Krenar Lloga ministër i Drejtësisë nga Aleanca për Shqiptarë në Kongresin e jashtëzakonshëm të ASh-së tha se ishte Aleanca për shqiptarë që vulosi kryeparlamentari dhe kryeministrin shqiprat.“Ishte viti 2016 kur ky subjekt politik determinoi ardhmërinë e RMV-së dhe vendosi që ne të marrin rrugëtimin europian dhe për herë të parë një premtim elektoral i partive të tjera u bë me votat e Aleancës, ne zgjodhëm kryetarin e parë të parlamentit shqiptar me votat e Aleancës dhe të vulosur me gjakun e Aleancës. Ishte premtim i një partie tjetër që ta bëjë kryeministrin shqiptar por edhe kësaj radhe ishte po vula…
Author: almakos
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u takua sot me Manuel Saracinin, përfaqësuesin special të Qeverisë së Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor. Në takim, u rikonfirmua mbështetja e fortë e Gjermanisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe u përshëndet vendimi i Kuvendit për hyrjen në procesin e negocimit. Kryeministri Xhaferi shprehu falënderimin për përkushtimin personal të Saracinit dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. U theksua se kjo mbështetje është jetësore për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.Takimi gjithashtu u përshëndet organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike në Maqedoni të Veriut, si…
Ministri Teknik i Punëve të Brendshme dënoi incidentin në të cilin u sulmua një punonjës policie teksa po kryente aktivitetet e tij të punës mbrëmë në një lokal hoteliere. Për ngjarjen e lartpërmendur është njoftuar menjëherë prokurori publik kompetent, i cili ka dhënë udhëzime sipas të cilave janë duke u vepruar, dhe kam kërkuar që shërbimet kompetente në ministri të veprojnë në mënyrë sa më profesionale dhe në përputhje me procedurat standarde të punës, të gjitha me qëllim zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti dhe për rezultatin e veprimeve të ndërmarra do të njoftohet menjëherë publiku, shkruan Toshkovski…
VMRO-DPMNE ka lëshuar sot një sërë akuzash ndaj pushtetit të LSDM-së dhe BDI-së për çështjen e pasaportave.Sipas kësaj partie, pushteti ka qenë i paaftë të menaxhojë situatën me skadimin e afatit të pasaportave. “LSD dhe BDI për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së tyre i burgosën qytetarët në ‘arrest shtetëror’. Ata vendosën për qytetarët detyrimin për ndryshimin e dokumenteve personale dhe të udhëtimit me afat dhe nuk bënë asnjë plan për zbatimin e tij. Përkundrazi, ka dyshime të bazuara se për t’i bërë telash ministrit teknik nga opozita, me vetëdije kanë krijuar mungesë formularësh, për shkak të së cilës 100…
Kryeministri Edi Rama, i cili po merr pjesë në konferencën e Sigurisë në Mynih, gjatë diskutimeve në panelin mbi “Ballkanin Perëndimor dhe çështjet aktuale, perspektivën e përbashkët dhe të ardhmen e sigurisë globale në një kohë sfidash”, deklaroi se shpreson që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të mos jenë më ‘çift’ në rrugën e integrimit evropian si deri më tani. Rama tha se, kur Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ishin bashkë u bllokuan nga Bullgaria. Sipas tij, ky ishte një veprim anti- evropian i një vendi të BE-së, që nxit nacionalizma të panevojshme. “Më duhet të them që po kërkoni…
Krerët e VLEN-it sonte morën pjesë në shënimin e 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Në këtë manifestim prezent ishin edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albi Kurti si dhe drejtues tjerë të lartë të shtetit të Kosovës. [embedded content] MARKETING
