Ish deputetët e PDSH-së, Orhan Ibrahimi, Bekim Fazliu dhe Gazmend Aliji janë takuar me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari duke shprehur solidarizim me të lidhur me ngjarje e fundit që kanë ndodhur.
“Ne mund të kemi dallime në politikë, mund të mos pajtohemi për shumë çështje e të debatojmë për to me orë e vite, por në demokraci, kurrë nuk guxon që të kërcënosh dikë me plumb në stil mafioz. E sidomos jo një Kryetar Partie, në mënyrë apsolute e asesi për shkak se ai u rreshtua haptazi kundër pushtetit.
Aktet e tilla, kërcënojnë dhe rrënojnë rëndë demokracinë dhe vlerat e saj.
Prandaj jemi sot për kafe me z.Taravari-Kryetarin e ASH-së, për t’u solidarizuar dhe për të përcjellë porosinë, se plumbat e lëna në prag të shtëpisë, në mënyrën më qyqare e mjerane, nuk i frikësojnë dot më njerëzit që rreshtohen me popullin, nga ku buron fuqia e vërtetë.”, qëndron në njoftimin e këtij takimi.
Data 07.05.2026
Aktuale
- Elmazi: Shkrimet ndaj meje janë të pavërteta, spin politik para 9 majit
- “Balluku është e vdekur politikisht dhe juridikisht” – Buzhala: Pse opozita hesht për “Lubinë-kuçedër”? Bela është elefanti në dhomën e Ramës, kur ta lëshojë…
- Si janë raportet VMRO-DPMNE dhe VLEN? Përgjigjet Mexhiti
- VLEN: Po vendosim të rinjtë në qendër të vendimmarrjes
- Pjesë e grupit kriminal të Niklës i drejtuar nga Marklen Haka, arrestohet Aurel Deliu! Sfidoi efektivët me armë, mbante stemë policie dhe mijëra euro
- Antea Demiri: VLEN është krijuar për të ndryshuar mentalitetin politik shqiptar në RMV
- “Jemi ekzpozuar nga aromat e rënda, ndotja e sëmundjet”- Banorët e Kavajës për “TakFak”: Institucionet na sorollatin, premtojnë por s’e zgjidhin problemin e ujërave të zeza!
- VLEN-i një, lajm i mirë!


