Pas përfundimit të konferencës për mediat, zv/kryeministri Artan Grubi, ka treguar edhe numrin e deputetëve që sipas tij, ata do t’i marrin në zgjedhjet.Grubi në një letër ka shënuar numrin 20, e që sipas tij, do të jenë aq deputet për BDI-në në zgjedhjet parlamentare. /SHENJA/ MARKETING
Author: almakos
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i pyetur se nëse do të tërhiqet nga posti i kryetarit të BDI-së, tha se edhe po të dëshironte ai ta bën një gjë të tillë, BDI- nuk jep këtë mundësi dhe komoditet.“BDI nuk njeh humbje dhe nuk është humbës”, deklaroi Ali Ahmeti, raporton SHENJA.Ali Ahmeti prezantoi programin e BDI-së, dhe falënderoi Arben Taravarin, që sipas tij, një pikë tepër e rëndësishme, pasqyron edhe reflekton edhe te opozita.Sa i përket kërkesës së Taravarit që të garojnë së bashku në zgjedhjet presidenciale, Ahmeti tha “faleminderit por unë luaj në Superligë”.Ahemeti tha se ata hap pas hapi…
Në një konferencë për media, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se ideja që presidenti të zgjidhet nga Kuvendi është që nga vitit 2016.Ai tha se ata angazhohen që në RMV të ketë sa më tepër afërsi dhe të krijohet ambient shumë ma produktiv për shtetin që presidenti i republikës, të zgjidhet në Kuvend, duke u avancuar edhe me zv/president.“Me këtë hap ne do arrijmë të kursjmë edhe thesarin e shtetit, sepse për një cikël zgjedhor presidencial sigurisht që duhen miliona euro. Kështu që efekti mendojmë që do të ishte më shumë me porosi dhe mesazh pozitiv, që do të…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi se zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare janë shumë të rëndësishme në betejën kundër ndikimit të Rusisë, dhe për këtë shkak kanë vendosur që nga qytetarët të kërkojnë të qëndrojnë bashkë me ta dhe kërkesën e tyre që të ndryshohet kushtetuta dhe të zgjidhet presidenti dhe zëvendës presidenti i shtetit në Kuvend, përfshirjen e komunitetit bullgar dhe të tjerëve në kushtetutë dhe t’i themi jo Rusis dhe Po Europës. “Ne nuk do të jemi pjesë e asnjë qeverie e cila nuk e ndryshon kushtetutën dhe do të dalim në opozitë për ti luftuar dhe…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një prononcim u shpreh se ideve të mëdha nuk duhet t’ju bëhet ballë por duhet t’ju bashkuar. Nga kjo foltore tha se ai paralajmëroi ëndrrën për kryeministrin shqiptarë të cilin edhe u realizuar. Ai tha se me gjithë arritjen rruga nuk është ende e përfunduar dhe se të njëjtën nuk mund ta bëjmë vetëm. “Na duhen miq na duhen dashamirë, gra dhe burra të rinj dhe pleq. Unë vërtetë kam një merak dhe ka ardhur koha për ta thënë. Vendi jonë dhe rajoni po ballafaqohet nga një rrezik të madh, nga një ndikim permanent,…
Duke komentuar kandidaturën e VMRO-DPMNE-së për president të shtetit, e që është profesoresha Gordana Siljanovski, analisti politik Ibrahim Mehmeti, tha se nuk është e rastësishme kandidatura e saj, duke e ditur edhe narrativin e saj e që në vete ngërthen një nacionalizëm dhe antishqiptarëizëm.“Kanë nevojë ta kultivojnë këtë frymë nacionaliste ngase vet e kanë kultivuar deri tani dhe tani kur vijnë zgjedhjet, atë që e kanë mbjell do ta korrin, prej asaj pjese presin rezultat. Dhe, unë me të vërtetë i kam përcjell deklaratat e VMRO-së ku thonë se ne do ta forcojmë ekonominë, standardin e jetës, do të luftojmë…