Zëvendëskryeministri, Artan Grubi në “Personale” në RTV Dukagjini duke folur për të arriturat e BDI-së dhe realizimin e premtimit historik për kryeministrin shqiptar, tha se brenda partisë është biseduar dhe planifikuar që në pozitën e kryeministrit të parë shqiptar të emrohet kreu i integristëve, Ali Ahmeti. Por megjithatë Grubi thotë se Ahmeti nuk ka pranuar dhe ka deklaruar se është misionar dhe jo funskionar. Grubi tha se politikan si Ali Ahmeti është e pamundur të gjindet në Maqedoni, po edhe në Kosovë e Shqipëri. “Është figurë interesante që unë nuk kam hasur të tillë as në Kosovë e as Shqipëri,…
Pacientët të cilët nuk i kanë dokumentet e duhura të udhëtimit për të shkuar për mjekim, do t’i marrin me dokumentacion përkatës të bashkangjitur dhe pa pritje, paralajmëroi ministri teknik i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në Veles, pas reagimeve të pacientëve të cilëve u nevojitet intervenim shëнdetësor jashtë shtetit, ndërsa nuk kanë pasaporta të reja me emrin Maqedonia e Veriut, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.mk. “Për këta persona çdoherë ka pasaporta. Ata mund të hyjnë në kontakt me cilindo qoftë të punësuar nga Ministria, kudo qoftë në vend, këta persona me dokumentacion mjekësor do të marrin dokumente personale në afati më së…
“Autobusët e NTP “Shkup” qarkullojnë rregullisht dhe pa ndalesa në linja. Sot herët në mëngjes kanë dalë nga depot”, njoftoi sot Ndërmarrja e Transportit Publik “Shkupi”. “Qyteti i Shkupit dhe NTP edhe një herë dëshmuan se nuk do të lejojnë që intrigat politike të bllokojnë funksionimin normal të kryeqytetit. Edhe një herë është treguar se kush punon kundër interesave të qytetarëve, por edhe kundër interesave të punonjësve të NTP-së, duke tentuar që pa nevojë të krijojë një ndjekje dhe tension në SPS për t’i lënë qytetarët pa transport me autobus”, thuhet në njoftim nga NTP “Shkup”. Falë subvencioneve nga Qyteti…
Nga sot edhe zyrtarisht Lidhja Europiane për Ndryshim dhe Aleanca për Shqiptarët u bashkuan, pasi të njejtit në Shkup kanë nënshkruar deklaratë të përbashkët, e cila do të quhet VLEN. Kreu i Ash-së dhe njiherit edhe kandiditat për president, Arben Taravari, në fjalimin e tij deklaroi se kjo lëvizje do ta bëjë historinë në vend, pasi siç tha ai, do ta bëjë ndryshimin në kampin politik shqiptar. ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ASH-së “Unë nuk dua të përmendi emra të kundërshtarëve politik më, ne do ta bëjmë betejën politike me një sistem të kalbur 22 vjeçarë, e cila i mërgojë shqiptarët,…
Nga kabineti i Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kanë informuar se presidenti i vendit, në kuadër të Konferencës së 60-të të Sigurisë në Mynih, ka marrë pjesë në debatin me titull “A është Ballkani Perendimor pjesë e pamjes së madhe? “Hartimi i arkitekturës së re europiane të sigurisë”. Ky debat ishte organizuar nga Qendra për Politika të Sigurisë nga Beogradi dhe Qendra për Politika të Sigurisë nga Gjeneva. Sipas informacioneve, në diskutim, presidenti Pendarovski, ka trajtuar situatën aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasojat në kontekstin e zhvillimeve të sigurisë në Europë të shkaktuara nga agresioni rus kundër…
Presidenti Stevo Pendarovski në kuadër të Konferencës së 60-të të sigurisë në Mynih, mbrëmë mori pjesë në debatin e titulluar “A është Ballkani Perëndimor pjesë e fotografisë së madhe? Hartimi i arkitekturës së re evropiane të sigurisë”, organizuar nga Qendra për politika të sigurisë nga Beogradi dhe Qendra për politika të sigurisë nga Gjeneva. Në diskutimin, presidenti Pendarovski iu referua situatave aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasojave në kontekstin e zhvillimeve të sigurisë në Evropë të shkaktuar nga agresioni rus kundër Ukrainës, si dhe të ardhmes së rajonit lidhur me sfidat e ardhshme. Presidenti theksoi se është interes të…

