Author: almakos

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Gabresh të Kumanovës, ku një 66 vjeçar nga fshati ka qëlluar me armë zjarri ndaj motrës së tij dhe dy djemve të sajë, respektivisht ndaj nipërve të tij, me [ka motra dhe njëri prej djemve të saj  ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra, ndërsa i plagosuri i tretë është tranferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kuamnovës. Ministria e Punëve të Brendshme ka konfrimaur rastin për TV SHENJA, të cilët kanë sqaruar se ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e marrëdhënieve  të pazgjidhura pasurore-juridike. Tabelë: MPB “Më…

Lexo më Shumë

Kryeministri teknik i RMV-së Talat Xhaferi, sot u takua me ambasadoren e Ukrainës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Larisa Dir. Siç njoftojnë nga Qeveria, në takim u shpreh mbështetja e fortë e vazhdueshme që Maqedonia e Veriut e tregon ndaj Ukrainës, në kushte të momenteve të vështira për popullin ukrainas. “Kryeministri Xhaferi theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët e saj, qëndrojnë fortë pranë Ukrainës dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë për aq kohë sa është e nevojshme, në luftën e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”. “Ukraina ka mbështetjen edhe për aspiratat e…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përcaktoi tekstin e Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shpalljen e qendrës së vjetër të qytetit të Ohrit si trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë. Me ndryshimet e Ligjit, siç është shpjeguar nga propozuesi, Ministria e Kulturës, shtohet mbrojtja e kompleksit monumental të qendrës së qytetit të vjetër të Ohrit, në përputhje të rekomandimeve dhe vendimeve të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Gjithashtu, me ndryshimet krijohet bazë ligjore për përparimin e mbrojtjes së Qendrës së qytetit të vjetër të Ohrit. Qendra e vjetër e qytetit të Ohrit është pjesë…

Lexo më Shumë

Prej orës 18:00 sonte vendkalimi kufitar Evzoni, për hyrje në Greqi është i bllokuar nga bujqit grekë dhe në çdo gjysmë ore për 10 minuta lëshohen automjetet ngarkuese dhe të udhëtarëve. Lajmin për MIA-n e konfirmoi shefi i Qendrës rajonale për punë kufitare Jug pranë MPB-së, Sllavço Bogev. “Prej orës 18:00 sipas kohës sonë, është vështirësuar hyrja në Greqi përmes vendkalimit Evzoni për shkak të bllokadës së bujqve grekë. Rampat ngriten për dhjetë minuta në çdo gjysmë ore dhe tani për tn ai nuk kemi informatë deri kur do të jetë e bllokuar hyrja”, deklaroi Bogev. Në vendkalimet e tjera…

Lexo më Shumë

Dr. Aleksandar Petliçkovski nuk është shkarkuar nga funksioni i kryetarit të Komisionit për Sëmundje Infektive, informon Ministria e Shëndetësisë. “Dr. Petliçkovski është kryetar aktual i Komisionit, i cili do të mbetet edhe më tej ta kryejë detyrën si edhe deri më tani. E njëjta gjë mund të vërtetohet edhe me dokumentacion përkatës”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Një pjesë e mediave sot kanë raportuar se ministri i ri i Shëndetësisë Ilir Demiri e ka shkarkuar Petliçkovskin nga funksioni i kryetarit të Komisionit për Sëmundje Infektive. MARKETING

Lexo më Shumë

Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Tiranë, publikoi thirrje për shtetasit e vet në territorin e Shqipërisë, për kontroll në Listën zgjedhore, regjistrim në të dhe paraqitje për votim në zgjedhjet e ardhshme në Maqedoninë e Veriut. Thirrja u referohet të gjithë shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut: pjesëtarë të pakicës nacionale maqedonase, persona me qëndrim të përkohshëm dhe persona me qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, të cilët dëshirojnë ta realizojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e ardhshme. “Informata për procesin e regjistrimit në Listën e posaçme zgjedhore, si dhe paraqitje për votim në…

