Njëri nga liderët e VLEN dhe kryetar i Çairit, Izet Mexhiti tha se raportet me VMRO-DPMNE-në janë korrekte.
“Janë korrekte, punojmë së bashku në projekte të përbashkëta. BDI duke mos pasur ide luajnë në kartën e legjitimitetit, pësuan debakël mbetëm me 3 komuna rurale, Likovë, Çashkë e Pllasnicë. Qytetet kryesore janë të VLEN-in, tani ikin nga zgjedhjet e parakohshme, i shihni anketat, tentuan të bëjnë koalicion multietnik që të fitojnë më shumë vota, prandaj u kthyen në kartën nacionale”, thekson Mexhiti.
Ai e ftoi Ahmetin dhe BDI në debat të hapur për të bërë siç tha, krashasimin me “VMRO-në tonë dhe VMRO-në e tyre.