Analisti politik Ibrahim Mehmeti, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se sipas disa matje të rejtingjeve që janë bërë është BDI e cila është duke udhëheq. Më pas sipas tij, është VLEN dhe ASH.“VLEN dhe Aleanca bashkë bëjnë sikurse BDI sipas rejtingjeve. Dhe, kjo dihet si rejting. Pyetja është sa mund të ndryshojë kjo fushatë presidenciale në këto rejtingje. Kjo është ajo dilema e BDI-së e cila nuk kishte qëllim që të ketë kandidat, por tani janë të detyruar ngase nëse nuk del me kandidatin e vet, atëherë do humbin këtë epërsi”, u shpreh Mehmeti. MARKETING
Kandidati i opozitës shqiptare për president të shtetit, Arben Taravari në një deklaratë për media ka paraqitur tre pikat e tij nga program për president të shtetit.Ai kërkon që pakicat të futen në Kushtetutë, të hiqet 20% dhe presidenti të zgjidhet në Kuvend, dhe jo siç ka ndodhur deri tani, në zgjedhje me vota nga qytetarët.“Një – synojmë që për herë të parë kandidati shqiptar të shkojë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe dy – të hapim debatin e madh rreth postit të presidentit. Siç dihet, Maqedonia e Veriut është Republikë parlamentare dhe jo Republikë presidenciale apo gjysmë…
Kryesia e LSDM-së sot pasdite ka marrë vendim që ta përkrahë mandatin e dytë presidencial të presidentit aktual Stevo Pendarovski. Burime partiake bëjnë të ditur se sot pasdite në mbledhjen e kryesisë së LSDM-së është vendosur që Stevo Pendarovski të përkrahet si kandidat për kryetar të shtetit. Ky vendim do t’u prezantohet anëtarëve të Bordit Ekzekutiv dhe Qendror të partisë këto ditë.Tashmë janë planifikuar takime me partnerët e koalicionit për ditët në vijim, ndërsa konventa zyrtare promovuese do të mbahet më 3 mars. MARKETING
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Gabresh të Kumanovës, ku një 66 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri ndaj motrës së tij dhe dy djemve të saj, respektivisht ndaj nipërve të tij, me çka motra dhe njëri prej djemve të saj ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra, ndërsa i plagosuri i tretë është tranferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Ministria e Punëve të Brendshme ka konfrimuar rastin për TV SHENJA, të cilët kanë sqaruar se ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e marrëdhënieve të pazgjidhura të pronësisë. Tabelë: MPB “Më datë…
Në periudhën e muajit janar deri në dhjetor të vitit 2023, numri i turistëve është rritur me 20.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në Maqedoninë e Veriut brenda 10 muajve të vitit 2023 janë regjistruar 1.046.187 turistë, prej të cilëve 654.325 turistë ishin të huaj. Pjesa më e madhe e turistëve të huaj ishin nga Turqia, pastaj në radhe vijnë turistët nga Serbia, Gjermania dhe Greqia. Ndër vendet më atraktive për turistet janë liqenet, mirëpo përveç kësaj, turistët dukshëm ishin të interesuar për të vizituar edhe qytetin e Shkupit. Mysafirët vendas kanë qëndruar 4 ditë…
Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, mori pjesë në fillimin e punimeve të ndërtimit të objektit të Sallës Universale, ku sërish kërkoi falje para mediave. “I pranoj të gjitha reagimet e SHGM-së dhe institucioneve të tjera dhe në vetë ngjarjen kam thënë se jam gati të kërkoj falje menjëherë, kërkova falje në vetë ngjarjen dhe ja ku kërkoj falje edhe sot. Me kryetarin e SHGM-së kam pasur një bisedë të gjatë në disa raste sepse ai është dëshmitari më i mirë i asaj që ka ndodhur deri në vitin 2016. E thashë që deri në vitin 2016 po ndodhte dhe nuk…