Lexo më Shumë

Katër persona kanë humburë jetën si pasojë e COVID-19, gjatë muajit janar, ndërsa në të njëjtin muaj janë regjistruar 187 raste me koronavirus, njoftojnë nga Instituti i Shëndetit Publik. Sipas raportit të institutit, ëshë shënuar ulje e rasteve për 9.2 per qind në krahasim me dhjetorin 2023 dhe për 73.7 për qind krahasuar me janarin e vitit 2023. INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK “Gjatë janarit janë regjistruar katër viktima si pasojë e komplikimeve me COVD-19, me çka, numri i përgjithshëm i personave që kanë humburë jetën që nga fillimi i pandemisë, ka arritur në 9 979 të vdekur”. Që nga filimi…

Lexo më Shumë

Kryeministri teknik Talat Xhaferi shprehet se është kundër reklamimit parazgjedhor të partive politike, që të bëhet me para nga buxheti i shtetit. Madje thotë se kundër ka qenë edhe atëherë kur është miratuar Kodi Zgjedhor, por është kritikuar. Talat Xhaferi, kryeministër teknik “Në vitin 2019 kur kishte ndryshime në ligjin e Agjensis për shërbime audio dhe audio vizive, neni famoz 102. Kur u shpreha atëherë se jam kundër saj, mediat, posaqërisht 5 televizionet nacionale, më akuzuan se punoj kundër tyre. Operatorët poashtu akuzuan se punoj kundër tyre. Qëndrimi im është se nuk duhet të ketë para nga buxheti për reklamim…

Lexo më Shumë

Regjistrimet nga kamerat e sigurisë së lokalit të njohur të Shkupit, të siguruara nga “360 gradë”, tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur në lokalin e njohur në Shkup ndërmjet të shtunës dhe të dielës (17 dhe 18 shkurt) kur Ivica B., pjesëtar i sigurimit të liderit i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka sulmuar një koleg polic i cili ishte në detyrë atë natë. Në fillim të videos, Ivica B. (i veshur me një bluzë të zezë) dhe Vlatko G. (të veshur me një xhaketë dimri ) po flasin brenda lokalit. Në një kohë të shkurtër Ivica B. fillon të shtyjë Vlatko…

Lexo më Shumë

-Kanë mbërritur 20.000 formularë, deri në fund të këtij muaji do të mbërrijë një dërgesë shtesë, si dhe në qershor, askush nuk e saboton askënd në MPB, deklaroi sot zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për zëvendësimin e dokumenteve, Bojmacaliev tha se deri më tani janë lëshuar mbi një milion e treqind mijë pasaporta.“Askush nuk saboton askënd në këtë Ministri. Vetëm do të them se ditën kur është bërë pranim dorëzimi mes ministrit Spasovski dhe ministrit Toshkovski kanë ardhur 50 mijë formularë, ditën tjetër kanë ardhur 20 mijë, nuk bëhet fjalë për…

Lexo më Shumë

Kryeministri teknik, Talat Xhaferi ka deklaruar se Ali Ahmeti nuk do të kandidojë për president të shtetit.“Zotëri Ahmeti ka mision dhe nuk është pretendent për funksion siç e di dhe mendoj se nuk do ta pranojë. Nuk ka nevojë të dëshmohet dhe të tregojë kush është dhe sa pas 50 viteve kontribut në gjërat në këtë shtet dhe për këtë shtet dhe qytetarët e këtij shtetit. Misioni i tij është Europa dhe BE dhe po punon në atë mision. Nuk mendoj se e ka prioritet garimin në lidhje me këtë funksion. Po të donte funksion do ta mund ta kishte…

Lexo më Shumë

Pasaporta e Maqedonisë me emrin e vjetër mund të jetë ende në përdorim në disa vende evropiane, por jo edhe në Gjermani. Burime diplomatike për DW shpjegojnë se me pasaportën pa emrin kushtetues nuk mund të futeni në Gjermani, nëse udhëtari vjen nga Maqedonia e Veriut apo ndonjë vend të tretë. Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, të hënën në deklaratë për mediat theksoi se “pasaporta e vjetër përdoret në Gjermani, Zvicër, Shqipëri, Kosovë”. Sipas tij, është turp që nuk vlen edhe në vend për shkak të rregullimit aktual ligjor, ndërsa zgjidhjen e sheh në ndryshimin e Ligjit…

Lexo më Shumë