Author: almakos

Është suspenduar anëtari i Drejtorisë së Gjashtë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili ishte përgjegjës për sigurimin e liderit të opozitës Hristijan Mickoski, raporton Alsat. Ministri Pançe Toshkovski informon se ai ka kryer dhunë dhe ka shkelur nderin e policisë. Toshkovski njoftoi se kundër anëtarit të Drejtorisë së Gjashtë do të bëhet kallëzim penal për sulm ndaj zyrtarit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, para një objekti gastronomik në qendër të Shkupit, ku policia realizoi një aksion për arrestimin e narkodilerëve, ndërsa kolegu i tyre nga drejtoria, i cili ndodhej para lokalit, ka nisur të konfrontohet fizikisht me…

Lexo më Shumë

Gjatë muajit të parë të këtij viti, në vend janë raportuar gjithsej 1.182 persona me sëmundje akute infektive, duke përjashtuar KOVID-19, gripin, tuberkulozën, sëmundjet SIDA, AFP dhe bartës kronikë të hepatitit B dhe C dhe HIV, me një incidencë totale prej 64.4 për 100 000 banorë. Gjatë muajit janar, numri i përgjithshëm i të sëmurëve është ulur për 23,8 për qind, krahasuar me muajin paraardhës, dhjetor 2023, si dhe në raport me mjedisin aritmetike për periudhën 2014-2023, për 16,7 për qind. Krahasuar me janarin e vitit 2023, ka një rritje prej 5,3 për qind, tregojnë të dhënat e raportit të…

Lexo më Shumë

Nga sot fillojnë punimet ndërtimore për vazhdimin e bulevardit “Bllagoja Toska” nga kazerma deri në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, paralajmëroi kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Bëhet fjalë për një seksion prej 400 metrave,  ndërsa sipas marrëveshjes së lidhur për prokurim publik do të kushtojë rreth 206 mijë euro. “Është ky segment i bulevardit “Bllagoja Toska”, i cili është premtuar dhe promovuar disa herë në të kaluarën, por asnjëherë nuk është vënë në përdorim. Ne punuam seriozisht për mbledhjen e mjeteve dhe mundësive dhe për t’i bërë të gjitha procedurat,  që tani filluam  me realizimin e këtij projekti  me të…

Lexo më Shumë

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Velkovski tha se Ministria tashmë po vepron në lidhje me inspektimet e çerdheve për fëmijët e vaksinuar dhe pjesërisht të vaksinuar kundër kollës së keqe. Ai tha se në këtë mënyrë po tentohet të parandalohet zgjerimi i sëmundjes. GJOKO VELKOVSKI, MINISTËR I PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE “Shërbimet e inspektimit që mbikëqyrin kopshtet e bëjnë këtë sipas kompetencës së tyre. Ata ndodhen çdo ditë në terren, pas kontrolleve të rregullta apo të jashtëzakonshme, kryejnë kontrolle dhe përfshijnë edhe pjesën e kontrollit të dosjeve të fëmijëve që janë regjistruar në kopsht. Duhet të ketë një…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditës së diel ka kryer kontroll aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 815 drejtues mjetesh. MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME “Prej tyre 52 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 13 automjete kanë lëvizur me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Njëkohësisht, 397 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 418 jashtë vendbanimit” Ndërkaq, vetëm në…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani pasi vizitoi përfaqësitë diplomatike-konsullore nëpër Europë tha se ka hasur në mangësi por edhe në punë të jashtëzakonshme të përfaqësive në dhënien e pasaportave me emrin e ri të shtetit. Osmani thotë se një numër i madh i shteteve po lejojnë kthimin e shtetasve tanë me pasaportat e vjetër, pa fletëudhëtime.“Njerëzit me të drejtë ankohen në pamundësinë për të marrë terminët e duhura në kohë, për të marrë përgjigje në thirrjet e tyre deri te PDK-të. Dhashë instruksion të qartë që të punohet në dy ndërrime, të shtohen resurset njerëzore, diplomatët që do…

