Pohimet e Azir Aliut, thonë nga ASH-ja e krahut të Ziadin Selës, janë absurditet i llojit të vetë. Gjithçka që thanë, sipas tyre është e pavërtetë dhe tentim për manipulim. Edhe këta thonë se mbledhja e sotme është jolegjitime dhe jolegale, duke shtuar se Kongresi i vetëm legal mbahet të dielën, më 18 shkurt, me fillim në ora 13:00 në Shkup dhe se çdo thirrje tjetër është shkelje statutare dhe mbledhje joligjore. “Jolegjitim dhe ilegat është tubimi i thirrur në Kumanovë ku nuk pati as ftesë, as procesverbal, as vulë, as firmë, as edhe një procedurë statutare”, reagojnë Aleanca për Shqiptarët, mbështetësit e Selës. Për falsifikime të nënshkrimeve dhe kuvendarëve, sipas tyre është dëshmitarë i gjithë opinioni, përmes dëshmive të vetë kuvendarëve të cilët edhe publikisht dolën dhe treguan se nënshkrimi i tyre është keqpërdorur në Kumanovë nga njerëz të paautorizuar. Kurse shtojnë se sa për të ashtuquajturin Kongres të cilin e kanë thirur, dje për sot, ka një sërë shkeljesh.
Data 02.09.2026
Aktuale
- Të gjithë dasmorët sytë tek dyshja, Kida dhe Ajbi bëjnë vallëzimin e parë si burrë e grua – ka një detaj që mori vëmendjen
- Zjarri në Mat del jashtë kontrollit, evakuohen dy familje
- I njihni pothuajse të gjithë, këta janë personat që Kida i ka ftuar në dasmë, por duket se është dikush që mungon
- I mituri i trembur dhe duke qarë, qytetarja shpërthen ndaj policisë: Duhet të na mbronit
- Toshkovski: Informacionet për “Mazutin” do ta tronditin opinionin publik
- BOTA NË FOKUS | Beteja Britani – Argjentinë për ishujt Falkland, Izraeli në mes
- “Stop terrorit dhe dhunës!”/ Berisha reagon pas tensioneve te Kryeministria: Rama urdhëroi policinë të sulmonte protestuesit
- Dasmë më të madhe dhe më përrallore se të Kidës, zor se keni parë – ky ishte momenti që të gjithë i bëri me lot emocionesh



