancë për Shqiptarët. Pra, ne do të shkojmë, me llogo, me vulë dhe me mburrje në këto zgjedhje me llogon Aleanca për Shqiptarët”. Avokati  tyre, Abidin Abduli thotë se ka…

Lexo më Shumë

Një kompani nga qyteti I Shkupit do të paguaj pesë milionë denarë, pasi nuk i ka paguar detyrimet e importit në doganë. Sipas aktvendimit të gjykatës, nga një kompani nga Shkupi, e cila ka shmangur pagesën e taksës së importit gjatë importit të gazit, Dogana do të arkëtojë gjithsej pesë milionë denarë, dy milionë para dhe tre milionë nga malli i konfskuar, ndërkaq këto para do t’i shtohen buxhetit të shtetit. DREJTORIA E DOGANAVE “Drejtoria doganore do të mbledhë 2 milionë denarë, para që do t’i shtohen buxhetit të shtetit, pasi një kompani nga Shkupi ka tentuar të shmangë pagesën…

Lexo më Shumë

Pohimet e Azir Aliut, thonë nga ASH-ja e krahut të Ziadin Selës, janë absurditet i llojit të vetë. Gjithçka që thanë, sipas tyre është e pavërtetë dhe tentim për manipulim. Edhe këta thonë se mbledhja e sotme është jolegjitime dhe jolegale, duke shtuar se Kongresi i vetëm legal mbahet të dielën, më 18 shkurt, me fillim në ora 13:00 në Shkup dhe se çdo thirrje tjetër është shkelje statutare dhe mbledhje joligjore. “Jolegjitim dhe ilegat është tubimi i thirrur në Kumanovë ku nuk pati as ftesë, as procesverbal, as vulë, as firmë, as edhe një procedurë statutare”, reagojnë Aleanca për…

Lexo më Shumë

Kryeministri Talat Xhaferi, u takua në Mynih zëvendëskryeministren e Ukrainës për Integrime Evropiane dhe Euro-Atlantike, Olga Stefanishina, njoftojnë nga shtypi i qeverisë. Në takim, thuhet në njoftim, bashkërisht u vlerësua se çështja e sigurisë e Ukrainës është një sfidë e sigurisë për gjithë Evropën dhe për komunitetin demokratik ndërkombëtar në kuadër global. Për këto arsye, u shprehën pritshmëri që publiku demokratik evropian dhe ai botëror të qëndrojë së bashku dhe pranë njëri-tjetrit si një parakusht kyç për mbrojtjen e paqes globale.Kryeministri Xhaferi, shtojnë nga atje, e përshëndeti edhe vendimin e Këshillit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Ukrainës…

Lexo më Shumë