Lexo më Shumë

“Dhuna e bashkëmoshatarëve nuk është vetëm përgjegjësi e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, por të gjitha institucionet duhet të përfshihen në parandalimin e kësaj dukurie”, deklaroi ministri Jeton Shaqiri dhe apeloi që të gjitha institucionet të përkushtohen ndaj këtij problemi sipas kompetencave të tyre dhe ndaj prindërve të bashkëpunojnë që të ketë sa më pak raste të bullizmit. “Pasi e hapëm emailin, shumë raste të problemeve të tilla janë zgjidhur me një komunikim të mirë mes prindërve, drejtorëve, përfaqësuesve të institucioneve. Në situata të caktuara nuk është vetëm përgjegjësi e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, pa marrë parasysh se kur…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski, sot deklaroi se partia e tij do të del me kandidat të vetin për president në fund të muajit. Ai deklaroi se “kandidati i tyre do të mbështetet nga partnerët e koalicionit”.“LSDM do ta ketë kandidatin për president në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm. Kandidati presidencial që do të propozojmë do të mbështetet nga partnerët tanë të koalicionit. Sa kandidatë presidencialë do të ketë në vend varet nga partitë politike. Unë nuk do të ndërhyj nëse një parti politike do të kandidojë apo jo një kandidat presidencial, nëse një…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, ka vizituar sot dy pacientë me fibrozë cistike të cilët kanë marrë ilaçin “Trikafta” në Klinikën për Sëmundjet e Fëmijëve. Ministri theksoi se deri tani 32 pacientë kanë marrë ilaçin “Trikafta”. Stefanija (13) dhe Hatixheja (15) janë dy pacientet e reja me fibrozë cistike që morën ilaçin “Trikafta” të enjten. Më njoftuan se jeta e tyre tani është më mirë. Pesë ditë pas marrjes së ilaçit, funksioni i tyre i mushkërive është përmirësuar, terapia modulare jep një efekt të shpejtë. Ato marrin frymë më mirë, kanë oreks të shtuar dhe janë të kënaqura që kanë…

Lexo më Shumë

Është për të ardhur keq që kjo qeveri u përball me shumë kriza të jashtme dhe një pjesë e madhe e fondeve u desh të drejtoheshin për të korrigjuar pasojat e atyre krizave. Parashikimet e Bankës Botërore ishin se në krizën e Covid-it Maqedonia do të humbasë 98 mijë vende pune, por ne kemi shpëtuar 80 mijë vende pune dhe askush nuk po flet për këtë, tha zv. kryeministri për Çështje Ekonomike në Qeveri, Fatmir Bytyqi. Ai për “TV24” thotë se në këto shtatë vite janë bërë një sërë gjërash të mira, por i vjen keq që nuk ka mundur…

Lexo më Shumë

Disa vende evropiane lejojnë hyrjen dhe daljen në vendkalimet e tyre kufitare me pasaportë me emrin e vjetër kushtetues – Republika e Maqedonisë, tregon praktika e ditëve të fundit, thotë një burim i mirëinformuar diplomatik për “360 gradë”. Nga vendet anëtare të BE-së dhe Shengenit, bëhet fjalë për Gjermaninë, Zvicrën dhe Bullgarinë dhe shembulli i tyre nuk përjashtohet të ndiqet edhe nga vendet e tjera të Evropës. Në këto vende ka një diasporë të madhe nga Maqedonia e Veriut, e cila është e angazhuar në mënyrë të përhershme me punë, kështu që shtetet nuk duan të rrezikojnë ekonominë vendase, duke…

Lexo më Shumë

Pa energji elektrike sot do të jenë shfrytëzuesit e disa lagjeve nga komunat e Shkupit, Gjorçe Petrov dhe Aerodrom. Siç informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 12:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Zhedenska” numër 2, 4, 6, 8 dhe 10, në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 15:00. MARKETING

Lexo më Shumë